• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria ka 364 “super pensionistë”

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç.

Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra, një raport që pasqyron qartë diferencën gjinore në jetëgjatësinë e shqiptarëve.

Gratë vijojnë të jetojnë më gjatë se burrat, një trend i njohur në të gjithë botën, por që në Shqipëri del në pah veçanërisht në moshat shumë të avancuara.

Ky grup i rrallë përfaqëson një brez që ka kaluar më shumë se një shekull histori, duke jetuar gjatë periudhave më të trazuara të vendit, nga luftërat botërore, regjimi komunist dhe transformimi demokratik.

Por përtej kuriozitetit të moshës mbi 100 vjeç, një pasqyrë më e gjerë vjen nga të dhënat për qytetarët mbi 85 vjeç.

Në të gjithë vendin janë mbi 41 mijë persona që kanë kaluar këtë moshë, me shpërndarje të ndryshme sipas qarqeve.

Tirana ka numrin më të lartë në total, me 9,372 qytetarë mbi 85 vjeç, por për shkak të popullsisë së madhe, ata përbëjnë vetëm 1.2 për qind të banorëve.

Në krahun tjetër, Gjirokastra rezulton të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë mbi 85 vjeç, me 2.6 për qind, ndjekur nga Vlora me 2.2 për qind dhe Fieri e Korça me nga 1.8 për qind.

Durrësi dhe Tirana renditen në fund për sa i përket përqindjes së të moshuarve të kësaj grupmoshe, ndërsa qarqe si Shkodra, Lezha dhe Elbasani qëndrojnë në mes të renditjes.

Këto të dhëna nxjerrin në pah një profil interesant të shpërndarjes së jetëgjatësisë në vend, por edhe të probleme demografike, si plakja e popullsisë apo emigrimin e të rinjve.

Ndërsa vendi plaket gradualisht dhe jetëgjatësia rritet, një pyetje që ngrihet është nëse politika sociale do të duhet të ndryshojë për të reflektuar këto zhvillime.

Rikujtojmë se gjatë vitit 2024, rreth 29 mijë pensionistë i janë shtuar skemës, pasi kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Artikulli para

Qeveria llogarit mbi 50 milionë euro për përballimin e përmbytjeve

Artikulli pas

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

Të Përzgjedhura

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak
Shëndet

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Nga Editor
8 Dhjetor, 2025
0

Sa vjeç është zemra juaj në të vërtetë? Ky informacion mund të jetë kyç për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet...

Lexo të plotë
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

21 Shkurt, 2026
Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

22 Qershor, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

2 Qershor, 2025
“Task forcë për mbeturinat”, Rama: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, do prodhojmë edhe zjarrfikëse

“Task forcë për mbeturinat”, Rama: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, do prodhojmë edhe zjarrfikëse

3 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr