Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”. Lajmi është njoftuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ky vendim vlerëson rëndësinë historike, arkitekturore dhe urbanistike të qytetit, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Sipas ministrit, kjo masë jo vetëm që ruan identitetin historik dhe kulturor të Delvinës, por edhe nxit zhvillimin e turizmit kulturor, mbështet ndërhyrjet restauruese dhe rrit ndërgjegjësimin publik mbi vlerën e trashëgimisë kulturore si një aset kombëtar të çmuar.
“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar”, shkruan Gonxhja. /skyweb.al
















