Kryeministri Edi Rama, me podcastin e tij “Flasim”, komentoi sërish Bordin e Transparencës. Sipas tij, Bordi nuk vendoss çmime arbitrarisht, por vetëm mbikqyr.
“Në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve, Bordi e reflektoi menjëherë në uljen e çmimeve në vend! Ajo që është e rëndësishme është se ky mekanizëm lidh çmimet në Shqipëri me ato në arenën ndërkombëtare, jo me vendime të njëanshme të operatorëve vendas”, deklaroi kreu i qeverisë, duke theksuar se Bordi ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht në tregun ndërkombëtar dhe nga ana tjetër abuzimit. Bordi nuk vendos çmimin arbitrarisht, thjesht dhe vetëm mbikëqyr”, deklariu kryeministri. /skyweb.al















