• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

Editor Nga Editor
5 Mars, 2026
në Turizëm
A A
0
“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Po pyesni veten se ku të shkoni për ecje në natyrë në Evropë? Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 11 destinacionet më të mira për pushime, nga shëtitjet përgjatë bregdetit italian të Amalfit, deri te eksplorimi i ishujve grekë, rajoneve malore të Shqipërisë dhe aventurat nëpër fjordet norvegjeze, shkruan Mike MacEacheran në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time”.

Ashtu si në këngën e famshme të Nancy Sinatra-s, “These Boots Are Made for Walking”, duket se jo vetëm çizmet, por edhe trupi ynë është krijuar për të ecur.

Disa kilometra në këmbë janë të mjaftueshme për t’u çliruar, për të ndjerë qëllimin e udhëtimit dhe për të parë nga afër natyrën përreth.

Kjo përzgjedhje përfshin disa nga peizazhet më dramatike dhe magjepsëse të kontinentit, nga ishulli portugez i Madeira-s dhe deri te majat madhështore të Dolomiteve dhe mrekullia e egër shqiptare, Bjeshkët e Nemuna.

Nivelet e vështirësisë së ngjitjeve ndryshojnë, duke iu përshtatur çdo aventurieri, ndërsa një gjumë i qetë në fund të ditës është pothuajse i garantuar.

Nga brigjet mesdhetare tek veriu i largët skandinav, këto shtigje premtojnë jo vetëm aktivitet fizik, por edhe një lidhje të thellë me natyrën dhe kulturën lokale.

Për turistët që kërkojnë pushime aktive, Evropa mbetet një hartë e hapur për t’u eksploruar – hap pas hapi.

Valbona, Shqipëri – një thesar i fshehur i Alpeve

Në listë spikat edhe Valbona, një nga destinacionet më mbresëlënëse të Evropës për ecje malore.

Shkëmbinjtë e zhveshur gëlqerorë dhe faqet e thepisura të maleve në Valbonë të kujtojnë peizazhet e Dolomiteve italiane.

Por, ndryshe nga Evropa Perëndimore, këtu natyra mbetet e paprekur dhe popullsia është e rrallë.

Zona tashmë mbrohet nga Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë, duke ruajtur infrastrukturën tradicionale dhe fshatrat e izoluara – që i japin aventurës një ndjesi autentike.

Një tur njëjavor i organizuar përfshin pesë ditë ecje intensive, me kulmin në kalimin e Qafës së Valbonës, në 1,795 metra mbi nivelin e detit.

Bagazhet transportohen me kuaj mali, ndërsa netët kalohen në hotele të vogla familjare dhe bujtina tradicionale.

Sipas të përditshmes britanike “Time” 11 destinacionet më të mira për ecje në Evropë janë:

  1. Valbona, Shqipëri
  2. Savoja e Lartë, Francë
  3. Cyclades, Greqi
  4. Cumbria dhe Northumberland, Britani e Madhe
  5. Kampania, Itali
  6. Westland, Norvegji
  7. Madeira, Portugali
  8. Cornwall, Angli
  9. La Gomera, Spanjë
  10. Lapland, Suedi
  11. Sardenja, Itali
Etiketat: valbona
Artikulli para

Spiropali, “bërryl” Ramës nga karrigia e deputetes: Më erdhi keq vetëm se Berisha paralajmëroi largimin tim

Artikulli pas

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Editor

Editor

Nga Kategoria

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin
Turizëm

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

5 Mars, 2026
Si po ndikon lufta në udhëtimet globale? Çfarë duhet të dimë për situatën në Lindjen e Mesme
Turizëm

Si po ndikon lufta në udhëtimet globale? Çfarë duhet të dimë për situatën në Lindjen e Mesme

4 Mars, 2026
“The Telegraph”: Shqipëria ofron bregdet fantastik, hotele të shkëlqyera dhe ushqim të mrekullueshëm
Turizëm

“The Telegraph”: Shqipëria ofron bregdet fantastik, hotele të shkëlqyera dhe ushqim të mrekullueshëm

4 Mars, 2026
Shqipëria, me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë edhe në 2025-n
Turizëm

Shqipëria, me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë edhe në 2025-n

4 Mars, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin
Turizëm

Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

3 Mars, 2026
“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike
Turizëm

“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

3 Mars, 2026
Artikulli pas
Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të "Dinamo-s": Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kuvendi do hap TV “Media Hub” që do kushtojë 500 mijë euro
Aktualitet

Kuvendi do hap TV “Media Hub” që do kushtojë 500 mijë euro

Nga SkyWeb
20 Janar, 2026
0

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Dokumentet tregojnë se ky projekt do të kushtojë që në nisje...

Lexo të plotë
Afrika po ndahet në dy pjesë

Afrika po ndahet në dy pjesë

31 Janar, 2026
Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

27 Maj, 2025
Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

28 Dhjetor, 2025
Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

2 Mars, 2026

Të Fundit

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

5 Mars, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

5 Mars, 2026
Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

5 Mars, 2026
“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

5 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr