• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Nëna sjell në jetë fëmijën nga mitra e dhurueses së vdekur

Editor Nga Editor
24 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Nëna sjell në jetë fëmijën nga mitra e dhurueses së vdekur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një djalë i vogël është fëmija i parë që lind në Mbretërinë e Bashkuar nga një nënë që ka bërë transplant të mitrës nga një dhuruese e ndjerë.

Hugo Powell lindi në Queen Charlotte’s and Chelsea Hospital në Londër, me peshë 3.09 kg, pasi nëna e tij, Grace Bell, kishte marrë një mitër të transplantuar nga një person që kishte ndërruar jetë.

Kjo është lindja e parë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një mitër nga një dhuruese e vdekur, ndërkohë që në Evropë janë raportuar vetëm dy raste të mëparshme.

Bell, një menaxhere programi në IT, lindi me sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), një gjendje e rrallë që rezulton në një mitër të pazhvilluar ose që mungon. Ajo ishte informuar që në adoleshencë se nuk do të ishte në gjendje të mbante një fëmijë dhe e ka përshkruar lindjen e Hugos si një “mrekulli”. “Kurrë, asnjëherë nuk e kam menduar se kjo do të ishte e mundur. Jam më e lumtur se kurrë në jetën time.” Bell filloi trajtimin e fertilitetit disa muaj pas transplantit në vitin 2024. Hugo lindi në dhjetor të vitit të kaluar.

Ajo tha se mendonte çdo ditë për dhuruesen e mitrës dhe për bujarinë e familjes së saj. “Nuk ka fjalë për të falënderuar mjaftueshëm dhuruesen time dhe familjen e saj,” tha ajo. “Mirësia dhe vetëmohimi i tyre ndaj një të huaje janë arsyeja pse unë kam mundur të përmbush ëndrrën time të jetës për t’u bërë nënë.”

Pesë organe të tjera nga dhuruesja u transplantuan te katër persona, duke shpëtuar jetën e të tjerëve.

Prindërit e dhurueses thanë: “Humbja e vajzës sonë e ka shkatërruar botën tonë në mënyra që mezi mund t’i shprehim me fjalë.” Por ata shtuan: “Përmes dhurimit të organeve, ajo u ka dhënë familjeve të tjera dhuratën e çmuar të kohës, shpresës, shërimit dhe tani jetës. Si prindër të saj, ndiejmë krenari të jashtëzakonshme për trashëgiminë që ajo lë pas, një trashëgimi dhembshurie, guximi dhe dashurie që vazhdon të prekë jetë edhe pas largimit të saj.”

Bell dhe partneri i saj, Steve Poëell, i vendosën Hugos emrin e mesëm Richard, në nder të Prof. Richard Smith, drejtues klinik në Womb Transplant UK dhe kirurg konsulent gjinekologjik në Imperial College Healthcare NHS Trust. Smith, i cili ishte i pranishëm në lindje, tha: “Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm. I gjithë ekipi ynë ka qenë i bashkuar prej vitesh për ta bërë këtë të mundur. Për mua ka qenë fantastike, thjesht e mrekullueshme.”

Organi i transplantuar do të hiqet pasi çifti të përfundojë me lindjen e fëmijëve, për ta shpëtuar Bell nga nevoja për të marrë ilaçe imunosupresive gjatë gjithë jetës. /Skyweb.al

Etiketat: femijenena
Artikulli para

Suedia dhuron një ishull privat për turistët, kush mund ta “fitojë”

Artikulli pas

Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja
Shëndet

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

9 Prill, 2026
Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim
Shëndet

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

9 Prill, 2026
“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?
Shëndet

“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?

7 Prill, 2026
Cili është pickimi më i dhimbshëm në botë?
Shëndet

Cili është pickimi më i dhimbshëm në botë?

7 Prill, 2026
Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit
Shëndet

Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit

7 Prill, 2026
Shkencëtarët thonë se fëmijët mund të preken më shumë nga varianti i ri i Covid-19. Çfarë duhet të dini rreth BA.3.2
Shëndet

Shkencëtarët thonë se fëmijët mund të preken më shumë nga varianti i ri i Covid-19. Çfarë duhet të dini rreth BA.3.2

6 Prill, 2026
Artikulli pas
Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën
Aktualitet

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur një tjetër procedurë të klasifikuar në fushën e sigurisë, këtë herë...

Lexo të plotë
Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

7 Shkurt, 2026
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Të ulet numri i dosjeve!

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Të ulet numri i dosjeve!

9 Qershor, 2025
Pse zgjat kaq shumë procesi i blerjes së avionëve të rinj nga kompanitë ajrore

Pse zgjat kaq shumë procesi i blerjes së avionëve të rinj nga kompanitë ajrore

4 Shtator, 2025
Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

1 Mars, 2026

Të Fundit

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

10 Prill, 2026
Rama njofton rritje dhe ndryshim të skemës së pensioneve, kartë ushqimesh për një kategori familjesh

Rama njofton rritje dhe ndryshim të skemës së pensioneve, kartë ushqimesh për një kategori familjesh

10 Prill, 2026
OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

10 Prill, 2026
“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr