• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

Editor Nga Editor
4 Prill, 2026
në Turizëm
A A
TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për dekada me radhë, kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë ka qenë një vijë që ndante dy botë të ndryshme, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Në prill të vitit 2026, kjo vijë është shndërruar zyrtarisht në një urë. Në një hap historik që pritet të riformësojë turizmin në Evropën Juglindore, Federata e Shoqatave Helenike të Agjencive Turistike dhe të Udhëtimit dhe Unioni i Turizmit Shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Athinë.

Marrëveshja, e lidhur edhe me kontributin e Rrahman Kasës, kryetari i Unionit Turistik, Ceo & themelues i “Happy Tours Group”, hap rrugën për paketa të përbashkëta turistike dhe itinerare ndërkufitare, duke u dhënë turistëve mundësinë të përjetojnë historinë e lashtë të Greqisë dhe bukurinë natyrore në zhvillim të Shqipërisë në një udhëtim të vetëm dhe të pandërprerë.

Rritja e “Rivierës Ballkanike”

Në qendër të këtij bashkëpunimi është zhvillimi i itinerareve përgjatë bregdetit Jon. Imagjinoni ta nisni mëngjesin me një kafe greke në hijen e fortesave veneciane të Korfuzit dhe të mbyllni ditën duke parë perëndimin mbi burimin magjik të “Syrit të Kaltër” në jug të Shqipërisë.

Deri në vitin 2025, Shqipëria regjistroi rreth 12,5 milionë vizitorë ndërkombëtarë, duke kaluar nga një “perlë e fshehur” në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Ndërkohë, Greqia – një destinacion global i turizmit – po përdor eksperiencën e saj për të ndihmuar fqinjën të rritet, ndërsa u ofron vizitorëve një eksperiencë të re – një aventurë mesdhetare në dy shtete.

Çfarë përfiton turisti?

Partneriteti strategjik përqendrohet në masa konkrete për ta bërë udhëtimin më të lehtë.

Agjencitë turistike do të ofrojnë paketa “dy destinacione në një”. Për shembull, një udhëtim 10-ditor me pesë ditë në rajonin e Epirit dhe pesë ditë në qytetet e mbrojtura nga UNESCO si Berati dhe Gjirokastra.

Do të thjeshtohen procedurat për grupet turistike, duke reduktuar pritjet dhe burokracitë në kufi.

Riviera joniane dhe jugu i Shqipërisë po identifikohen si një destinacion i nivelit botëror për aventurë dhe eksplorim.

Lidhjet ajrore: Një dimension i ri

Një faktor kyç i kësaj marrëveshjeje është zgjerimi i fluturimeve. Në vitin 2026, linjat ajrore “SKY express” dhe “Aegean Airlines” kanë shtuar ndjeshëm fluturimet, me linja direkte nga Tirana dhe Athina disa herë në javë, si dhe me lidhje të reja me Kretën.

Kjo e kthen Athinën në një portë strategjike për turistët nga Evropa, shtetet baltike apo Izraeli, të cilët mund të vizitojnë Akropolin e Athinës dhe më pas të fluturojnë për vetëm një orë drejt Tiranës.

Mikpritja si urë kulturore

Përtej përfitimeve ekonomike, thelbi i kësaj marrëveshjeje qëndron te kultura e përbashkët e mikpritjes. Në Greqi ajo njihet si “filoxenia”, ndërsa në Shqipëri si “besa” – një traditë e lashtë që garanton mikpritje dhe respekt për vizitorin e huaj.

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, theksoi se kjo marrëveshje hap perspektiva të reja për paketa të përbashkëta udhëtimi, duke ruajtur ndjesinë e ngrohtësisë njerëzore pavarësisht kalimit të kufirit.

Epiri në qendër të zhvillimit

Rajoni i Epirit pritet të jetë një nga përfituesit kryesorë të këtij bashkëpunimi. Afërsia me Shqipërinë e bën atë pikë kyçe për itineraret ndërkufitare, ndërsa qytete si Janina po shndërrohen në qendra rajonale turistike.

Një model për gjithë Ballkanin

Marrëveshja FedHATTA–ATU po shihet si një model për bashkëpunim më të gjerë në Ballkan.

Ndërsa turistët kërkojnë gjithnjë e më shumë përvoja autentike dhe “slow travel”, mundësia për të eksploruar dy kultura në një udhëtim të vetëm bëhet një avantazh i madh.

Ekspertët parashikojnë një rritje të ndjeshme të udhëtimeve rajonale deri në fund të vitit 2026.

Ky model nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e turistëve, por edhe me zhvillimin ekonomik, ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët dhe demonstrimin se bashkëpunimi rajonal mund të tërheqë vëmendjen e gjithë botës.

Artikulli para

Kriza e naftës po ndiqet nga shtrenjtimi i ushqimeve, FAO jep alarmin

Artikulli pas

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri
Turizëm

Revista britanike rekomandon Shqipërinë për një udhëtim ekskluziv pesëditor në verën e vitit 2027

16 Nëntor, 2026
Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

15 Nëntor, 2026
CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës
Turizëm

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

13 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublin

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublin

Të Përzgjedhura

Shtrenjtohen vizat për në SHBA
Aktualitet

Ambasada njofton ndryshimin e rregullave për vizat amerikane

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi...

Lexo të plotë
Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

27 Mars, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Shqiptarët po heqin dorë nga “Mercedesi”, mbi 1 milionë makina në rruget e vendit

8 Gusht, 2025
Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

21 Dhjetor, 2025
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

15 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr