• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shfaqet një tjetër “pikë e voçkël” në jug, si po betonizohet Gjiri i Llamanit nga Arben Muçobega dhe Redjan Basha

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Shfaqet një tjetër “pikë e voçkël” në jug, si po betonizohet Gjiri i Llamanit nga Arben Muçobega dhe Redjan Basha
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një pikë e “voçkël” në Gjirin e Llamanit, me sipërfaqe 101.200 metra katrorë, do të betonohet. VoxNews ka siguruar ekskluzivisht dokumentet e projektit, i cili po zhvillohet nga dy biznesmenët Arben Muçobega dhe Redjan Basha.

Me veprime dhe dokumente tepër të dyshimta, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore, ata kanë arritur që të bindin qeverinë dhe veçanërisht ish-ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur edhe lejen e zhvillimit.

Prej shumë vitesh, biznesmeni Arben Muçobega vijon që të shfrytëzojë të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze, në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, midis Himarës dhe Porto Palermos. Muçobega ka marrë vazhdimisht leje për shfrytëzimin e plazhit, ndërkohë që ka publikuar edhe projekte që e shndërrojnë të gjithë zonën e Llamanit në një resort personal, pa asnjë dalje në det për qytetarët e thjeshtë.

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Ndërkohë, krahas këtij projekti, Muçobega ia vuri syrin edhe kodrës ngjitur me Gjirin e Llamanit. Është një kodër shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Por, si në çdo vend të bukur, ndoshta edhe asaj zone shkëmbore i ka dalë pronari si “tokë buke e gjyshit”.

Koha kaloi dhe, duke qenë se i gjithë bregdeti i jugut po mbushet me resorte, Muçobega ka përgatitur me shpejtësi dokumentet për të marrë atë pikën e “voçkël”. VoxNews ka siguruar ekskluzivisht dhjetëra dokumente të projektit që po shkatërron një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, ku detajohet se jo pikë ka një sipërfaqe plot 101.200 metra katrorë.

Leja e zhvillimit u firmos me shpejtësi para zgjedhjeve të fundit parlamentare, madje nga Mirela Kumbaro, ministrja e Mjedisit e cila i njeh mirë këto pika të “voçkla”. Me një vendim të beftë dhe me një prapaskenë të llahtarshme, duke qenë se ajo zonë u la qellimisht jashtë zonës së mbrojtur, Kumbaro ka firmosur një tjetër dokument tjetërsimi e shkatërrimi, pas Gjirit të Manastirit në Sarandë.

Kush janë përfituesit e kësaj leje? Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, qeveria ka miratuar lejen e zhvillimit për projektin “Amantes”, në Bashkinë Himarë, një “resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime me subjekt ndërtues shoqëritë ‘Capital B’ dhe ‘Bega 07’”.

Kompania Capital B ka si pronar z. Redjan Basha, ndërkohë që firma Bega 07 ka si pronar biznesmenin tepër të kaluar Arben Muçobega, i akuzuar edhe nga eksponentë të opozitës për lidhje të dyshimta, qoftë me botën e krimit ashtu edhe me politikën.

Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews shkruhet se projekti “Amantes” është vlerësuar dhe trajtuar duke marrë në konsideratë të gjithë aspektet si ato strategjike, ndërtimore, sociale, ekonomike dhe mjedisore. “Projekti i resortit me 5 yje ‘Amentes’ do të zhvillohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me plazhin e Himarës, në Bashkinë Himarë,e cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë” thuhet në lejen e zhvillimit.

Sipas saj, resorti “Amantes” shtrihet në kodrën përbri plazhit të Llamanit. “Sheshi i ndërtimit të resortit ka një sipërfaqe prej 101.200 metra katrorë me dalje të drejtpërdrejtë në plazhin shkëmbor të detit Jon, duke ofruar një pamje mahnitëse të detit për të gjithë pushuesit dhe vizitorët e resortit” shkruhet në këtë leje.

Më tej vijon me fjali klishe, të tipit “projekti në fjalë zotohet të ruajë dhe respektojë zonën e zhvillimit të tij, duke marrë në konsideratë të gjithë elementët natyrore të zonës”.

“Peisazhi ekzistues ka një topografi të pjerrët që shtrihet nga maja e kodrës në det, duke ofruar shtigje dhe pamje mbresëlënëse. Duke ndërprerë shkallën e ndërhyrjes, natyra mund të përshkoj arkitekturën dhe të integrohet me të. Si rezultat i kësaj zgjidhje funksionale arkitektura dhe natyra bëhen një”, vijon dokumenti.

Në dokumente shkruhet se prona aktualisht është bosh dhe e pashfrytëzuar, por në pjesën më të ulët të saj, në afërsi të plazhit të Llamanit, ndodhen disa objekte të ulta kryesisht 2-3 kate. Këto objekte janë ndërtime që i shërbejnë funksionit të turizmit bregdetar veror.

VoxNews ka mësuar se Arben Muçobega ka bërë të gjitha ndërtimet në atë zonë, duke e kthyer Gjirin e Llamanit në një pronë private. Madje, ai merr leje lehtësisht nga institucionet shtetërore, si leje plazhi apo vendosje strukturash, dhe më pas ua shet këto leje firmave të tjerë.

“Të gjitha ndërtimet që ndodhen në zonë janë bërë pas vitit 2000. Deri në atë periudhë, jo vetëm prona, por e gjithë zonë e përfshirë këtu dhe vijën bregdetare ishte e pa ndërtuar”, shkruhet në dokument.

Mësohet se në atë resort do të bëhet hotel luksoz, vila, apartamente dhe zona e ndërmjetme komerciale, përfshirë restorantet, hapësirat e mirëqenies dhe zonat e komunitetit që përmirësojnë përvojën turistike.

“Qëllimi i projektit është krijimi i hapësirave akomodues për banim dhe hoteleri, duke krijuar ndjesinë e një lokaliteti ftues. Për këtë përgjatë kodrës janë pikasur disa pozicione të cilat do të ofrojnë shërbime të ndryshme dhe do të funksionojnë si zona për bashkimin e komunitetit, socializimin, shpenzimin e një kohe cilësore”, vijon dokumenti.

Më tej shkruan se vilat ndjekin një koncept “stackingstone”, i projektuar për të minimizuar gërmimet dhe për të ruajtur topografinë e kodrës. “Masterplani parashikon 50 vila të shpërndara në terren në grupime 2 apo 3 vilash. Të gjitha këto grupime përfshijnë 1 vilë të madhe (apo 2 vila të mëdha në rastin e grupimeve 3-she) dhe 1 vilë të vogël” thuhet në dokument.

Në korrik të vitit 2022, qeveria mori një vendim për shpallen e ekosistemit natyror detar-bregdetar të gjirit të Porto – Palermos. Në vendim përcaktohet se parku natyror ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.694 hektarësh, nga të cilat 1.490 hektarë ose 87.93 % janë sipërfaqe detare dhe vetëm 204 hektarë ose 12.07 % janë sipërfaqe tokësore.

Nëse do të shikosh edhe hartën, zona tokësore është vetëm ajo zallishte dhe disa shkëmbinj, gjithashtu edhe kalaja që ndodhet në atë zonë, në një ishull të vogël. Me këtë vendim u la jashtë zonës së mbrojtur e gjithë pjesa tjetër tokësore, që praktikisht është Porto Palermo apo edhe Gjiri i Llamanit. Vendim që hapi edhe rrugën e ndërtimeve apo tjetërsimit të të gjithë zonës. Një skemë e përdorur edhe në vende të tjera, tepër të mbrojtura, kjo me qëllim lejimin e ndërtimeve dhe betonit.

Është bërë një studim nga vetë Ministria e Mjedisit, e cila përfshinte në park edhe Gjirin e Llamanit, por edhe një sipërfaqe të stërmadhe toke në Porto Palermo. Me apo pa dashje, ashtu si Gjiri i Llamanit, edhe ish-baza ushtarake e Porto Palermos, poshtë të cilës ndodhen edhe tunelet nënujore ku qëndronte flota ujore ushtarake, janë lënë jashtë parkut. Kjo me qëllim ndërtimin e resorteve në atë zonë.

Duket sërish një vendim tepër i diskutueshëm, pas ish-bazave ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin, tjetërsimi i të cilave nga Ministria e Mbrojtjes është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. A do të ketë të njëjtin fat edhe ky vendim i ministres Kumbaro?!/VOX NEWS

Artikulli para

Shkenca vë në dyshim përfitimet e kanabisit mjekësor

Artikulli pas

NJOFTIMI/ Aplikimi për pasaporta dhe ID, ndryshojnë adresat e disa zyrave të IdentiTek

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
NJOFTIMI/ Aplikimi për pasaporta dhe ID, ndryshojnë adresat e disa zyrave të IdentiTek

NJOFTIMI/ Aplikimi për pasaporta dhe ID, ndryshojnë adresat e disa zyrave të IdentiTek

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Firma e Trump në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë
Ekonomi

Firma e Trump në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë

Nga Editor
27 Mars, 2026
0

Firma e presidentit amerikan Donald Trump pritet të shfaqet në kartëmonedhat e dollarit, duke shënuar një precedent historik, hera e...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Emigrantët dërguan 7.7 mld euro në dhjetë vite në Shqipëri

7 Shtator, 2025
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….

Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….

18 Gusht, 2026
Zonat VIP në aeroporte nuk janë vetëm për business class, ja si mund të hyni edhe me një biletë ekonomike

Zonat VIP në aeroporte nuk janë vetëm për business class, ja si mund të hyni edhe me një biletë ekonomike

12 Gusht, 2026
Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

24 Mars, 2026

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr