• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tiranë, 1 Qershor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Ryanair inauguruan sot fluturimin e parë direkt mes Tiranës dhe Parmës, duke zgjeruar më tej rrjetin e destinacioneve europiane dhe duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Fluturimi inaugurues u shënua me një ceremoni të veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në praninë e përfaqësuesve të TIA-s dhe Ryanair si dhe pasagjerëve të fluturimit të parë.

Linja e re Tiranë–Parmë është pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të operacioneve të Ryanair në Shqipëri, pas hapjes së bazës së kompanisë në Tiranë në prill 2026. Destinacioni i ri i shtohet rrjetit në rritje të fluturimeve direkte që lidhin Shqipërinë me qytetet kryesore europiane.

Italia mbetet destinacioni kryesor për Shqipërinë, duke përfaqësuar mbi 40% të trafikut ndërkombëtar të vendit. Në këtë kontekst, Ryanair vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve direkte mes dy vendeve, duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët dhe duke mbështetur zhvillimin e turizmit, biznesit dhe shkëmbimeve ekonomike.

Hapja e linjës së re reflekton rritjen e vazhdueshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe kërkesën në rritje për lidhje të drejtpërdrejta me tregjet kryesore europiane. Investimi i Ryanair në bazën e saj në Tiranë, me katër avionë të bazuar dhe një numër të konsiderueshëm destinacionesh të reja për sezonin veror 2026, forcon më tej pozicionin e TIA-s si një nga aeroportet me zhvillimin më dinamik në rajon.

Në përfundim të ceremonisë, Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional (COO) i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Nisja e linjës Tiranë–Parmë përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve të Shqipërisë me Europën. Italia mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme për pasagjerët shqiptarë dhe zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të Ryanair në TIA krijon më shumë mundësi për turizëm dhe shkëmbim ekonomik mes vendeve tona.”

Ndërsa Michele Bufo, CEO i Aeroportit të Parmës, shtoi:

“Lançimi i linjës së re të Ryanair drejt Tiranës përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e zhvillimit të Aeroportit të Parmës, duke forcuar rolin e tij si portë hyrëse drejt një prej rajoneve më dinamike dhe ekonomikisht konkurruese të Italisë Veriore. Kjo linjë është në përputhje me strategjinë e Rajonit Emilia-Romagna për forcimin e lidhjeve ajrore ndërkombëtare dhe i përgjigjet marrëdhënieve gjithnjë e më të forta ekonomike, kulturore dhe turistike mes Italisë dhe Shqipërisë. Ajo krijon mundësi të reja për lëvizshmëri, zhvillim biznesi dhe rritje rajonale.”

Investimi i Ryanair në bazën e saj në Tiranë vazhdon të zgjerohet, ndërsa sot kompania vendosi edhe avionin e katërt të bazuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, një zhvillim i rëndësishëm që do të mbështesë shtimin e destinacioneve të reja. Me katër avionë të bazuar dhe një numër të konsiderueshëm destinacionesh për sezonin veror 2026, Ryanair forcon më tej pozicionin e TIA-s si një nga aeroportet me zhvillimin më dinamik në rajon.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet i përkushtuar në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve përmes partneriteteve të forta me kompanitë ajrore, duke përmirësuar vazhdimisht lidhjet ajrore dhe duke krijuar mundësi të reja udhëtimi për pasagjerët në Shqipëri dhe rajon.

 Mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europën Juglindore, duke shërbyer miliona pasagjerë çdo vit dhe duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin e destinacioneve ndërkombëtare. /skyweb.al 

Etiketat: linjaparmaryanairtiatirana internationa airport
Artikulli para

Rama: “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc” do të menaxhojnë projektin në Zvërnec

Artikulli pas

Ndryshon drejtuesja e QSUT-së

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Aktualitet

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!
Aviacion

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë
Ekonomi

Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ndryshon drejtuesja e QSUT-së

Ndryshon drejtuesja e QSUT-së

Të Përzgjedhura

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Aktualitet

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
0

Konflikti mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për kontrollin dhe vijimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës po hyn...

Lexo të plotë
Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë

Qeveria jep 345 milionë euro dëmshpërblim për zjarret e verës, si ndahen

29 Janar, 2026
Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

27 Gusht, 2025
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

Daniel Shima “zbrazet” para SPAK, gropos Karçanajn dhe Ermal Beqirin

4 Shkurt, 2026
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

BSH ndërmerr masa frenuese, por shqiptarët vijojnë të marrin masivisht kredi për strehim

27 Qershor, 2025

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr