Dokumenti përmban të dhëna të detajuara për çdo institucion arsimor, përfshirë vendndodhjen, numrin e kamerave, koordinatat dhe numrin e nxënësve, duke treguar përmasat reale të ndërhyrjes në ambientet shkollore sipas vna.al.
Shkollat e përfshira në këtë fazë të projektit janë:
- 9-vjeçare “Fan Noli” – Rr. Qemal Stafa – 11 kamera – 1125 nxënës
- E mesme Teknike-Ekonomike – Rr. Myrtezim Këllici – 19 kamera – 600 nxënës
- 9-vjeçare “Marie Logoreci” – Rr. Ali Shefqeti – 12 kamera – 478 nxënës
- E mesme “Aleks Buda” – Rr. Gjergj Legisi, Laprakë – 20 kamera – 700 nxënës
- 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” – Rr. Tre Dëshmorët – 20 kamera – 1460 nxënës
- E mesme profesionale Kamëz – Rr. Montreal – 17 kamera – 1540 nxënës
- 9-vjeçare “Ramazan Jarani” – Rr. Selaudin Bekteshi – 17 kamera – 478 nxënës
- E mesme profesionale “Karl Gega” – Rr. Bedri Karapici – 30 kamera – 857 nxënës
- E mesme “Ibrahim Rugova” – Bulevardi “Nën Tereza”, Kamëz – 23 kamera – 1116 nxënës
- E mesme “Isa Boletini” – Unaza e Madhe, Paskuqan – 22 kamera – 410 nxënës
- E mesme “Qemal Stafa” – Rr. e Durrësit – 31 kamera – 1300 nxënës
- 9-vjeçare “Ahmet Gashi” – Rr. Dritan Hoxha – 14 kamera – 893 nxënës
- 9-vjeçare “Gjon Buzuku” – Rr. Kahreman Ylli – 17 kamera – 870 nxënës
- E mesme “Partizani” – Rr. e Dibrës – 12 kamera – 582 nxënës
- 9-vjeçare “Bajram Curri” – Rr. Niko Avrami – 22 kamera – 482 nxënës
- 9-vjeçare “Avni Rustemi” – Rr. e Bogdanëve – 24 kamera – 752 nxënës
- 9-vjeçare “Jeronim De Rada” – Rr. e Durrësit 18 – 13 kamera – 710 nxënës
- 9-vjeçare “Vaçe Zela” – Rr. Eshref Frashëri – 15 kamera – 502 nxënës
- E mesme “Petro Nini Luarasi” – Rr. Sami Frashëri – 19 kamera – 1022 nxënës
- 9-vjeçare “Hoxha Tahsin” – Rr. Hoxha Tahsim 95 – 17 kamera – 635 nxënës
Implementimi i projektit po kryhet nga kompania “Presight AI”, pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas një investigimi të BIRN, kjo kompani ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve të saj me kompani kineze.
Projekti “Smart City” është shoqëruar me debat publik dhe kundërshti nga ekspertë të të drejtave digjitale, të cilët paralajmërojnë për rreziqe ndaj privatësisë së qytetarëve, për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave në shkallë të gjerë.
Nga ana tjetër, institucionet shtetërore e kanë mbrojtur projektin, duke deklaruar se ai synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e krimit përmes teknologjisë së avancuar.
Fillimisht i konceptuar me një kosto prej 60 milionë dollarësh, projekti është zgjeruar më pas duke dyfishuar vlerën, çka e kthen atë në një nga investimet më të mëdha në sistemet e survejimit urban në Shqipëri.















