• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestave të dy ditëve të fundit në Tiranë, të shoqëruara me tensione dhe akte dhune, duke bërë thirrje për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog mes palëve.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve këtë të enjte, kreu i shtetit thekson se kërkesat e protestuesve, veçanërisht të të rinjve, meritojnë të dëgjohen, por dhuna nuk mund të jetë zgjidhje.

“Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim”, shprehet Begaj.

Presidenti dënon aktet e dhunës, duke paralajmëruar për pasojat që ato mund të kenë në sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit.

“Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike”, thekson ai.

Begaj u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë maturi dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues.

“Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë”, vijon mesazhi.

Kreu i shtetit ka shprehur gjithashtu mbështetjen për forcat e rendit në ushtrimin e detyrës së tyre, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, si policë ashtu edhe protestues.

Në përfundim, Begaj shpreh gatishmërinë për të ofruar një hapësirë dialogu mes palëve të përfshira, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese.

“Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi”, deklaron Presidenti, duke u kërkuar aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen bashkëpunimit në interes të rinisë dhe Shqipërisë.

Artikulli para

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

Artikulli pas

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!
Aktualitet

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

15 Tetor, 2026
SPAK sekuestron celularin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, Ermal Gjinaj
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, Ermal Gjinaj

15 Tetor, 2026
Sot ultimatumi, Rama nuk jep dorëheqjen dhe del pas 48 orësh, nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!
Aktualitet

Sot ultimatumi, Rama nuk jep dorëheqjen dhe del pas 48 orësh, nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

Të Përzgjedhura

Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars
Aktualitet

Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

Nga Editor
28 Nëntor, 2025
0

Shkencëtarët besojnë se kanë regjistruar për herë të parë aktivitet elektrik në atmosferën e Marsit, duke sugjeruar se planeti mund...

Lexo të plotë
WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

11 Shkurt, 2026
Kush zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?

Kush zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?

28 Qershor, 2026
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

26 Maj, 2026
Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

5 Maj, 2026

Të Fundit

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr