Shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili u përfshi në një seri akuzash për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike.
Mbi të rëndojnë akuzat për mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër.
Sipas informacionit të bërë publik, pretendohej se Goriçi kishte lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme nga një subjekt privat, i lidhur familjarisht me të.















