• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fitimet operative të BMW ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke shënuar nivelin më të ulët që nga pandemia e Covid-19, ndërsa prodhuesi gjerman i automjeteve u përball me konkurrencë të fortë në tregun kinez dhe me presion nga tarifat tregtare ndërkombëtare.

Sipas të dhënave financiare të publikuara nga kompania, fitimi para interesave dhe taksave (EBIT) ra me 11.5% duke zbritur në 10.2 miliardë euro, nga 11.5 miliardë euro që ishte një vit më parë.

Fitimi neto shënoi një rënie prej rreth 3%, duke arritur në 7.5 miliardë euro, ndërsa të ardhurat totale u tkurrën me 6.3% në rreth 133.5 miliardë euro.

Goditjen më të madhe e mori segmenti kryesor i automjeteve, ku marzhi i fitimit operativ zbriti në 5.3%. Ky është një nga nivelet më të dobëta të viteve të fundit dhe shumë më poshtë se objektivi prej 8% deri në 10% që kishte vendosur vetë kompania.

Një nga faktorët kryesorë që ndikuan në këtë rënie ishin tarifat tregtare. Detyrimet doganore amerikane për importet, si dhe tarifa e Bashkimit Europian për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë që prek markën Mini të BMW, ulën marzhet me rreth 1.5 pikë përqindje gjatë vitit.

Drejtori financiar i kompanisë, Walter Mertl, u shpreh se pa këtë barrë tarifash, BMW do të kishte shënuar rritje të fitimeve gjatë vitit 2025.

Megjithatë, pavarësisht performancës më të dobët financiare, kompania arriti të dorëzojë rreth 2.46 milionë automjete në mbarë botën, një rritje e lehtë prej 0.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja më e fortë e shitjeve u regjistrua në Europë, ku për herë të parë që nga periudha para pandemisë u tejkalua kufiri i një milion automjeteve të shitura. Në Shtetet e Bashkuara, dërgesat u rritën me rreth 5%.

Ndryshe paraqitet situata në Kinë, tregu më i madh i vetëm për BMW, ku shitjet ranë me më shumë se 12%. Konkurrenca e fortë nga prodhuesit lokalë kinezë ka goditur ndjeshëm performancën e kompanisë në këtë treg.

Ndërkohë, segmenti i automjeteve të elektrifikuara vazhdon të rritet. Gjatë vitit të kaluar BMW dorëzoi më shumë se 640 mijë automjete të elektrifikuara në nivel global, që përbëjnë rreth 26% të shitjeve totale. Vetëm automjetet plotësisht elektrike përbënin rreth 18% të totalit.

Edhe marka sportive BMW M arriti një rekord të ri, me mbi 213 mijë automjete të dorëzuara gjatë vitit.

Një nga shtyllat kryesore të strategjisë së ardhshme të kompanisë është arkitektura e re e automjeteve e quajtur “Neue Klasse”. Sipas BMW, kjo platformë e re do të përshpejtojë zhvillimin e elektromobilitetit dhe do të integrojë teknologji të reja në të gjithë gamën e modeleve. Platforma po debutohet me modelin e ri BMW iX3.

Për vitin 2026 kompania parashikon një perspektivë të kujdesshme. BMW pret që marzhi operativ në segmentin e automjeteve të lëvizë mes 4% dhe 6%, ndërsa tarifat tregtare pritet të ulin marzhet me rreth 1.25 pikë përqindje.

Po ashtu, kompania parashikon një rënie të moderuar të mëtejshme të fitimeve para taksave gjatë vitit 2026.

Drejtori ekzekutiv Oliver Zipse theksoi se strategjia e kompanisë mbetet e pandryshuar.

“Ne kemi vendosur drejtimin e duhur në vitet e fundit dhe nuk kemi nevojë të ndryshojmë kursin strategjik. Në këtë mënyrë mund ta mbajmë kompaninë në rrugën e suksesit afatgjatë”, deklaroi ai.

Rënie fitimesh raportoi edhe Daimler Truck. Grupi gjerman njoftoi se fitimi operativ i rregulluar për vitin 2025 ra me 19% në 3.78 miliardë euro, ndërsa të ardhurat nga aktiviteti industrial u tkurrën me 10% duke zbritur në 45.9 miliardë euro.

Fitimi për aksion ra me 30% në 2.56 euro, ndërsa dividenti u mbajt në nivelin 1.90 euro për aksion.

Goditja më e fortë erdhi nga tregu i Amerikës së Veriut, ku shitjet e kamionëve ranë me 26% duke zbritur në 141,814 njësi, si pasojë e kërkesës së dobët për transport mallrash dhe ndikimit të politikave tregtare amerikane.

Megjithatë, jo të gjitha segmentet shënuan rënie. Divizioni Daimler Buses arriti nivelin më të lartë të përfitueshmërisë në historinë e tij, me një marzh fitimi prej 10% dhe një rritje të EBIT me 39% në 599 milionë euro.

Edhe Mercedes-Benz Trucks arriti të mbajë shitjet pothuajse në të njëjtin nivel në Europë, duke dhënë sinjale se rënia e kërkesës në tregun europian mund të ketë arritur fundin e saj.

Drejtuesja e kompanisë Karin Rådström theksoi se momentumi operacional dhe rritja e biznesit në sektorin e mbrojtjes, përfshirë një porosi prej 7 mijë kamionësh Mercedes-Benz Zetros nga ushtria franceze, tregojnë se strategjia e ripozicionimit të kompanisë po fillon të japë rezultate. /euronews.com

Artikulli para

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie

Artikulli pas

Frikë nga raketat e Iranit, Gulf Air zhvendos avionët nga aeroportet në Gjirin Persik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tensionet në Gjirin Persik, SHBA ndërhyn për të stabilizuar tregun e naftës
Ekonomi

Tensionet në Gjirin Persik, SHBA ndërhyn për të stabilizuar tregun e naftës

12 Mars, 2026
Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, forcohen dollari dhe paundi, bie euro

12 Mars, 2026
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie
Ekonomi

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tregjet globale në rënie

12 Mars, 2026
Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman
Ekonomi

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

12 Mars, 2026
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Ekonomi

Kumari, qeveria kërkon identifikimin e çdo bastexhiu në Shqipëri

12 Mars, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

12 Mars, 2026
Artikulli pas
Frikë nga raketat e Iranit, Gulf Air zhvendos avionët nga aeroportet në Gjirin Persik

Frikë nga raketat e Iranit, Gulf Air zhvendos avionët nga aeroportet në Gjirin Persik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

iPhone 17 Pro Max, Apple prezanton një ndër telefonat më të shtrenjtë në treg
Uncategorized

iPhone 17 Pro Max, Apple prezanton një ndër telefonat më të shtrenjtë në treg

Nga Editor
21 Shtator, 2025
0

Në vitin 2017, klientët kritikuan idenë e një iPhone që do të kushtonte 1,000 dollarë. Sot, disa blerës mund të...

Lexo të plotë
Media dhe audienca përballë rrezikut të dezinformimit të sofistikuar nga Inteligjenca Artificiale

Media dhe audienca përballë rrezikut të dezinformimit të sofistikuar nga Inteligjenca Artificiale

6 Gusht, 2025
Greqia planifikon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Greqia planifikon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

3 Shkurt, 2026
Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike

Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike

5 Tetor, 2025
Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

12 Mars, 2026
Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin

Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin

12 Mars, 2026
Tensionet në Gjirin Persik, SHBA ndërhyn për të stabilizuar tregun e naftës

Tensionet në Gjirin Persik, SHBA ndërhyn për të stabilizuar tregun e naftës

12 Mars, 2026
Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot

Kursi i këmbimit valutor, forcohen dollari dhe paundi, bie euro

12 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr