• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ministrat e rinj të kabinetit Rama betohet te Presidenti Begaj para nisjes së detyrës

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
Ministrat e rinj të kabinetit Rama betohet te Presidenti Begaj para nisjes së detyrës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjashtë ministra dhe zëvendëskryeministrja e re janë betuar sot para Presidentit të Republikës Bajram Begaj, pasi morën votëbesimin një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Ceremonia e betimit vjen pas ndryshimeve të rëndësishme në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Ristrukturimi i qeverisë përfshin emërimin e katër ministrave të rinj dhe lëvizje në disa prej dikastereve kryesore.

Diplomati Ferit Hoxha është emëruar ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë, Enea Karakaçi, i cili deri tani drejtonte Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar Ermal Nufi, i cili më parë ka mbajtur postin e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri. Ndërsa Eriona Ismaili do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Një nga ndryshimet kryesore në kabinet është edhe emërimi i Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres. Ministria e Brendshme i është besuar Besfort Lamallarit, i cili për gjashtë muaj drejtoi Ministrinë e Drejtësisë.

Pas kalimit të Lamallarit në Ministrinë e Brendshme, drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë e merr Toni Gogu.

Nga kabineti qeveritar janë larguar Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.

Ndryshimet në qeveri u miratuan një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë të tensionuar ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar

Albana Koçiu – zëvendëskryeministre (zëvendëson Belinda Ballukun)
Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (zëvendëson Belinda Ballukun)
Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm (zëvendëson Albana Koçiun)
Toni Gogu – ministër i Drejtësisë (zëvendëson Besfort Lamallarin)
Ferit Hoxha – ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme (zëvendëson Elisa Spiropalin)
Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes (zëvendëson Pirro Vengun)
Eriona Ismaili – ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin (zëvendëson Toni Gogun)

Ministrat e rinj në kabinet

Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Ferit Hoxha – ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili – ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ministrat që largohen nga kabineti

Belinda Balluku
Elisa Spiropali
Pirro Vengu

Artikulli para

Kadastra nuk pyet për KLSH, 200 rekomandime që nuk marrin përgjigje

Artikulli pas

Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet
Aktualitet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut
Aktualitet

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër

Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër

Të Përzgjedhura

Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet
Ekonomi

Pse banka të njeh më shume se sa ti e njeh veten! Bëni KUJDES kur paguani me kartë!

Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
0

Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat...

Lexo të plotë
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë

Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë

31 Mars, 2026
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

50 mijë shqiptarë kanë investuar në pensione private

14 Prill, 2026

Të Fundit

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr