• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
0
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Share on FacebookShare on WhatsApp
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar për herë të parë pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar, si dhe pas mungesës së saj në seancën ku u votua për mbrojtjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim të gjatë publik, Spiropali nuk përmend drejtpërdrejt emra, por përdor tone kritike, duke folur për një realitet ku, sipas saj, po normalizohet “arroganca e pastër” dhe ku “frika ndihet”, çka lë të kuptohet për tensione të brendshme në radhët e mazhorancës.

Ajo thekson se heshtja e saj deri më tani nuk është tërheqje, por një qëndrim i vetëdijshëm për reflektim, duke nënvizuar se situata shkon përtej një përplasjeje personale dhe lidhet me mënyrën se si funksionon politika dhe pushteti.

“Nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme”, shprehet Spiropali në reagimin e saj.

Sipas saj, ky model krijon një kulturë ku bindja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur, ku rëndësi ka përshtatja dhe jo vlera.

Spiropali paralajmëron se në një klimë të tillë, debati nuk zhduket, por shtypet, duke krijuar tension të akumuluar, ndërsa meritokracia përmendet si parim, por nuk funksionon më si praktikë reale.

Ajo ndalet edhe te roli i frikës në këtë klimë politike, duke theksuar se ajo nuk shpallet hapur, por ndihet dhe ndikon në mënyrën se si njerëzit shprehen dhe veprojnë.

“Njerëzit mësohen të masin fjalët, jo për nga vërtetësia, por për nga pasojat”, shkruan ajo, duke shtuar se në këto kushte liria zbehet dhe reduktohet në një dëshirë më shumë sesa në një praktikë të përditshme.

Në fund të reagimit, Spiropali sjell edhe një reflektim më të gjerë mbi standardet europiane, duke theksuar se Europa nuk është një narrativë për t’u përdorur në diskurs, por një sistem vlerash që kërkon përputhje mes fjalës dhe praktikës.

“Fitorja nuk merret, ajo provohet. Meritohet kur njerëzit të besojnë nga bindja, jo nga frika”, përfundon ajo, duke lënë të hapur interpretimin mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste.

Reagimi i plote i Elisa Spiropalit

Ka ditë që në emisione dhe forume flasin për mua, me një siguri që shpesh nuk vjen nga njohja, por nga nevoja për ta mbushur boshllëkun me versione.

Zërat shtohen, interpretimet shumëfishohen, ndërsa ajo që mungon është qetësia për të kuptuar se jo çdo gjë që ndodh kërkon një rrëfim të menjëhershëm publik.

Heshtja ime nuk është mungesë përgjigjeje, është një kufi i vendosur mes asaj që duhet thënë dhe asaj që duhet kuptuar, sepse në një kohë kur gjithçka kërkon të shpjegohet, rrezikojmë të humbasim kuptimin e vetë përgjegjësisë.

Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore.

Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen.

Në këtë rrjedhë, fitorja fillon të humbasë përmbajtjen e saj morale dhe reduktohet në rezultat, ndërsa besimi që e legjitimon atë dobësohet në mënyrë të padukshme. Dhe kur iluzioni zëvendëson reflektimin, atëherë edhe dinjiteti fillon të trajtohet si një element i negociueshëm, i varur nga momenti dhe nga pozicioni, jo si një vlerë që qëndron përtej pushtetit.

Këtu fillon edhe heshtja e debatit, jo si mungesë mendimesh, por si mungesë hapësire për t’i vënë në jetë. Sepse debati nuk zhduket, ai shtypet, dhe kur shtypet, nuk krijon qetësi, por grumbullim të padukshëm tensioni. Dhe pikërisht aty ku debati zëvendësohet nga dakordësia e heshtur, meritokracia fillon të përmendet si parim, por nuk funksionon më si praktikë, sepse ajo kërkon një drejtësi që nuk pranon kompromise me rehatinë e pushtetit.

Në këtë klimë, frika nuk ka nevojë të shpallet për të ekzistuar, ajo ndihet, shpërndahet në mënyrë të heshtur dhe bëhet pjesë e një rendi të ri ku njerëzit mësohen të masin fjalët, jo për nga vërtetësia, por për nga pasojat. Dhe kur kjo ndodh, liria humbet karakterin e saj si ushtrim i përditshëm dhe reduktohet në një dëshirë që përmendet më shumë sesa praktikohet. Kjo është ndoshta forma më e rafinuar e kufizimit, kur liria nuk ndalohet, por zbehet.

Ndërkohë, Europa mbetet referencë e përhershme në diskurs, një fjalë që përdoret për të legjitimuar çdo drejtim.

Europa nuk është një narrativë për t’u cituar, por një rend vlerash që kërkon përputhje, dhe çdo distancë mes fjalës dhe praktikës e bën këtë referencë të zbrazët. Në këtë pikë, politika përballet me një pyetje që nuk mund ta shmangë: a jemi duke ndërtuar një sistem që prodhon përgjegjësi apo një sistem që e justifikon dhe riprodhon veten?

Fitorja nuk merret, ajo provohet.

Meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika, por të besojnë nga bindja, dhe kur largohesh, mbetet respekti, jo vetëm rezultati.

Prandaj, nuk kam folur për veten, sepse kjo nuk është një histori që fillon dhe mbaron me një individ. Është një pasqyrë e një kohe që kërkon më shumë reflektim se reagim. Dhe ndoshta, në një moment kur gjithçka kërkon zë, heshtja bëhet forma më e fortë e fjalës, sepse ajo nuk i nënshtrohet menjëhershmërisë, por i jep kohë të vërtetës të marrë formë./skyweb.al

Etiketat: edi ramaelisa spiropali
Artikulli para

SPAK kontroll në vilën luksoze në Green Coast, dyshohet se i përket Mirlinda Karçanajt: E kishte ngjitur me vilën e Ergys Agasit

Artikulli pas

Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit
Aktualitet

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë
Aktualitet

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
0

Një incident i rëndë është shënuar këtë të martë në ambientet e një zyre elektorale të Partisë Socialdemokrate PSD të...

Lexo të plotë
Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

23 Shkurt, 2026
Kërkesa e lartë në sezonin veror shtrenjton me 55% çmimet e AirBNB në Greqi

Kërkesa e lartë në sezonin veror shtrenjton me 55% çmimet e AirBNB në Greqi

24 Maj, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24 Gusht, 2026
“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

4 Tetor, 2025

Të Fundit

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr