• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe, kush është kreu i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
0
I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe, kush është kreu i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Skënder Hita është emëruar në krye të Policisë së Shtetit për një mandat 5-vjeçar, duke u konsideruar një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e uniformave blu.

Hita është pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2001, pasi përfundoi Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, dhe gjatë karrierës së tij ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh ndërkombëtare, të mbështetura nga USAID, Bashkimi Europian dhe agjenci ligjzbatuese në vende si Turqia dhe Britania e Madhe.

Në vitin 2011 ai u vlerësua për menaxhimin e vendit të ngjarjes nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI në SHBA, ndërsa në vitin 2019 mori çmim në Budapest për hetimet kundër trafikimit të armëve të zjarrit.

Në vitin 2022, Hita përfundoi me rezultate të larta programin për ngritjen në detyrë, duke marrë gradën “Drejtues i Parë”, ndërsa së fundmi ka ndjekur programin “EU Business Law” në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 2023–2024.

Karriera e tij në Policinë e Shtetit përfshin një sërë rolesh drejtuese në disa qarqe të vendit. Ai e ka nisur si inspektor krimesh në komisariate të Tiranës, për t’u ngjitur më pas në detyra të ndryshme drejtuese në strukturat e luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit financiar.

Në vitin 2013 mbajti detyrën e shefit të njësisë në Forcën e Posaçme Operacionale, ndërsa në vitin 2015 u emërua zv/drejtor për krimet në Policinë e Qarkut Fier. Më pas ka ushtruar këtë funksion edhe në qarqet Lezhë, Elbasan, Tiranë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Në vitin 2021 ai u emërua drejtor i Policisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2022 mori drejtimin e Policisë së Dibrës. Pas rreth dy vitesh në këtë detyrë, Hita u transferua në krye të Policisë së Durrësit.

Gjatë drejtimit të strukturave në Durrës janë zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë rastin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi në hetimin e disa krimeve në disa qytete të vendit, si dhe vrasjen e Pëllumb Metës në Shënvlash.

Që nga nëntori i vitit 2024, Skënder Hita mbante detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, ndërsa më herët ai ishte përmendur edhe si një nga kandidatët kryesorë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Emërimi i tij në krye të Policisë së Shtetit vjen në një moment kur struktura e rendit përballet me sfida të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe rritjen e standardeve të sigurisë në vend. /skyweb.al

Etiketat: skender hitaj
Artikulli para

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Artikulli pas

Safe Journalists: Gazetarët nuk janë fajtorë për mungesën e sigurimeve, përgjegjësia është e shtetit dhe punëdhënësve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba
Aktualitet

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

30 Mars, 2026
“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Safe Journalists: Gazetarët nuk janë fajtorë për mungesën e sigurimeve, përgjegjësia është e shtetit dhe punëdhënësve

Safe Journalists: Gazetarët nuk janë fajtorë për mungesën e sigurimeve, përgjegjësia është e shtetit dhe punëdhënësve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kanadaja drejt vendimit ekstrem: Zëvendësim i avionëve F-35 amerikan me Saab Gripen suedez
Aviacion

Kanadaja drejt vendimit ekstrem: Zëvendësim i avionëve F-35 amerikan me Saab Gripen suedez

Nga SkyWeb
14 Shkurt, 2026
0

Kanadaja po rihap në heshtje një debat që dukej i mbyllur për flotën e saj të avionëve luftarakë, duke vënë...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi

Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi

1 Nëntor, 2025
Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

14 Dhjetor, 2025
Lufta e çmimeve në ilaçet për dobësim po trondit modelin e biznesit të BIG-ëve të farmaceutikës

Lufta e çmimeve në ilaçet për dobësim po trondit modelin e biznesit të BIG-ëve të farmaceutikës

7 Shkurt, 2026
Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

15 Qershor, 2025

Të Fundit

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

30 Mars, 2026
Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

30 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

G7 zotohet të mbrojë botën nga çmenduria e çmimeve të karburanteve, cili është plani

30 Mars, 2026
“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit

“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr