• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria miratuar dje transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “Rams Albania”, për zhvillimin e projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

Vendimi vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe gjeostrategjik, kur burime diplomatike dhe të sigurisë flasin për pakënaqësi në Ankara ndaj qeverisë Rama, për shkak të afrimit të Tiranës me Izraelin në sektorët e mbrojtjes dhe turizmit, si dhe me Italinë në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe Pashalimanin.

Sipas burimeve të Skyweb.al, në zyrën e Ramës kanë mbërritur sinjale se protesta të fundit kundër qeverisë mund të jenë nxitur ose mbështetur edhe nga elementë të lidhur me interesa ekonomike dhe fetare pranë rrethit të Presidentit Erdogan.

Këto shqetësime, sipas të njëjtave burime, i janë përcjellë edhe kryeministrit Edi Rama përmes kanaleve të ndryshme të inteligjencës vendase, të cilat kanë perceptuar lëvizje intensive në këtë drejtim edhe në Tiranë.

Në këtë sfond, vendimi për projektin RAMS në Vlorë shihet jo vetëm si një lëvizje ekonomike, por edhe si një përpjekje për të ruajtur ekuilibrat me Turqinë dhe rrethin e biznesit pranë Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Javën e kaluar, Rama zhvilloi një takim me ambasadorin turk në Tiranë. Burime pranë zhvillimeve bëjnë me dije se pjesë e bisedës, krahas raporteve mes dy vendeve kanë qenë edhe pakënaqësitë e mundshme të Ankarasë, një dyshim i Ramës për furnizim të protestës me protestues nga influencat turke në Tiranë dhe ndikimi i rivalitetit rajonal mes Turqisë, Izraelit dhe Italisë në vendimmarrjet strategjike të qeverisë shqiptare.

Vendimi

Në vendimin e qeverisë thuhet se pasuritë shtetërore vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” nga subjekti investues “Rams Albania” sh.p.k., me NUIS M42427018I.

Projekti mori statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike në muajin shkurt. Vlera e parashikuar e investimit është rreth 100 milionë dollarë, ndërsa dokumentet e projektit flasin për mundësinë e krijimit të deri në 10 mijë vendeve pune.

Zona pritet të zhvillohet si një ekosistem industrial, logjistik dhe teknologjik. Në të parashikohen aktivitete që lidhen me teknologjinë industriale, automatizimin, inteligjencën artificiale, përpunimin e lehtë mekanik të metaleve, trajtime jo-ndotëse sipërfaqësore dhe energjinë e rinovueshme.

Sipas të dhënave të bëra publike më herët, projekti i plotë parashikon një zonë prej rreth 158 hektarësh në Vlorë. Nga kjo sipërfaqe, pjesa më e madhe përbëhet nga tokë shtetërore, ndërsa pjesë të tjera përfshijnë prona private dhe zona me të dhëna kadastrale që kërkojnë saktësim.

“Rams Albania” zotërohet nga Mehmet Faruk Burbul, i njohur si drejtues i grupit ndërkombëtar RAMS Global. Kompania ka origjinë në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme dhe operon në disa vende, përfshirë Kazakistanin, Turqinë, Tajlandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

RAMS Global njihet edhe si sponsori i stadiumit të Galatasaray në Stamboll, “RAMS Park”, një nga simbolet më të dukshme të pranisë së grupit në Turqi.

Imazhi publik i kompanisë është forcuar edhe përmes aktorit turk Burak Özçivit, i njohur gjerësisht në Shqipëri për rolin e Osmanit në serialet turke. Në qershor të vitit të kaluar, aktori vizitoi Vlorën, ku u prit edhe nga kryebashkiaku i atëhershëm Ermal Dredha.

Në atë kohë vizita u paraqit kryesisht si pushim turistik, por zhvillimet e mëvonshme tregojnë se prania e tij mund të ketë pasur edhe dimension biznesi, në një periudhë kur RAMS ishte në negociata për projektin e madh në Vlorë. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaerdoganirams
Artikulli para

UNICEF: Fëmijët po përqafojnë inteligjencën artificiale shumë më shpejt se të rriturit

Artikulli pas

Aktivistët dorëzojnë në SPAK librin “Albanian Files”: Prova për projektet në zona të mbrojtura

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Aktivistët dorëzojnë në SPAK librin “Albanian Files”: Prova për projektet në zona të mbrojtura

Aktivistët dorëzojnë në SPAK librin “Albanian Files”: Prova për projektet në zona të mbrojtura

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë
Aktualitet

Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Rreth 2.962 shtetas shqiptarë jetojnë si rezidentë në rajonin e Lindjes së Mesme, ndërsa 543 të tjerë ndodhen atje si...

Lexo të plotë
Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

7 Maj, 2026
Vijon kaosi i sistemit EES në aeroportet europiane

Vijon kaosi i sistemit EES në aeroportet europiane

20 Prill, 2026
SIGURIMET/ Komisioni i Konkurrencës, hetim të thelluar ndaj 11 bankave në Shqipëri

SIGURIMET/ Komisioni i Konkurrencës, hetim të thelluar ndaj 11 bankave në Shqipëri

9 Prill, 2025
Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

7 Nëntor, 2025

Të Fundit

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr