• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore, Turizëm
A A
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in
Share on FacebookShare on WhatsApp

Michael O’Leary, njeriu që revolucionarizoi qiejt e Europës duke i bërë fluturimet më të lira se një biletë treni, sapo ka shpallur “skadencën” e ofertave të çmendura.

Sipas detajeve të fundit të raportuara nga La Repubblica, gjiganti irlandez po përgatitet për një kthesë të fortë menjëherë pas muajit maj, duke lënë pasagjerët në ankth për pushimet e verës.

Arsyeja kryesore e këtij alarmi është karburanti. Ryanair, si çdo korporatë e madhe, përdor një strategji që quhet “hedging” – blerja e naftës me çmim të bllokuar muaj më parë për të shmangur luhatjet e tregut. O’Leary ka konfirmuar se këto kontrata mbrojtëse skadojnë në maj.

Nga qershori e tutje, Ryanair do të jetë “e zbuluar” para çmimeve të larta të naftës. Nëse nafta shkon në 150 dollarë për fuçi, siç parashikojnë disa skenarë pesimistë, kompania do të përballet me një kosto ekstra prej 600 milionë eurosh.

Në botën e aviacionit, kjo llogari është e thjeshtë: Koston nuk e mban kompania, por e paguan pasagjeri te çmimi final i biletës.

“Diktatura” e aplikacionit: Zhduken sportelet e check-in

Përveç shtrenjtimit, O’Leary po shfrytëzon këtë moment krize për të implementuar një ndryshim rrënjësor operacional: Zhdukjen totale të sporteleve fizike të check-in.

Synimi është që çdo procedurë të kalojë 100% përmes aplikacionit celular.

Ky nuk është thjesht modernizim, por një lëvizje për të ulur kostot e personelit në aeroporte. Për pasagjerët, ky rregull i ri vjen me një rrezik të lartë: Kushdo që nuk është mirë me “teknologjinë” ose harron të bëjë check-in në telefon, do të përballet me tarifa penalizuese që pritet të kalojnë çmimin e vetë biletës. Është një strategji ku gabimi i udhëtarit kthehet në fitim neto për kompaninë.

Prapaskena tjetër që po rëndon situatën lidhet me flotën. Vonesat sistematike të Boeing në dorëzimin e avionëve të rinj kanë bërë që Ryanair të ketë më pak kapacitet se sa kishte planifikuar për verën e vitit 2026.

Kur kërkesa për të udhëtuar është në kulm dhe numri i avionëve është i kufizuar, rregulli i tregut është i pamëshirshëm: Biletat e mbetura shiten me çmime “premium”.

O’Leary e ka vënë gishtin te Mbretëria e Bashkuar si tregun më të rrezikuar, duke përdorur këtë si presion ndaj qeverive për të ulur taksat e aviacionit.

Por ky mesazh vlen për të gjithë: Modeli i biznesit ku pasagjeri ishte mbret për shkak të çmimit të ulët po vdes.

Sot, udhëtari po shndërrohet në një burim të ardhurash që duhet të paguajë për çdo gjë, nga karburanti i shtrenjtë e deri te “shërbimi” që dikur ishte falas.

Nëse po prisni ofertat e minutës së fundit për korrikun apo gushtin, mund të mbeteni të zhgënjyer.

“Dritarja” e biletave të lira po mbyllet me shpejtësi këtë maj. Pas kësaj, fluturimi me kosto të ulët mund të jetë thjesht një nostalgji e të kaluarës. /skyweb.al

Etiketat: Biletatlow costryan air
Artikulli para

Dixhitalizimi/ Shqipëria “le pas” rajonin: 89% e qytetarëve marrin shërbime online

Artikulli pas

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI, zbërthehet roli kunatit të Gentian Beqirit në paracaktimin e fituesit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale
Ekonomi

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

Gentian Likaj dhe Communication Progress, "yjet" e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI, zbërthehet roli kunatit të Gentian Beqirit në paracaktimin e fituesit

Të Përzgjedhura

Me grip gjatë festave? Çfarë duhet të bësh
Shëndet

Me grip gjatë festave? Çfarë duhet të bësh

Nga Editor
25 Dhjetor, 2025
0

Jemi në atmosferën e festave, ku shumica planifikon të udhëtojë. Po në të njëjtën kohë gripi në këtë periudhë është...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Emigrantët dërguan 7.7 mld euro në dhjetë vite në Shqipëri

7 Shtator, 2025
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

REKORD/ Shqiptarët konsumuan mbi 740 mijë ton karburante në 2025

5 Mars, 2026
BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

8 Maj, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr