• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

Editor Nga Editor
9 Janar, 2026
në Aktualitet, Aviacion
A A
Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Eurocontol miratoi së fundmi tarifat e terminalin për Aeroportin e Tiranës dhe atë të Kukësit (edhe pse ky i fundit nuk ka fluturime). Ky është i katërti vit radhazi që tarifat rishikohen në ulje e lidhur kjo me volumin në rritje të fluturimeve.

Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol), vendosi që për vitin 2026, tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 191.71 euro euro/avion nga 214 euro në vitin 2025, me një ulje rreth 10.5%.

Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2, tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 95.85 euro nga 107 euro në vitin paraardhës.

Interesi që paguhet për detyrimet që nuk shlyhen në kohë ka shënuar ulje gjithashtu ku nga 13.79 për qind që ishte vitin e shkuar, gjatë 2026-ës rezulton 12.38 për vit.

Shqipëria ka dy aeroporte funksionalë, ndërkohë që një i tretë po ndërtohet në Vlorë dhe që parashikohet të përfundojë dhe të  nisë operimet këtë verë, të paktën siç është deklaruar nga institucionet.

Kjo gjithsesi  mbetet e paqartë për shkak se nuk ka një konfirmim të fundit mbi punimet.  Shqipëria po përjeton vitet e fundit një bum turistik ku vizitorët që vijnë nga ajri po zënë peshë gjithmonë e më të madhe.

Vetëm në Aeroportin e Tiranës gjatë vitit 2025 iu është shërbyer 10.1 milionë pasagjerëve. Deri në fund të dhjetorit 2025, Shqipëria priti mbi 12 milionë turistë.

Çfarë është tarifa e terminalit

Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit.

Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore.

Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike./

Etiketat: eurocontroltarifat
Artikulli para

Shqipëria ka 364 “super pensionistë”

Artikulli pas

CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë

CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë

Të Përzgjedhura

Inteligjenca Financiare zbulon SKEMËN: Zyrtari i dënuar për korrupsion bleu prona me para të dyshimta 
Ekonomi

Inteligjenca Financiare zbulon SKEMËN: Zyrtari i dënuar për korrupsion bleu prona me para të dyshimta 

Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
0

Një ish-zyrtar shtetëror i dënuar më parë për korrupsion dhe shpërdorim detyre rezulton të ketë investuar të paktën 155 mijë...

Lexo të plotë
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Masat e BSH-së “s’pijnë ujë”, kreditimi i bankave te pasuritë e paluajtshme me shifra rekord

5 Janar, 2026
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

29 Prill, 2025
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash

“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash

18 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr