• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

Editor Nga Editor
16 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në juglindje të Shqipërisë, aty ku malet zbresin butësisht në luginat që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosës, ndodhet një vend pak i njohur dhe i rrallëherë i përmendur në guidat turistike, Leskoviku. Kështu shkruan faqja e njohur italiane e turizmit dhe kulinarisë gamberorosso.it.

Në artikullin kushtuar qytetin juglindor, Leskoviku përshkruhet si një zonë e vogël dhe e izoluar, ku deri para disa vitesh banorët jetonin kryesisht nga bujqësia familjare, blegtoria dhe prodhimi artizanal i verës, duke qenë pak i njohur jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sipas medias italiane, sot, kjo zonë po fiton vëmendje si një nga rajonet më interesante të verës në vend, falë varieteteve të rrushit vendase dhe një mikroklime unike, me ndryshime të mëdha temperature, vera të ngrohta por pa lagështi, dimra të ftohtë dhe reshje të shpeshta dëbore si dhe investimeve nga familjet lokale që bashkojnë pasionin, traditën dhe cilësinë moderne.

“Një shembull i kësaj tradite është kantina familjare “Max Mavrud”, themeluar nga Fejzullat për të ringjallur traditën e verërave lokale, duke nxjerrë në pah varietete të rrushit vendës dhe duke ruajtur identitetin e vreshtarit të këtij rajoni të largët, pranë kufirit me Greqinë.

Vreshtat e “Max Mavrud” shtrihen në 17 hektarë tokë gëlqerore në lartësi 750-780 metra mbi nivelin e detit, me ekspozim nga lindja në perëndim dhe shpate që shtrihen nga jugu, që sigurojnë balancën ideale mes aciditetit, pjekurisë dhe freskisë së rrushit, siç tregon themeluesi Maksim Fejzulla.

Nga këto vreshta, të vendosura mes rezervateve natyrore Shelegur Germenj dhe Piskal Shqeri, lumit Vjosë dhe burimeve termale, lind vera e kuqe “Trio3”, e cila është një përzierje e rrushit mavrud (50%), merlot (30%) dhe syrah (20%). Vera qëndron për katër muaj në fuçi lisi franceze dhe hungareze, duke dhënë një shije të thellë dhe intensive, si territori që e ka frymëzuar, shpjegon prodhuesi Bledar Laçi.

Në Leskovik kultivohen edhe varietete të tjera si pinoti dhe debina, të cilat përdoren edhe për prodhimin e rakisë”, shkruhet në artikull.

Në fillim të këtij viti, një ekip shkencëtarësh çekë dhe speleologësh zbuloi në këtë zonë liqenin termik nëntokësor më të madh në botë, të quajtur Liqeni Neuron, që përmban mbi 8,000 metra kub ujë, sa katër pishina olimpike. /Skyweb.al

Etiketat: leskovikvere
Artikulli para

Pas vdekjes se Giorgio Armanit, kompania italiane e modës zgjedh CEO-n e ri

Artikulli pas

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
Aktualitet

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë
Aktualitet

Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE
Aktualitet

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?
Shëndet

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

Nga Editor
1 Mars, 2026
0

Teknologjia ofron kënaqësi të menjëhershme dhe komoditet, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të dëmtojë përqendrimin, kujtesën dhe aftësitë tona...

Lexo të plotë
Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

4 Gusht, 2025
Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

6 Korrik, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

23 Maj, 2026
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

21 Korrik, 2025

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr