• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë

Editor Nga Editor
9 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ditën e djeshme, emisioni “Shtylla” në KOSOVAPRESS, transmetoi një intervistë të CEO-s së SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari.

Z. Avni Ponari u ndal te historiku i themelemit të SIGAL, duke filluar që nga ideja e emrit, që nga ditët e para të themelimit të biznesit e deri te zgjerimi gradual në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.

CEO i SIGAL Insurance Group rrëfeu që kalimi në vitin 1992 në një kompani sigurimesh, si drejtues i departamentit të marinës në kompaninë shtetërore, ishte lidhja e tij e parë me sigurimet, nga ku më pas, në vitet 1993-1994 kreu disa kurse profesionale në kompanitë më të mëdha prestigjioze në Evropë, përfshirë edhe Lloyd’s në Londër, brokerët më të mëdhenj si Marsh, Munich Re dhe Swiss Re.

Z. Avni Ponari rrëfeu se miratimi i ligjit të parë në 1996 për sigurimet private e gjeti brenda tregut të sigurimeve dhe se atëherë pati vendosur të provonte marrjen e një license. Kështu nisi historia e operatorit të parë privat në tregun e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL, në vitin 1999. Z. Ponari rrëfeu edhe një detaj tjetër interesant në lidhje me emrin, i cili, siç tregoi ai, ka kuptimin e një pulebardhe të vërtetë, ose nga deti, seagull, tingujt e shqiptimit të së cilës, në një radio marine, i patën mbetur në mendje kur raportohej për një kthim në portin e Durrësit.

Z. Ponari shpreh edhe një vlerësim dhe solidaritet me klasën e biznesmenëve shqiptarë të ditëve të para. “Ndërtimi i klasës së biznesit që sot anatemohet aq shumë është bërë në një luftë të jashtëzakonshme, me një punë të jashtëzakonshme nga këta që janë sot”, tha z. Ponari.

“Shumë veta mendojnë që biznesi në Shqipëri nuk e merr në konsideratë të kaluarën. Biznesi në Shqipëri ka nisur pa para, pa makina private, pa banka; ka filluar secili nga hiçi. Kam parasysh të gjithë atë plejadë biznesmenësh që nisën njëherë. Të them të drejtën, nuk jam i kënaqur me ata njerëz që sot flasin për një që janë marrë me biznes dhe kanë bërë biznes, përpiqen t’i përgojojnë, përpiqen t’i përgojojnë, denigrojnë, ngacmojnë. Në 1991–1992 ne në Shqipëri ishim të gjithë të barabartë. Të gjithë kishin një dhomë e një kuzhinë, kishin dy divane dhe një televizor “Lura” dhe asgjë tjetër. Të gjithë dolëm të papunë ose u larguam nga puna. Kishim mundësi që të startonim dhe të krijonim biznes”, ndau me publikun e KOSOVAPRESS CEO i SIGAL.

Ai shprehu krenari për një pjesë të madhe të biznesmenëve që, në kushte thuajse të pamundura dhe pa banka, industri sigurimesh apo ekonomi private, arritën të ndërtonin një klasë të fortë biznesi brenda 30 viteve, duke theksuar se ata meritojnë më shumë mbështetje e vlerësim dhe jo anatemiM, pasi suksesi i tyre nuk është faj i të tjerëve dhe një pjesë e konsiderueshme e asaj që krijojnë kthehet në dobi të shtetit.

“Na ndihmuan kompanitë e huaja ndërkombëtare, që na dhanë asistencën e tyre, na ndihmuan duke filluar nga sigurimet motorike, TPL-ja, që ishte përgjegjësia e parë, e pastaj te sigurimet e tjera. Në 4–5 vjet, 1992–1996, u bë një revolucion i tërë për ta kuptuar industrinë dhe për ta kuptuar se çfarë janë sigurimet. Dalja në tregun privat natyrisht ishte e vështirë”, vijoi rrëfimi i z. Ponari për fillesat e kompanisë.

Z. Ponari, ndau me publikun e Kosovapress edhe filozofinë e tij të punës: thelbi i industrisë së sigurimeve është mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve, pasi marrëdhënia mes siguruesit dhe klientit ndërtohet mbi besimin e ndërsjellë, të simbolizuar nga duart e shtrënguara që shfaqen në çdo mesazh të kësaj industrie. “Ti i blen riskun klientit dhe nëse nuk e mban fjalën, pasojat shumëzohen me mijëra klientë, ndërsa kur e mban, besimi përhapet vetë”, veçoi ai, duke i vënë theksin faktit se pagesa në kohë e dëmit është thelbësore, sepse një dëm i vonuar humbet vlerën e tij dhe është pothuajse njësoj sikur të mos paguhet fare.

Sipas z. Avni Ponari, CEO i SIGAL Insurance Group, hyrja e Fondit Amerikan në vitin 2003 shënoi një kthesë historike për kompaninë dhe për tregun e sigurimeve në rajon. Ai kujton se “në të njëjtën ditë ndodhi hyrja e kapitalit amerikan dhe licenca në Kosovë”, një moment që solli ndryshime rrënjësore, rritje të qëndrueshme dhe konsolidim të SIGAL si lider tregu, me praninë e sotme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Z. Ponari thekson se sigurimet janë shtylla e tretë e ekonomisë së tregut dhe një element kyç në kalimin nga mentaliteti shtetëror te përgjegjësia individuale. “Nuk është më shteti ai që merr përsipër gjithçka; kontrata e sigurimit i jep qytetarit dinjitet dhe siguri”,shprehet ai, duke nënvizuar se mungesa e sigurimit e kthen individin te lutja dhe pasiguria, ndërsa sigurimi i jep zgjidhje të drejtpërdrejtë.

Në mbyllje, drejtori i Përgjithshëm i SIGAL rrëzoi mitin se kompanitë nuk paguajnë dëme, duke theksuar se “95% e dëmshpërblimeve paguhen drejtpërdrejt nga kompanitë”, ndërsa vetëm një pakicë përfundon në gjykata. Me mbi 500 milionë euro dëme të paguara në tre shtete dhe 30 vite histori, SIGAL, është dëshmi se besimi, kapitali dhe korrektësia ndërtojnë një kompani të fortë dhe një treg të shëndetshëm. /kosovapress

Artikulli para

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

Artikulli pas

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18, prezantimi në dy faza

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK
Ekonomi

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14 Korrik, 2026
Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n
Ekonomi

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

13 Korrik, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro mbetet në nivelin më të ulët, rritet dollari

13 Korrik, 2026
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj
Ekonomi

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

13 Korrik, 2026
Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet
Ekonomi

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

13 Korrik, 2026
Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet
Ekonomi

Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet

13 Korrik, 2026
Artikulli pas
Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18, prezantimi në dy faza

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18, prezantimi në dy faza

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Vatrat në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar!
Aktualitet

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Vatrat në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar!

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

28 Qershor, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus

“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus

25 Shtator, 2025
Shfaqet pas 40 vitesh merimanga e rrallë

Shfaqet pas 40 vitesh merimanga e rrallë

30 Tetor, 2025

Të Fundit

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

14 Korrik, 2026
Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14 Korrik, 2026
A ishte i qëllimshëm zjarri te Gjiri i Llamanit? Pas flakëve do të ngrihen hotele dhe vila

A ishte i qëllimshëm zjarri te Gjiri i Llamanit? Pas flakëve do të ngrihen hotele dhe vila

14 Korrik, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana

Të kthejmë paratë e humbura në bursa! I “penduari” zbardh skemën e re të mashtrimit me Call Centera, kush janë administratorët

13 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr