• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Londër, 16 tetor 2025 – Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar sot një paketë historike masash ekonomike në kuadër të Procesit të Berlinit, gjatë takimit të zhvilluar në Londër dhe organizuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Pakoja, e lehtësuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), shënon një hap të rëndësishëm drejt një rajoni më të integruar, më konkurrues dhe më të qëndrueshëm.

Masat, që burojnë nga Plani i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), përfshijnë nisma që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë e gjelbër, turizmin dhe politikat sociale.

“Ky grup dokumentesh është një hap i madh drejt formimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një dëshmi se bashkëpunimi rajonal funksionon,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanović.

“Po kalojmë nga fjalët në veprime, nga planet në përparim të prekshëm që e afrojnë Ballkanin Perëndimor më shumë me Bashkimin Evropian.”

11 masa për një Ballkan më të gjelbër e më konkurrues

Pakoja e miratuar përfshin njëmbëdhjetë nisma rajonale, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në klimën e biznesit në rajon, mes tyre:
• Deklarata për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore – për lehtësi në lëvizjen dhe punësimin brenda rajonit pa humbur të drejta sociale;
• Standardi i bonove të gjelbra – për të hapur investime private në energji, transport dhe infrastrukturë të qëndrueshme;
• Lista e bardhë e taksonomisë së financës së qëndrueshme – për të identifikuar projektet që janë realisht të gjelbra;
• Deklarata për markën e përbashkët të turizmit të Ballkanit Perëndimor – për krijimin e një identiteti të bashkuar turistik;
• Deklarata për prokurimet publike të gjelbra – që synon ta bëjë më të qëndrueshëm vetë shpenzimin publik të qeverive, që përbën rreth 10% të PBB-së rajonale.

Nga roaming-u te investimet: suksese që tregojnë ndryshimin

RCC theksoi se këto rezultate ndërtojnë mbi përparimin e deritanishëm të Procesit të Berlinit: rritje e tregtisë rajonale me mbi 66%, eliminimi i tarifave të roaming-ut dhe një rekord prej 10.4 miliardë eurosh investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor nuk po përgatitet më për integrim, po e zbaton atë,” tha Kapetanović. “Qytetarët tanë po ndiejnë tashmë përfitimet e një rajoni më të lidhur dhe më të hapur. Ky është momenti për të kaluar nga ambicia në zbatim, nga planet në projekte dhe nga bashkëpunimi në mirëqenie.”

Investimet e qëndrueshme në fokus

Takimit i parapriu Forumi i Biznesit i Procesit të Berlinit, bashkëorganizuar nga RCC dhe Departamenti britanik për Biznes dhe Tregti, ku u prezantuan projekte strategjike dhe u nxitën investime në energji të pastër e zhvillim të qëndrueshëm.

Dokumentet e miratuara nga ministrat e ekonomisë do t’i bashkohen paketës së mjedisit dhe do të përbëjnë bazën e Samitit të Procesit të Berlinit, që mbahet javën e ardhshme në Londër. /skyweb

Artikulli para

Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

Artikulli pas

Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Ekonomi

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Ekonomi

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani
Ekonomi

Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani

7 Nëntor, 2026
Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve
Ekonomi

Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

Të Përzgjedhura

Ngjitet në lëkurë, pajisja me ultratingull që munë të bëjnë revolucion në monitorimin e shtatzënisë: Çfarë zbulon?
Shëndet

Ngjitet në lëkurë, pajisja me ultratingull që munë të bëjnë revolucion në monitorimin e shtatzënisë: Çfarë zbulon?

Nga Editor
29 Maj, 2026
0

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje ultratingulli që ngjitet në lëkurë dhe mund të monitorojë vazhdimisht shëndetin e foshnjës në mitër,...

Lexo të plotë
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

21 Nëntor, 2025
Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

EMRAT/ Punonjëset e Posta Shqiptare vjedhin 250 mijë euro nga pensionet dhe ndihma ekonomike e hallexhinjve në Devoll

16 Janar, 2026
MISTERI/ Rusia nis evakuimet masive nga Izraeli

MISTERI/ Rusia nis evakuimet masive nga Izraeli

11 Janar, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr