• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Banorët e kompleksit te “Farmacia 10”, peticion pas zjarrit: Dëmshpërblim, qira dhe standarde sigurie

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banorët e kompleksit “Arlis”, në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, kanë firmosur një peticion me një sërë kërkesash drejtuar institucioneve shtetërore dhe kompanisë ndërtuese, pas zjarrit që la dhjetëra familje jashtë banesave të tyre.

Në qendër të kërkesave është dëmshpërblimi i plotë i dëmeve, mbulimi i qirasë deri në rikonstruksionin e apartamenteve dhe rikthimi i tyre në gjendjen e mëparshme, sipas kontratave të nënshkruara me ndërtuesin.

Banorët kërkojnë gjithashtu transparencë të plotë nga kompania ndërtuese për materialet e përdorura dhe procesin e kontrollit të cilësisë gjatë ndërtimit, si dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore dhe administrative nëse konstatohet shkelje e standardeve të sigurisë.

Një nga pikat kryesore të peticionit është kryerja e një ekspertize të pavarur teknike, për të vlerësuar sigurinë e materialeve termoizoluese në fasadë dhe zëvendësimi i menjëhershëm i çdo materiali të rrezikshëm me produkte të certifikuara dhe rezistente ndaj zjarrit.

Po ashtu, banorët kërkojnë një audit të plotë të sistemit kundër zjarrit, duke përfshirë alarmet, pajisjet e fikjes, rrugët e evakuimit dhe funksionimin e hidrantëve, për të cilët pretendojnë se kanë qenë jashtë funksionit në momentin e incidentit.

Në peticion përfshihet edhe kërkesa për formalizimin e kontratave të porosisë pranë noterit, si dhe garantimin e strehimit për të gjitha familjet e prekura deri në rikthimin në banesa.

Në një plan më të gjerë, banorët bëjnë thirrje që në Shqipëri të zbatohen standardet europiane EN për instalimet elektrike, ujësjellësin, gazin dhe ashensorët, duke kërkuar edhe kontrolle periodike të detyrueshme për ndërtesat e banimit.

Ata propozojnë që çdo instalim të pajiset me certifikatë sigurie dhe garancie sipas standardeve europiane, si dhe të vendoset detyrimi për kontroll të përgjithshëm të instalimeve pas një periudhe maksimale prej 20 vitesh.

Mes kërkesave përfshihet edhe instalimi i detyrueshëm i pajisjeve mbrojtëse elektrike, si “salvavita”, dhe matja e tokëzimit si element kyç për sigurinë në banesa.

Peticioni mbyllet me thirrjen për më shumë siguri dhe përgjegjësi institucionale, në një kohë kur zjarri në kompleksin “Arlis” ka ngritur pikëpyetje serioze mbi cilësinë e ndërtimit dhe standardet e sigurisë në pallatet e reja në kryeqytet. /skyweb.al

Etiketat: zjarri
Artikulli para

AMF: Skema bonus-malus uli primin mesatar të sigurimit në tremujorin e parë

Artikulli pas

Dhjetëra miliona euro, nga NOA Energy te ETMT Energy dhe Ejup Ahmeti, lidhjet me serbët, kush po zhvat qytetarët e Kosovës me energjinë elektrike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore

Dhjetëra miliona euro, nga NOA Energy te ETMT Energy dhe Ejup Ahmeti, lidhjet me serbët, kush po zhvat qytetarët e Kosovës me energjinë elektrike

Të Përzgjedhura

LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë
Turizëm

LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
0

revolucion i ri në transportin urban po vjen shumë shpejt në Shqipëri. LetzGo është aplikacioni më i ri që synon...

Lexo të plotë
Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

10 Prill, 2026
A dinë gjë Ilir Proda dhe Gent Gazheli për 3 milion euro verë të Ergys Agasit që u zhduk gjatë natës në Tiranë?

A dinë gjë Ilir Proda dhe Gent Gazheli për 3 milion euro verë të Ergys Agasit që u zhduk gjatë natës në Tiranë?

21 Dhjetor, 2025
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët

Shqipëria kryeson për numrin rekord të fluturimeve, u zgjodh nga europianët si destinacion për pushime

14 Shtator, 2026
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

Parku fotovoltaik i dyti më i madh në vend duhet të nisë prodhimin e energjisë deri në fund 2027

19 Shkurt, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr