• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc” do të menaxhojnë projektin në Zvërnec

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
0
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për protestën dhe zhvillimet e fundit në Zvërnec, duke theksuar rëndësinë që sipas tij kanë projektet e mëdha të investimeve të huaja për ekonominë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se investime të tilla mund të sjellin ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, veçanërisht në sektorin e turizmit elitar.

Kreu i qeverisë u ndal te marrëveshjet me marka ndërkombëtare luksoze, duke përmendur “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc”, për të cilat tha se janë pjesë e planit të investitorëve për projektin në Vlorë.

“Dhe po ju them dhe këtë, sot që flasim, investitorët kanë marrëveshje me ‘AMAN Hotel’, ‘Cheval Blanc’, është brandi më ekskluziv sot, i cili është në Paris, është në Venecia, do vijë dhe në Vlorë, nëse së bashku do t’ia sigurojmë mirëseardhjen”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se pengesat ndaj projekteve të tilla mund të sjellin pasoja ekonomike, duke e krahasuar situatën me zhvillimet në Mal të Zi dhe projektin Porto Montenegro.

“Nëse do vazhdoni dhe ca ditë kështu, atëherë e dini çfarë do ndodhë? Do ndodhë tragjedia e Porto Montenegros, po në përmasa të kësaj kohe”, u shpreh ai.

Rama tha se Porto Montenegro, sipas tij, ndryshoi fatin ekonomik të Malit të Zi, ndërsa shtoi se investitori që e zhvilloi atë projekt kishte shfaqur më parë interes për Shqipërinë.

“Porto Montenegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat nëpër Shqipëri me vite dhe ‘e hidhnin dhe e prisnin’. Donte të bënte portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi”, tha kryeministri.

Sipas Ramës, investime të tilla kanë ndikuar që Mali i Zi të ketë sot paga dhe të ardhura për frymë më të larta në rajon.

“Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhurat për frymë më të lartat në këtë rajon, falë atyre investimeve që nuk pati frikë t’i bëjë dhe që nuk ua vuri ‘shqelmin në fyt’ investitorëve”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se Shqipëria duhet të vendosë nëse do të mbetet pas Malit të Zi apo do të përpiqet ta kalojë atë përmes projekteve të mëdha të investimeve të huaja.

“Çfarë do zgjedhim? Do zgjedhim të rrimë ta shikojmë akoma Malin e Zi nga prapa apo do zgjedhim që të parakalojmë edhe Malin e Zi dhe të tjerët që janë të shqetësuar për këtë projekt? Si do ta bëjmë këtë zgjedhje?”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen pas debatit publik për projektin në Zvërnec, protestave të zhvilluara në zonë dhe përplasjeve mbi mënyrën se si po trajtohen investimet e mëdha turistike në bregdet.

Etiketat: edi rama
Artikulli para

FOTO/ Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijët e grave ushtarake për 1 Qershorin

Artikulli pas

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai
Aktualitet

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE
Aktualitet

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

12 Qershor, 2026
Gjenerata e artë përballë dezinformimit në politikë dhe shëndet
Aktualitet

Gjenerata e artë përballë dezinformimit në politikë dhe shëndet

12 Qershor, 2026
El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme
Aktualitet

El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme

12 Qershor, 2026
Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian
Aktualitet

Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

12 Qershor, 2026
Artikulli pas
Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Ekonomi

Korea “përmbyt” tregun e automjeteve në Shqipëri, u regjistruan mbi 66 000 makina të reja në 8 muaj

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Shqipëria po përjeton një ndryshim të dukshëm në tregun e automjeteve të përdorura. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria...

Lexo të plotë
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Qeveria miraton vendimin e rëndësishëm për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik

6 Maj, 2026
“Resortet s’janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

“Resortet s’janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

9 Qershor, 2026
Kuzhina shqiptare ngjitet në renditje, por mbetet ndër të fundit në rajon për vitin 2025

Kuzhina shqiptare ngjitet në renditje, por mbetet ndër të fundit në rajon për vitin 2025

9 Dhjetor, 2025
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Rama: Mbi 96 000 pensionistë kanë tërhequr deri më tani bonusin e fundvitit

4 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

12 Qershor, 2026
Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

12 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr