• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Shtator, 2026
në Fokus, Kryesore, Turizëm
A A
0
Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjiganti mediatik Bloomberg i ka kushtuar një shkrim krahasues suksesit të turizmit në Shqipëri dhe vështirësive të Indisë për të tërhequr vizitorë ndërkombëtarë, duke evidentuar një fakt befasues: India regjistron më pak turistë të huaj se vendi ynë.

Megjithëse ka mbi 1.4 miliardë banorë, monumente të njohura botërisht dhe dhjetëra site të UNESCO-s, India priti vetëm 9.15 milionë turistë të huaj gjatë vitit 2025.

Në të njëjtën periudhë, Shqipëria regjistroi rreth 12.47 milionë hyrje të shtetasve të huaj, duke kaluar një prej vendeve më të mëdha dhe më të pasura me atraksione turistike në botë.

Të dhënat për Indinë bëhen edhe më problematike, pasi numri i turistëve të huaj ra me 8.1% krahasuar me vitin 2024 dhe mbeti rreth 16% poshtë nivelit të vitit 2019.

Bloomberg rendit mes problemeve kryesore të Indisë shqetësimet për sigurinë, mashtrimet ndaj turistëve, ndotjen, transportin e vështirë, procedurat e vizave dhe promovimin e dobët ndërkombëtar.

Shqipëria, nga ana tjetër, ka përfituar nga zgjerimi i fluturimeve me kosto të ulët, afërsia me tregjet evropiane, çmimet konkurruese dhe promovimi i fuqishëm në rrjetet sociale.

Territori i vogël u mundëson vizitorëve të kalojnë brenda pak orësh nga bregdeti te qytetet historike dhe zonat malore, duke e bërë vendin të përshtatshëm për udhëtime të shkurtra.

India po përjeton ndërkohë një bum të turizmit të brendshëm, me rreth 4.29 miliardë udhëtime gjatë vitit 2025. Përqendrimi te klientët vendas ka bërë që industria të mos u kushtojë të njëjtën vëmendje turistëve ndërkombëtarë.

Vendi arkëtoi rreth 32–35 miliardë dollarë nga turizmi ndërkombëtar, por edhe në këtë tregues mbetet pas destinacioneve më të vogla si Turqia, Tajlanda dhe Arabia Saudite.

Krahasimi nuk është plotësisht i barabartë, pasi Shqipëria numëron hyrjet kufitare të shtetasve të huaj, ku përfshihen edhe kalimet e përsëritura. Megjithatë, fakti që Bloomberg e vendos Shqipërinë përballë Indisë tregon përmasat e rritjes dhe jehonën ndërkombëtare që ka marrë turizmi shqiptar. /skyweb.al 

Etiketat: indiashqiperiturizem
Artikulli para

Çfarë duhet të dini për shëndetin mendor pas lindjes

Artikulli pas

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik
Ekonomi

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë
Ekonomi

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

Nga SkyWeb
1 Shtator, 2026
0

Ekonomia amerikane po mbështetet gjithnjë e më shumë te shpenzimet e shtresës më të pasur të popullsisë, duke krijuar një...

Lexo të plotë
Rrjetet sociale dhe transformimi i informacionit, kur lajmi nuk është më lajm

Rrjetet sociale dhe transformimi i informacionit, kur lajmi nuk është më lajm

14 Mars, 2026
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

26 Gusht, 2025
Historia pas kontejnerëve, kutitë metalike që revolucionarizuan tregtinë botërore

Historia pas kontejnerëve, kutitë metalike që revolucionarizuan tregtinë botërore

27 Korrik, 2026
Këto janë 5 kompanitë ajrore më të mira në botë për klasin ekonomik në 2026, çfarë i veçon

Këto janë 5 kompanitë ajrore më të mira në botë për klasin ekonomik në 2026, çfarë i veçon

27 Shtator, 2026

Të Fundit

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr