• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ervina Gjana, “molla e ndaluar” e Skender Hitajt! Pse drejtori i ri nuk e “prek” dot të besuarën e Ilir Prodës

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Ervina Gjana, “molla e ndaluar” e Skender Hitajt! Pse drejtori i ri nuk e “prek” dot të besuarën e Ilir Prodës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndryshimet e ditëve të fundit në Policinë e Shtetit kanë prekur një numër të madh drejtuesish, të cilët janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen në kuadër të ristrukturimit të nisur nga kreu i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Ky proces është paraqitur si një përpjekje për të pastruar strukturat e policisë nga njerëzit e lidhur me ish drejtuesin Ilir Proda, i larguar në duje pas ngjarjes te vila e Enver Hoxhës.

Megjithatë, duket shkaqet reale të shkarkimit të tij lidhen më shumë me dosjen e SPAK për skandalin AKSHI dhe njerëzit me të cilët ai zgjodhi të drejtojë Policinë e Shtetit, ku sipas raportimeve te ndryshme mediatike ishin emërime në fakt të personave që sipas Prokurorisë së Posaçme drejtonte edhe grupin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pavarësisht “tërmetit” në polici, një nga drejtueset më të rëndësishme në Policinë e Shtetit vijon të mbetet në detyrë. Bëhet fjalë për Ervina Gjanën, Drejtore e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjana mbetet e paprekshme për Skënder Hitajn, një drejtues që ka treguar deri më tani se nuk i mungon dinjiteti dhe guximi, edhe pse bashkëshorti i saj, Renato Hrstic, është nën hetim si shoqërues i Ergys Agasit,ndërsa GJKKO ka urdhëruar sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

Agasi, së bashku me Ermal Beqirin, dyshohet nga SPAK si një nga krerët e grupit kriminal që orientonte tenderët e AKSHI, duke paracaktuar fituesit dhe duke fryrë kostot me qëllim përfitimin.

Sipas dyshimeve të SPAK, paratë e përfituara më pas shpërndaheshin përmes skemave të ndryshme, mes të cilave edhe faturimet fiktive.

Në këtë sfond, fakti që bashkëshorti i një drejtueseje të rëndësishme të Policisë së Shtetit del si shoqërues i një prej personave më të kërkuar nga SPAK, duket se nuk përbën më lajm në Shqipëri.

Përkundrazi, në morinë e anormaliteteve që kanë përfshirë institucionet, raste të tilla rrezikojnë të trajtohen si normalitet.

Ndërkohë që Skënder Hitaj ka vendosur nën kontroll një pjesë të mirë të drejtorive të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana duket se mbetet jashtë këtij procesi.

Ajo konsiderohet si një nga njerëzit e besuar të Ilir Prodës, ndërsa në kuadër të hetimeve të SPAK janë sekuestruar tetë pajisje elektronike.

Ndërkohë SPAK po vijon hetimet për skandalin AKSHI dhe gjasat janë që të ketë siguruar të dhëna të tjera kompromentuese në emër të Ervina Gjanës, të cilat mund të konfirmojnë dyshimet për shërbimet ndaj Ergys Agasit përmes informacionit apo goditjes ndaj personave/ bizneseve që atij i “prishnin punë”.

Gjata u përpoq të bënte një operacion PR ndaj vetes me aksionet ndaj Call Centerave mashtrues, por mbetet për t’u parë nëse kjo do ta shpëtojë nga SPAK, po ashtu edhe shefin e saj aktual nga trokitja e BKH-së ndonjë diitë me diell në derën e vartëses ende në detyrë.  /skyweb.al

Etiketat: ergys agasiervina gjanaskender hitaj
Artikulli para

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

Artikulli pas

Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BE heton ‘Shein’ për kukulla seksi që ngjajnë me fëmijë
Ekonomi

BE heton ‘Shein’ për kukulla seksi që ngjajnë me fëmijë

Nga SkyWeb
18 Shkurt, 2026
0

Komisioni Evropian tha të martën se kishte hapur procedura zyrtare kundër Shein sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) . Thuhej se rregullatorët do të hetonin shitësin...

Lexo të plotë
Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

11 Shkurt, 2026
Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

12 Dhjetor, 2025
Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

22 Qershor, 2026
Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr