• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë
Share on FacebookShare on WhatsApp
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shtyrë me 10 ditë afatin që i kishte vendosur Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e çuar atë deri më 6 prill. Vendimi vjen në një moment kur, sipas tij, negociatat mes palëve “po ecin shumë mirë”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se, me kërkesë të qeverisë iraniane, afati për veprime të mëtejshme, përfshirë edhe goditjet ndaj impianteve energjetike, është pezulluar deri në orën 20:00 sipas kohës lindore të SHBA-ve në datën 6 prill 2026.

Ai theksoi se bisedimet janë në vijim dhe kundërshtoi raportimet në media, të cilat i cilësoi si “lajme të rreme”, duke këmbëngulur se procesi negociues po zhvillohet në mënyrë pozitive.

Më herët, presidenti amerikan kishte paralajmëruar udhëheqësit iranianë që të hynin në negociata për t’i dhënë fund konfliktit, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm në rast refuzimi. Paralajmërimet erdhën në një kohë kur operacionet ushtarake të SHBA-ve dhe Izraelit janë intensifikuar ndjeshëm.

Izraeli ka deklaruar se ka eliminuar komandantin e forcave detare të Gardës Revolucionare iraniane, Alireza Tangsiri, së bashku me disa oficerë të tjerë të lartë, gjatë një sulmi në portin e Bandar Abbas. Goditje ajrore janë raportuar edhe në zonën e Isfahan, ku ndodhen baza të rëndësishme ushtarake dhe objekte bërthamore.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar pretendimet e Trump se po kërkon një marrëveshje dhe ka vijuar me sulme hakmarrëse në rajon. Shpërthime janë raportuar në Tel Aviv, Modi’in dhe Jerusalem, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite kanë ndërhyrë për të neutralizuar raketat.

Në deklarata të tjera, Trump ka kritikuar aleatët e NATO-s dhe e ka përshkruar Iranin si prodhues të “negociatorëve të shkëlqyer”, por “luftëtarë të dobët”, duke përsëritur se konflikti i nisur muajin e kaluar, sipas tij, është drejt përfundimit.

Ai ka theksuar gjithashtu se Irani ka mundësinë të heqë dorë nga ambiciet bërthamore dhe të ndjekë një rrugë të re, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA-të do të reagojnë me masa të ashpra.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz, u mbyll pothuajse plotësisht nga Irani në fillim të konfliktit, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës dhe luhatje të forta në tregjet ndërkombëtare.

Artikulli para

Korrupsioni te AKSHI shpartallon e-shtetin, prej një muaji black out të dhënash nga thesari: Ku shkojnë paratë?

Artikulli pas

Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

7 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Italia do të gjobisë shoferët që ecin shumë ngadalë

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

Të Përzgjedhura

Ku shkojnë valixhet e humbura në aeroport?
Aviacion

Ku shkojnë valixhet e humbura në aeroport?

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2026
0

Zhurma e rripit transportues vazhdon, pasagjerët e tjerë largohen, por valixhja juaj nuk shfaqet. Ky është momenti kur një udhëtim...

Lexo të plotë
Italia pritet të kalojë Greqinë si vendi me borxhin më të lartë në Eurozonë

Italia pritet të kalojë Greqinë si vendi me borxhin më të lartë në Eurozonë

12 Maj, 2026
Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

10 Shtator, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

S’ka ankesa, Emiljano Dusha “gëzon” tenderin e pajisjeve policore, raporti ekskluziv i Policisë së Shtetit me MSSC

7 Gusht, 2025
BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

10 Shtator, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr