• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 10 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Skandali me tenderat e AKSHI-t, Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike

Editor Nga Editor
10 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka vendosur t’i heqë licencën institucionit financiar të parasë elektronike “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t.

Ky vendim erdhi pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi një urdhër arresti ndaj Beqirit në dhjetor të vitit të kaluar, duke e akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Edhe pse akuzat nuk lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e kompanisë financiare, Banka e Shqipërisë vlerëson se subjekti nuk plotëson më kriterin e “reputacionit të përshtatshëm” të aksionarit, një kusht thelbësor për të operuar në sektorin financiar.

“Soft & Solution” kishte marrë licencën për institucion të parasë elektronike në nëntor 2021, por aktiviteti real nisi vetëm vitin e kaluar, kur kompania ofroi shërbime pagesash përmes markës “ALPay”.

Platforma “ALPay” ishte e integruar me sistemin e-Albania, duke u mundësuar qytetarëve kryerjen e pagesave për shërbime të ndryshme publike.

Ndërkohë, hetimet ndaj Beqirit dhe kompanisë së tij janë përfshirë në dosjen më të gjerë që lidhet me abuzimet në tenderat e AKSHI-t, institucion i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimeve, Beqiri – ish-punonjës i administratës publike që më pas u bë biznesmen – së bashku me Ergys Agasin, dyshohet se kanë drejtuar një grup kriminal që ushtronte presion ndaj bizneseve, duke i detyruar të tërhiqeshin nga garat për tendera.

Hetimet sugjerojnë se tenderat me vlera të mëdha të AKSHI-t kanë krijuar një situatë oligopoli, ku fondet publike përqendrohen në pak kompani private, disa prej të cilave rezultojnë të jenë të lidhura mes tyre.

Etiketat: ermal beqiri
Artikulli para

Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

Artikulli pas

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

Editor

Editor

Nga Kategoria

UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane
Aktualitet

UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

10 Prill, 2026
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

10 Prill, 2026
Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false
Aktualitet

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

10 Prill, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

10 Prill, 2026
Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria
Aktualitet

Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

10 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Kriza e karburantit kërcënon fluturimet në Europë, aeroportet paralajmërojnë mungesa brenda tre javësh

10 Prill, 2026
Artikulli pas
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Përplasja në Aeroportin e Vlorës, gjykata i heq Pacollit të drejtën e votës

Nga SkyWeb
28 Tetor, 2025
0

Biznesmeni Behgjet Pacolli është kthyer në kryefjalën e mediave pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me aksionet e shoqërisë koncesionare...

Lexo të plotë
Ekspertët zbulojnë dietën ideale për diabetikët

Ekspertët zbulojnë dietën ideale për diabetikët

3 Prill, 2026
Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

31 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Në lekë apo në euro, me cilën kredi paguani më pak interesa? Dalin të dhënat e BSH-së

15 Nëntor, 2025
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026

Të Fundit

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026
UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

10 Prill, 2026
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

10 Prill, 2026
Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

10 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr