Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani ka sjellë reagim të menjëhershëm në tregjet globale të energjisë, duke rikthyer presionin mbi çmimet e naftës.
Pas përfundimit pa marrëveshje të negociatave gjatë fundjavës, presidenti Donald Trump paralajmëroi bllokimin e porteve iraniane, një zhvillim që rriti menjëherë pasigurinë në tregje.
Si pasojë, çmimi i naftës Brent crude oil u rrit me 7.3%, duke arritur në 102.30 dollarë për fuçi, duke kaluar sërish pragun psikologjik të 100 dollarëve. Luhatjet e forta reflektojnë frikën se kriza globale e energjisë mund të thellohet nëse tensionet përshkallëzohen më tej.
Vetëm pak ditë më parë, tregjet kishin reaguar pozitivisht pasi Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm dyjavor, që përfshinte edhe hapjen e Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit global me energji.
Megjithatë, kjo zonë mbetet epiqendra e tensioneve, pasi Irani ka paralajmëruar se do të godasë çdo anije që kalon në këtë rrugë në rast të një bllokade të porteve të tij.
Që prej fillimit të konfliktit më 28 shkurt, trafiku detar në këtë korridor është kufizuar ndjeshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet globale.
Disa vende, si India dhe Malajzia, kanë arritur të negociojnë kalime të sigurta për anijet e tyre, por kjo nuk ka mjaftuar për të stabilizuar tregjet.
Sipas ekonomistit Chua Yeow Hwee nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Singapor, çmimet e energjisë pritet të mbeten të larta për shkak të pasigurive mbi zbatimin e mundshëm të bllokadës, ndërprerjet e transportit dhe mungesën e progresit diplomatik./skyweb.al















