• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po kalon nga varësia e energjisë elektrike e prodhuar nga hidrocentralet tek diversifikimi përmes fotovoltaikëve apo parqeve eolike.

Vendi synon që deri në vitin 2030 të arrijë një pjesëmarrje të energjisë së rinovueshme prej mbi 54% në konsumin final bruto. Rrezatimi diellor varion nga 1185 kilovat-orë për metër katror në vit deri në 1700 kilovat-orë për metër katror në vit. Në pjesën jugore të vendit, në kushte moti të mirë, mund të arrijë deri në 2200 kilovat-orë.

“Në vendet kryesore të BE energjia prodhohet kryesisht nga termocentralet dhe ata e kanë me prioritet prodhimin sadopak të energjisë me fotovoltaikët për të pasur energjinë e pastër. Ne nuk e kemi këtë problem sepse aktualisht prodhojmë gati 98% të energjisë në vendin tonë nga hidrocentralet, pra ne e kemi energjinë të pastër”, u shpreh inxhinieri, Azmer Dulevic.

Ky zhvillim ka sjellë edhe shqetësime në lidhje me natyrën dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës, përfshirë ndikimet negative në habitate, në fondet pyjore, kullota dhe larminë biologjike. Në dhjetor 2024 hynë në fuqi ndryshimet në ligjin “Për fondin kullosor”. Neni 17, pika 6, parashikoi që sipërfaqja e dhënë për fotovoltaik mund të hiqet nga fondi kullosor. Në praktikë kjo do të thotë se sipërfaqja humbet funksionin e saj fillestar dhe përdorimi i tokës ndryshon nga natyror në industrial, duke sjellë pasoja për mjedisin.

“Për të ndërtuar një park fotovoltaik me dy mega kapacitet duhet që për ta instaluar duhet që për mega të paktën të kesh 1 hektar tokë në dispozicion. Në rastet kur kemi të bëjmë me kullota ndoshta duhet të kesh edhe pak më shumë për shkak të terrenit jo të sheshtë”, u shpreh gazetari Emirjon Senja.

Të dhënat tregojnë se 24% e sipërfaqes së tokës është bujqësore, 36% pyjore, 16% kullosore dhe rreth 24% përfshin përdorime të tjera si urbane, pa frut dhe sipërfaqe ujore të brendshme. Një studim i zhvilluar në Bashkinë Kolonjë dhe Devoll për integritetin mjedisor në përdorimin e tokës nga “All Green Centre” arrin në përfundime të cilat janë shqetësuese për banorët.

Zhvillimi i parqeve fotovoltaike në sipërfaqet pyjore dhe kullosore po ndjek të njëjtin trend konfliktual, duke tkurrur më tej sipërfaqet natyrore.

Autoritetet lokale e paraqesin dhënien me qira si një përdorim të përkohshëm të fondit pyjor dhe kullosor, por realiteti teknik dhe ekonomik i parqeve fotovoltaike e kundërshton këtë pretendim.

Një central diellor funksionon mesatarisht 25 deri në 30 vjet dhe kërkon investime që nuk amortizohen brenda 10 viteve të kontratës së qirasë. Për këtë arsye kontratat 10-vjeçare praktikisht nënkuptojnë rinovim automatik dhe përdorim afatgjatë duke e shndërruar në praktikë një qira të përkohshme në një përdorim shumëvjeçar të ngjashëm me tjetërsimin e pronës.

Si rrjedhojë tokat humbasin funksionet e tyre natyrore dhe shndërrohen në zona industriale duke cenuar ekuilibrin ekologjik dhe aksesin e blegtorëve lokalë në burimet e kullotave.

Një numër i madh kompanish janë përqendruar në zona të caktuara dhe prodhojnë deri në 2 megavat.

Modeli është i qartë: dhjetëra kompani të ndryshme në letër, por një përqendrim intensiv në pak kilometra katrorë. Nëse do të ishin bashkuar shumë prej tyre do të përbënin parqe dhjetëra megavatëshe që do të kërkonin procedura më të thelluara mjedisore dhe konkurruese. Por të ndara në dy megavat secila ato kalojnë si projekte të vogla duke përfituar nga lehtësitë ligjore.

ERE: Shteti, përmes miratimit për ndërtimin e centraleve deri në 2 MW, garanton blerjen e energjisë për një periudhë 15-vjeçare. Njëkohësisht këta prodhues janë të detyruar të japin si royalty 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike pa pagesë për ministrinë përgjegjëse.

Një shembull i tillë është ai i biznesmenit Refat Sali. Ai rezulton pronar me 60% të kuotave në dy kompani, ‘SUN AVENUE’ dhe ‘SUNPOWER 2017’, të cilat kanë përfituar leje si projekte të vogla me nga dy megavat në të njëjtën zonë. E njëjta skemë edhe nga kompania “Albanian General Electricity” në pronësi të Besar Llapashticës. Subjekti rezulton aksioner me përqindje të ulët në 6 kompani të ndryshme që kanë përfituar leje për energjinë diellore. Po ashtu rezulton aksionere në një numër të madh shoqërish të tjera të lidhura me energjinë.

Kjo shpërndarje aksionesh tregon një model të qartë shtrirjeje horizontale në treg: në disa raste me kontroll të plotë (100%), në disa me kontroll të përbashkët (50%), dhe në shumë të tjera me pjesëmarrje simbolike prej 1%. Kjo ngre disa çështje thelbësore: nëse kemi të bëjmë me investime realisht të pavarura apo me një grup interesi të fragmentuar në disa entitete juridike që përfitojnë nga skemat mbështetëse.

“Duhet parë me detaje edhe pjesa e ligjit ose kriteret e licencimit i plotësojnë apo nuk i plotësojnë për sa i përket marrjes së licencës sepse ka shumë pikëpyetje në mënyrën se si e përfituan licencën”, u shpreh inxhinieri Azmer Dulevic.

Duhet theksuar se këtu problemi nuk janë bizneset private që kanë shfrytëzuar hapësirat, por të çarat e ligjit dhe favorizimet klienteliste.

“Me parqe fotovoltaike deri në 2 megavat këto bëhen për një arsye se këto që janë deri në dy mega kanë një tarifë të caktuar nga ERE që është 100 euro për megavat, tarifë e miratuar nga ERE. Kjo është një problematikë, dhënia është një person juridik që ka ndarë një park eolik që mund ta ketë 30 mega e ka ndarë me nga dy mega për të përfituar tarifën 100 euro/megavat”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

“Në këto raste nëse do ta themi në gjuhën popullore bankat luten për të kredituar një kompani e cila ka marrë një licencë për të ndërtuar një park fotovoltaik 2, 10 apo më shumë megavat dhe ka garanci që këtë energji elektrike do t’ia shesë shtetit shqiptar. Problemi nis për ata investitorë të cilët do të duhet më pas që të dalin në tregun e lirë dhe do të duhet ta gjejnë ata se ku do ta shesin energjinë elektrike”, u shpreh gazetari Emirjon Senja.

Një analizë më e thelluar e pasqyrave financiare të deklaruara tregon se një pjesë e madhe e këtyre kompanive rezultojnë me humbje, çka shton dyshimet mbi qëndrueshmërinë e tyre ekonomike në raport me projektet e licencuara.

“Ty të duhet të deklarosh të paktën një kapacitet të tillë financiar për të përballuar një investim që është mesatarisht 1 mln euro për një megavat të instaluar”, u shpreh gazetari Emirjon Senja.

Në Ligjin nr. 24 të vitit 2023 për energjinë e rinovueshme shumë mekanizma kyç si skemat e mbështetjes, kriteret e ankandeve dhe përzgjedhja e fituesve nuk janë të detajuara. Ato lihen në dorë të akteve nënligjore dhe institucioneve si Enti Rregullator i Energjisë. Në praktikë kjo do të thotë: kush ka lidhje dhe informacion më të mirë mund të përfitojë. Nuk është garë e drejtë, është lojë e ndikimit. Modeli me ankande favorizon projektet e mëdha.

“Ka problematikë shumë të madhe edhe në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike, transmetimit në pjesën e shpërndarjes që i takon kompanisë së shpërndarjes”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

Një bum investimesh në fotovoltaikë pritet të shtojë ndjeshëm sasinë e energjisë së prodhuar, duke ndryshuar strukturën tradicionale të tregut energjetik. Kontratat e nënshkruara për një afat të gjatë duke fiksuar çmimin pa rishikime rrezikon që shteti të rezultojë me humbje.

“Kur çmimi i energjisë në bursë është 15 euro megavati këto nuk ndikohen fare nga çmimi i bursës dhe ti je i detyruar nga taksat tona do t’ia blesh sa e ke bërë kontratën 20, 25, 50, 70 apo edhe 100 euro megavati për 10, 15 apo 20 vite dhe këtu është ajo që duhet parë te pjesa e licencimit dhe e kritereve”, u shpreh Azmer Dulevic, inxhinier.

ERE: kontratat me çmim të fiksuar për një periudhë shumëvjeçare janë instrument i skemave mbështetëse për prodhuesit me synim rritjen e sigurisë së të ardhurave dhe mundësimin e rikuperimit të investimit brenda një afati të caktuar. Në këtë kuadër roli i ERE-së lidhet me zbatimin e kuadrit ligjor dhe miratimin e kushteve të përgjithshme dhe elementeve rregullatore përkatëse, ndërsa dizajni i skemës mbështetëse trajtohet në kuadër të politikave publike.

Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal.

Dhënia me qira e pasurive shtetërore në Shqipëri rregullohet nga Ligji për Ankandin Publik dhe vendimet e posaçme të Këshillit të Ministrave që përcaktojnë procedurat, kriteret dhe detyrimin për transparencë përmes publikimit zyrtar.

Por përtej kornizës ligjore të dhënat zbulojnë një proces me përqendrim të lartë në pak duar. Ankandet kryesisht finalizohen pa konkurrim.

“Fotovoltaikët që ndërtohen në zonën kodrinore apo me fuqi të vogël nuk i nënshtrohen një vlerësimi të ndikimit në mjedis të thelluar, por kalojnë me një VPN paraprake e cila nuk merr në konsideratë të gjitha ndikimet”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi.

Nga viti 2015 deri në vitin 2024 bashkitë kanë shpallur 750 procedura për dhënien me qira të pasurive publike. Në total rreth 6 350 hektarë tokë publike kanë kaluar në përdorim privat. Viti 2024 shënon kulmin me mbi 2 300 hektarë të dhëna për privatët.

Procesi dominohet nga një numër i kufizuar bashkish. Vetëm pesë prej tyre kontrollojnë rreth 60% të gjithë sipërfaqes së dhënë me qira në rang kombëtar. Në krye qëndron Bashkia Poliçan ku pothuajse e gjithë toka e dhënë lidhet me projekte të energjisë së rinovueshme. Pas saj renditen Kruja, Elbasani, Kolonja dhe Devolli.

Përfitimet janë përqendruar në pak operatorë ekonomikë. Një kompani e vetme, ‘Delvina Solar’, ka siguruar mbi 1 150 hektarë tokë publike për projekte fotovoltaike. Pas saj renditen ‘AlbKalustyan’, ‘X One’, ‘Eco Group Tomorrica’ dhe ‘Kronos Konstruksion’.

“Pjesa perëndimore e vendit siç është edhe ultësira perëndimore e të gjithë Shqipërisë duhet të kuptojmë që kemi të bëjmë me korridoret më të rëndësishme të emigrimit të shpendëve. Fotovoltaikët mund të japin idenë që janë pellgje me ujë, mund të devijojnë nga fluturimi. Tjetërsimi i habitatit, ne shikojmë që mund të pastrohen zona të tëra, pastaj ka një rrethim që konsiderohet fragmentim i habitatit dhe nuk lejon lëvizshmërinë”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi.

Dhënia me qira e pronës shtetërore është një problematikë thelbësore që po e shoqëron procesin e lejeve të dhëna për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Shpesh përfitues të pronave që jepen pa ankand, pa garë reale, janë persona të lidhur me pushtetin.

Në zonën kadastrale 3358 në Fier janë dhënë 2 leje me kapacitet 2 megavat secila për subjektet “Amel Energy” dhe “Dion Energji”. Kompania e parë zotërohet nga Entela Sako, ndërsa ‘Dion Energji’ zotërohet 50 % nga Artan Sako dhe 50 % nga InvestALB & Konsulencë. Kjo e fundit në vetvete ka aksionerë Amantia Xhafajn dhe Ditjon Baboçin, përkatësisht vajza dhe dhëndri i vajzës tjetër i deputetit Fatmir Xhafaj. Përpos aksionerëve të familjes Sako, këto kompani i lidh edhe administratori i njëjtë, Elian Shena.

Këto projekte të lidhura me njerëz me pushtet kanë akses në mekanizmin e “blerjes së detyrueshme” të energjisë nga furnizuesi i Shërbimit Universal. Kjo u jep investitorëve siguri tregu pa harruar edhe favorizimet për tokat.

“Në vitet e fundit shikojmë një problematikë që në fakt është shqetësuese që paketa legjislative për mbrojtjen e natyrës shikojmë që ka tërheqje mbrapa, ka lehtësim të kushteve. Ndryshimet në ligje lejojnë… lejojnë ndërtime në zonat e mbrojtura”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi. /Marrë me shkurtime nga Top Channel

Etiketat: ebergjiuaemirjon senjaenergjia diellorefotovoltaikpark
Artikulli para

Mendoheshin të pashërueshme, por inteligjenca artificiale po ndihmon në trajtimin e një sërë sëmundjesh

Artikulli pas

Kumari, qeveria kërkon identifikimin e çdo bastexhiu në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie
Ekonomi

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie

12 Mars, 2026
Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman
Ekonomi

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

12 Mars, 2026
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Ekonomi

Kumari, qeveria kërkon identifikimin e çdo bastexhiu në Shqipëri

12 Mars, 2026
Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi
Ekonomi

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

11 Mars, 2026
Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut
Ekonomi

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

11 Mars, 2026
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet
Ekonomi

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026
Artikulli pas
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Kumari, qeveria kërkon identifikimin e çdo bastexhiu në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Croatia Airlines modernizon flotën e avionëve me Airbus A220
Aviacion

Croatia Airlines modernizon flotën e avionëve me Airbus A220

Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
0

Croatia Airlines ka hequr nga përdorimi avionin e saj të dytë Dash 8 Q400 me 72 vende, në kuadër të...

Lexo të plotë
Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

8 Tetor, 2025
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore

12 Janar, 2026
Kërkohen punonjës me paga deri 250 000 lekë në bregdet

Kërkohen punonjës me paga deri 250 000 lekë në bregdet

27 Qershor, 2025
“Shkërmoqet” Lira Turke, humb 95% të vlerës ndaj dollarit amerikan gjatë viteve të fundit

“Shkërmoqet” Lira Turke, humb 95% të vlerës ndaj dollarit amerikan gjatë viteve të fundit

15 Gusht, 2025

Të Fundit

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie

12 Mars, 2026
Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

12 Mars, 2026
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Kumari, qeveria kërkon identifikimin e çdo bastexhiu në Shqipëri

12 Mars, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

12 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr