• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Korrupsioni te AKSHI shpartallon e-shtetin, prej një muaji black out të dhënash nga thesari: Ku shkojnë paratë?

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Publikimi i të dhënave mbi pagesat dhe transaksionet e Thesarit është ndërprerë që prej datës 26 shkurt në faqet zyrtare të shtetit shqiptar, duke ngritur shqetësime serioze për transparencën e financave publike. Alarmi është ngritur nga Open Data Albania, e cila evidenton mungesën e aksesit në një nga instrumentet kryesore të monitorimit të shpenzimeve publike.

Sipas informacionit të publikuar, ndërprerja nuk lidhet me ndonjë vendim apo ndryshim të shpallur zyrtarisht në politikat e publikimit të të dhënave. Burimet e disponueshme e lidhin situatën me ndryshimet e shumta në stafin e teknologjisë së informacionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Stafi i ri, sipas të dhënave, nuk ka marrë ende plotësisht në dorë funksionet që lidhen me mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa ekziston rreziku që kjo situatë të zgjasë në kohë. Kjo krijon një precedent ku institucionet nuk përmbushin një nga detyrimet bazë, atë të garantimit të transparencës publike.

Sistemi i publikimit të të dhënave të Thesarit ka funksionuar për vite si një mekanizëm i konsoliduar, që u mundësonte qytetarëve dhe organizatave të interesuara të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme përdorimin e fondeve publike, institucionet që kryejnë pagesa dhe përfituesit e tyre.

Me ndërprerjen e këtij publikimi, publiku mbetet pa informacion mbi mënyrën se si po shpenzohen fondet, kush përfiton prej tyre dhe nëse këto pagesa kryhen në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies.

Në këto kushte, rritet edhe rreziku që përfitues të caktuar të shmangin kontrollin publik, në një moment kur mungon një sistem i hapur dhe i aksesueshëm për verifikimin e shpenzimeve.

Ndërprerja e transparencës në një sistem të institucionalizuar ngre pikëpyetje të forta mbi funksionimin e administratës dhe menaxhimin e financave publike, duke lënë të hapur diskutimin nëse bëhet fjalë për paaftësi administrative apo për një ndërprerje të qëllimshme të aksesit në të dhëna. /skyweb.al

Artikulli para

Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

Artikulli pas

Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Aktualitet

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

Të Përzgjedhura

Mbledhja e Grupit të PS, Rama merr fjalën:Kam dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove
Aktualitet

Mbledhja e Grupit të PS, Rama merr fjalën:Kam dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove

Nga Editor
24 Korrik, 2026
0

Në Pallatin e Brigadave ku po mbahet mbledhja e Grupit të PS, kryesocialisti Edi Rana tha se kishte me vete...

Lexo të plotë
Si u mbajtën “peng” për 90 minuta udhëtarët e Wizz Air nga Londra në Tiranë

Si u mbajtën “peng” për 90 minuta udhëtarët e Wizz Air nga Londra në Tiranë

2 Maj, 2025
Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

16 Dhjetor, 2025
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Rama: “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc” do të menaxhojnë projektin në Zvërnec

1 Qershor, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr