• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 7 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

Editor Nga Editor
7 Prill, 2026
në Turizëm
A A
0
“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një eksperte turizmi ka zbuluar një destinacion të ri turistik, jo shumë larg Britanisë së Madhe, i cili është i përballueshëm, nuk kërkon të bëni një udhëtim të gjatë, por që ofron përvoja të paharrueshme, shkruan e përditshmja britanike “Express”.

Turistët britanikë – të cilët janë në kërkim të alternativave që ofrojnë pushime verore me buxhet të kufizuar – po heqin dorë nga destinacionet e shtrenjta dhe po zgjedhin vendpushime më të përballueshme.

Helen Rolph, një eksperte e udhëtimit në “Quotezone”, ka zbuluar një vend më afër se Maldivet – që ofron përvoja të paharrueshme – me çmime të arsyeshme dhe pa qenë nevoja të bëni një udhëtim të gjatë.

Kjo vjen pasi çmimet e fluturimeve u rritën me 30,2% verën e kaluar, duke e bërë udhëtimin ndërkontinental të papërballueshëm për shumë turistë.

Ujërat bruz dhe plazhet me rërë të Shqipërisë përgjatë bregdetit Jon ofrojnë një arratisje luksoze dhe relaksuese të ngjashme me Maldivet – por udhëtimi në vendin e bukur mesdhetar zgjat vetëm disa orë.

Riviera jugore, në veçanti ofron një det të pastër dhe peizazhe të mrekullueshme – që e bëjnë atë një alternativë ideale – pa qenë nevoja pë të kryer fluturime të gjata.

Fluturimi drejt Shqipërisë zgjat më pak se tre orë nga Londra, krahasuar me udhëtimin në Maldive – që shkon deri në 12 orë.

Biletat vajtje-ardhje për në Maldive zakonisht variojnë nga 600 deri në 1200 paund, ndërsa ato për në Shqipëri janë mes 100 dhe 130 paund.

Shqipëria po tërheq turistë nga e gjithë bota falë peizazheve të saj mahnitëse.

Qoftë duke bërë ecje në shtigjet e njohura në verë apo duke ekploruar Alpet në dimër, Shqipëria është një alternativë spektakolare për adhuruesit e natyrës, duke ofruar një ndjenjë aventure pa kryer një udhëtim të gjatë.

Ndërkohë, Riviera Shqiptare ofron një verë të nxehtë dhe peizazhe mbresëlënëse, duke e bërë atë ideale për një përvojë të stilit “Karaibe” dhe për pushime të qeta vetëm disa orë larg.

Këtu mund të shijoni vendpushime mahnitëse – që të çojnë drejtpërdrejt në plazhe të pastra.

Me pasigurinë e udhëtimeve ndërkombëtare në këtë moment, eksplorimi i destinacioneve të bukura më afër Britanisë së Madhe mund të duket si një zgjedhje më e sigurt.  veçanërisht për turistët që duan të mbrojnë financat e tyre përballë rrezikut të anulimeve të paparashikueshme.

Evropa ka shumë peizazhe të mrekullueshme me verë me diell, kulturë të pasur, histori dhe njerëz miqësorë – gjithçka për të cilën njerëzit zakonisht zgjedhin të udhëtojnë larg. Fatmirësisht për turistët britanikë shumë nga këto vende janë vetëm disa orë larg.

Etiketat: shqiperia
Artikulli para

EKSKLUZIVE/ Dallandyshe Bici, dy orë në SPAK për vilën e Ergys Agasit, zgjerohen hetimet pas skandalit AKSHI

Artikulli pas

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?
Turizëm

The Telegraph: Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për pushime

6 Prill, 2026
Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri këtë verë
Aviacion

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

6 Prill, 2026
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët
Fokus

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026
TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën
Turizëm

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

4 Prill, 2026
A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet
Ekonomi

A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet

4 Prill, 2026
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur
Turizëm

“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

3 Prill, 2026
Artikulli pas
Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Universi ekziston prej një kombinimi perfekt konstantesh, jeta do të ishte e pamundur nëse do të ndryshonte diçka e vogël
Aktualitet

STUDIMI/ Universi ekziston prej një kombinimi perfekt konstantesh, jeta do të ishte e pamundur nëse do të ndryshonte diçka e vogël

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
0

Një kërkim i ri ka rikthyer në qendër të debatit shkencor idenë se jeta nuk do të ekzistonte nëse universi...

Lexo të plotë
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

5 Qershor, 2025
Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes

9 Mars, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

TABELA/ Ulen ndjeshëm, sa do të jenë komisionet për transfertat e parave

21 Shtator, 2025
Veliaj jashtë! Balluku brenda! “Trashëgimtarët” shkëmbejnë sot vendet

Veliaj jashtë! Balluku brenda! “Trashëgimtarët” shkëmbejnë sot vendet

31 Tetor, 2025

Të Fundit

Ironizon Korreshi: U mblodhëm për t’i qarë hallin Mirlindës, por doli me vilë në Palasë

Ironizon Korreshi: U mblodhëm për t’i qarë hallin Mirlindës, por doli me vilë në Palasë

7 Prill, 2026
Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

7 Prill, 2026
“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

7 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ Dallandyshe Bici, dy orë në SPAK për vilën e Ergys Agasit, zgjerohen hetimet pas skandalit AKSHI

EKSKLUZIVE/ Dallandyshe Bici, dy orë në SPAK për vilën e Ergys Agasit, zgjerohen hetimet pas skandalit AKSHI

7 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr