• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

50 mijë shqiptarë kanë investuar në pensione private

SkyWeb SkyWeb
14 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Përballë nivelit mizerabël të pensioneve shtetërore, gjithnjë e më shumë shqiptarë janë duke kursyer privatisht për vitet e pleqerisë. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare tregojnë se tregu i fondeve të pensionit privat vijoi tendencën e tij në rritje, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve.

Referuar raportit për vitin 2025 të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) të depozituar në Kuvend, në krahasim me vitin 2024, vlera neto e aktiveve të këtij tregu në fund të vitit 2025 arriti në 9,855 miliardë lekë, me një rritje prej 21.55%. Ndërkohë, numri i anëtarëve arriti në 49,218 duke shënuar një rritje me 11.19% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, në tregun e fondeve të pensionit privat ushtruan aktivitetin e tyre 7 fonde pensioni, njëri prej të cilëve filloi aktivitetin rishtas gjatë vitit, të administruar nga 4 shoqëri administruese, të cilat përveç administrimit të fondeve të pensionit janë licencuar për të administruar edhe sipërmarrje të investimeve kolektive.

Investimet e tregut të fondeve të pensionit privat në fund të vitit 2025 arritën në 9,489 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 20.69% krahasuar me vitin 2024. Investimet u përqëndruan kryesisht në obligacione të Qeverisë, duke zënë një peshë prej 96.02% ndaj totalit të aktiveve të tregut të fondeve të pensionit.

Gjatë vitit 2025, u realizua një investim në obligacione të emetuara nga banka dhe institucione financiare jobankare, të cilat nuk tregtohen në një treg të rregulluar, në vlerën 10 milionë lekë. Ky investim përfaqëson 0.1% të totalit të aktiveve të tregut të fondeve të pensionit privat.

Sipas raportit të AMF, tregjet e kapitalit kanë vijuar tendencën në rritje në segmentin e obligacioneve të emetuara me ofertë private, duke shënuar një konsolidim të mëtejshëm të këtij instrumenti financiar. Shuma e pashlyer e këtyre obligacioneve arriti në rreth 39,1 miliardë lekë në fund të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej rreth 38% krahasuar me një vit më parë.

Njëkohësisht, krahas transaksioneve në tituj të Qeverisë dhe obligacione korporative vendase, gjatë vitit 2025 u evidentua edhe një rritje e veprimtarisë së bankave në tregtimin e instrumenteve financiare të huaja për llogari të klientëve. Kundërvlera në lekë e vëllimit total të tregtimit të këtyre instrumenteve arriti në rreth 9,6 miliardë lekë, ose rreth 9.1% më shumë krahasuar me vitin paraardhës./TvScan

Artikulli para

Nafta shkon 100 USD/ fuçi pas dështimit të negociatave SHBA-Iran

Artikulli pas

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël
Ekonomi

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Pusia ndaj bizneseve të vogla, futen në skemën e TVSH-së edhe ata me xhiro mbi 5 mln lekë në 2026

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!
Ekonomi

Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

Të Përzgjedhura

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme
Ekonomi

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

SkyWeb
30 Shtator, 2026
0

Në 1 shtator, Bashkia e Himarës zhvilloi një tender me fond limit 166.6 milionë lekë ose 1.8 milionë euro për...

Lexo të plotë
Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

26 Qershor, 2026
Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

18 Maj, 2025
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

12 Gusht, 2026

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In