• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 4 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Kostot e ndërtimit në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa faktor kryesor për këtë situatë po rezultojnë pagat në sektor.

Të dhënat më të fundit tregojnë se presioni mbi shpenzimet e ndërtuesve nuk vjen më kryesisht nga materialet, por nga rritja e kostos së fuqisë punëtore.

Sipas të dhënave të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt të vitit 2025 indeksi arriti në 114,1 pikë, duke marrë si periudhë bazë tremujorin e katërt të vitit 2021.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi është rritur me 1,2 për qind, një normë e njëjtë me atë të regjistruar edhe në tremujorin e fundit të vitit 2024.

Analiza e komponentëve që përbëjnë këtë indeks tregon se rritja më e fortë e kostove lidhet me pagat. Shpenzimet për paga janë rritur me 6 për qind në raport me një vit më parë, duke rezultuar faktori kryesor që mban të larta kostot totale të projekteve të ndërtimit.

Në të njëjtën kohë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar rritje më të moderuar. Shpenzimet për makineri dhe kosto të tjera janë rritur secila me nga 1,8 për qind, ndërsa shpenzimet e transportit janë rritur me 1,6 për qind.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, materiali i ndërtimit nuk po ushtron më presion në rritjen e kostove. Në të kundërt, grupi i shpenzimeve për materiale ka shënuar një ulje prej 0,9 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Brenda këtij grupi, materiali bazë i ndërtimit ka shënuar rënien më të madhe me 1,1 për qind. Po ashtu kanë rënë edhe kostot për materialet hidro-sanitare dhe ventilimin me 0,6 për qind, si dhe materialet elektrike dhe të komunikimit me 0,1 për qind.

Këto zhvillime tregojnë se struktura e kostove në sektorin e ndërtimit po ndryshon gradualisht. Ndërsa çmimet e materialeve po stabilizohen, mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e pagave po bëhen faktori kryesor që mban të larta kostot e projekteve në këtë sektor. /skyweb.al

Etiketat: apartamentecmimetshqiperi
Artikulli para

Gazetarja, e bindur: Brenda vitit, Rama merret i pandehur nga SPAK

Artikulli pas

Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, euro vazhdon në rënie

4 Mars, 2026
Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait
Ekonomi

Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait

4 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

4 Mars, 2026
Pse Europës i duhet një sistem pagesash i pavarur nga Visa dhe MasterCard
Ekonomi

Pse Europës i duhet një sistem pagesash i pavarur nga Visa dhe MasterCard

4 Mars, 2026
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve
Ekonomi

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Lajm i mirë! Energjia diellore përben më shumë se 13% të totalit të prodhuar gjatë 2025 në Shqipëri, pritet rritje në 2026

3 Mars, 2026
Artikulli pas
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR
Ekonomi

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

Nga SkyWeb
1 Janar, 2026
0

Të dhënat e reja të INSTAT tregojnë se kufiri i varfërisë në Shqipëri për vitin 2024 është vlerësuar në 324.336...

Lexo të plotë
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi Detin Baltik, tensionet me NATO-n rriten

Bombarduesit rusë patrullojnë mbi Detin Baltik, tensionet me NATO-n rriten

22 Tetor, 2025
“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

6 Janar, 2026
Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

9 Shtator, 2025
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

Rritja e transaksioneve nga bankomatet, BSH kërkon më shumë transparencë nga bankat për komisionet

4 Shkurt, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

4 Mars, 2026
Irani lëshon raketë balistike drejt Turqisë, rrëzohet nga NATO

Irani lëshon raketë balistike drejt Turqisë, rrëzohet nga NATO

4 Mars, 2026
Fluturimi i parë nga Lindja e Mesme, Gjermania nis evakuimet

Fluturimi i parë nga Lindja e Mesme, Gjermania nis evakuimet

4 Mars, 2026
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

4 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr