• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Editor Nga Editor
9 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria ka siguruar prej vitesh akses preferencial në tregun e Bashkimit Europian, por nuk ka arritur ta shfrytëzojë atë për të zhvilluar një industri prodhuese konkurruese dhe për të rritur në mënyrë të qëndrueshme eksportet e mallrave.

Ndërsa 72.5% e eksporteve shqiptare të mallrave drejtohen në vendet e BE-së, industria përpunuese po humbet peshë në ekonomi dhe eksportet e saj kanë rënë për të tretin vit radhazi.

Raporti i Progresit 2026 i Komisionit Europian evidenton se Shqipëria ka një nivel të lartë integrimi tregtar me BE-në, por përfitimet ekonomike janë kufizuar nga produktiviteti i ulët, mungesa e inovacionit dhe përqendrimi i prodhimit në aktivitete me vlerë të shtuar të kufizuar.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, që hyri në fuqi në vitin 2009, i ka mundësuar Shqipërisë tregti pa tarifa doganore për shumicën e mallrave me BE-në. Liberalizimi tregtar kishte nisur edhe më herët, duke u dhënë bizneseve shqiptare mundësinë të shesin produktet e tyre në një nga tregjet më të mëdha dhe me fuqi blerëse më të lartë në botë.

Megjithatë, aksesimi i tregut nuk është shoqëruar me një transformim të ngjashëm të strukturës prodhuese të vendit vëren raporti i progresit. Në vitin 2025, pesha e industrisë në PBB zbriti në 10.1%, ndërsa industria përpunuese përfaqësonte vetëm 6.5%. Në të kundërt, ndërtimi e rriti peshën në 12.6% të PBB-së, nga 11.9% një vit më parë.

Kjo strukturë e ekonomisë pasqyron një orientim gjithnjë e më të madh të aktivitetit drejt sektorëve që mbështeten kryesisht në kërkesën e brendshme, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet, ndërsa aktivitetet prodhuese të orientuara drejt tregjeve ndërkombëtare po përballen me vështirësi në rritje.

Komisioni Europian vlerëson se rënia e eksporteve të industrisë përpunuese për tre vite radhazi nuk përbën vetëm një zhvillim ciklik, të lidhur me dobësimin e përkohshëm të kërkesës, por sinjalizon probleme më të thella strukturore të ekonomisë shqiptare.

Një pjesë e rëndësishme e prodhimit shqiptar mbetet e përqendruar në aktivitete që mbështeten te kostot relativisht të ulëta të fuqisë punëtore, në vend të teknologjisë, inovacionit dhe produkteve me vlerë të shtuar të lartë. Ky model është bërë gjithnjë e më pak konkurrues përballë rritjes së pagave dhe forcimit të monedhës vendase.

Sipas Komisionit, mbiçmimi i lekut dhe rritja e kostove të punës kanë dëmtuar konkurrueshmërinë e çmimeve të produkteve shqiptare në tregjet e jashtme. Ndikimi ka qenë veçanërisht i fortë në industrinë e tekstileve dhe këpucëve, ku një pjesë e madhe e prodhimit realizohet për porositës europianë.

Forcimi i lekut ul të ardhurat në monedhën vendase për kompanitë që faturojnë në euro, ndërsa shpenzimet për paga dhe një pjesë të kostove operative vijojnë të paguhen në lekë. Për sipërmarrjet me marzhe të ulëta fitimi, kjo e vështirëson ruajtjen e konkurrueshmërisë dhe financimin e investimeve të reja.. Raporti evidenton se produktiviteti i ulët, kapacitetet e kufizuara për inovacion dhe pjesëmarrja e dobët e bizneseve shqiptare në segmentet me vlerë të lartë të zinxhirëve europianë të prodhimit po kufizojnë potencialin e konvergjencës ekonomike të Shqipërisë me BE-në.

Në vend që integrimi tregtar të shoqërohej me zgjerimin e industrive që prodhojnë për tregun europian, ekonomia shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te eksportet e shërbimeve.

Sipas Komisionit Europian, eksportet e shërbimeve, veçanërisht ato të lidhura me udhëtimet dhe turizmin, janë dyfishuar ndërmjet viteve 2019 dhe 2024 dhe tashmë përfaqësojnë rreth 80% të eksporteve totale të vendit. Por kjo ecuri pozitive ka bashkëjetuar me dobësimin e eksporteve të mallrave. Për pasojë, Shqipëria po e realizon gjithnjë e më shumë integrimin ekonomik ndërkombëtar nëpërmjet turizmit dhe shërbimeve, ndërsa prodhimi industrial nuk po arrin të përfitojë në të njëjtën masë nga mundësitë që ofron tregu europian.

Edhe përafrimi i standardeve të mallrave me BE-në ka ngecur

Përtej dobësive të sektorit prodhues, Shqipëria vijon të ketë probleme edhe në përgatitjen për funksionimin e plotë brenda tregut të përbashkët europian. Në Kapitullin 1, që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk ka bërë progres në përafrimin e legjislacionit gjatë periudhës së raportimit.

Legjislacioni për akreditimin, vlerësimin e përputhshmërisë dhe mbikëqyrjen e tregut mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet europiane.

Në shtator 2025, kërkesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit për anëtarësim të plotë në organizatat europiane CEN dhe CENELEC u refuzua, pasi legjislacioni i harmonizuar me BE-në nuk ishte plotësisht në fuqi dhe nuk zbatohej në mënyrë efektive.

Edhe kapacitetet e mbikëqyrjes së tregut mbeten të kufizuara. inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut kreu 895 inspektime gjatë periudhës së raportimit, rreth 400 më pak se në periudhën paraardhëse.  Përafrimi i standardeve teknike, sigurisë dhe cilësisë së produkteve ka rëndësi për aftësinë e bizneseve shqiptare për të konkurruar në tregun europian. Qasja preferenciale në aspektin doganor nuk i përjashton produktet nga detyrimi për të përmbushur kërkesat përkatëse teknike dhe rregullatore të BE-së.

Në vitin 2025, BE-ja përfaqësonte 57% të tregtisë totale të mallrave të Shqipërisë, duke përthithur 72.5% të eksporteve dhe duke furnizuar 51% të importeve.

Pavarësisht këtij integrimi të lartë tregtar, ekonomia shqiptare nuk ka arritur ende të ndërtojë një bazë prodhuese që të përfitojë në mënyrë të qëndrueshme nga madhësia dhe mundësitë e tregut europian, vëren Raporti i progresit./ Monitor

Etiketat: industria
Artikulli para

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

Artikulli pas

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine
Ekonomi

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

9 Nëntor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

A do të futen me TVSH edhe bizneset që e kanë kaluar pragun në 2026? Ekspertët shpjegojnë ligjin

9 Nëntor, 2026
Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut
Ekonomi

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

Të Përzgjedhura

“5D Konstruksion” nën sekuestro, i kërkoi Edi Ramës leje ndërtimi për kompleks turistik në Himarë, AZHT e refuzon
Aktualitet

“5D Konstruksion” nën sekuestro, i kërkoi Edi Ramës leje ndërtimi për kompleks turistik në Himarë, AZHT e refuzon

Nga SkyWeb
2 Qershor, 2026
0

Agjencia e Zhvillimit të Territorit, kaloi gjatë javëve të fundit, një seri vendimesh për shoqëri dhe individë, që kishin aplikuar...

Lexo të plotë
Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

11 Tetor, 2025
Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

25 Shkurt, 2026
A do të arrestojë BKH-ja edhe politikanë pa njoftuar Policinë sipas precedentit të Durrësit?

Tronditet politika: BKH po i kryen vetë arrestimet, çfarë mendon ministri Lamallari

4 Korrik, 2026
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr