Familjet që udhëtojnë me fëmijë dhe gratë shtatzëna kanë në dispozicion një linjë të dedikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për ta bërë më të lehtë dhe komode përvojën e tyre në aeroport.
TIA ka rikujtuar këtë shërbim përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke informuar pasagjerët për mundësinë e përdorimit të “Family Lane”, e shënuar edhe në shqip si “Linjë për familje”.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, familjet me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përfitojnë nga një linjë e dedikuar, për një eksperiencë më të lehtë dhe komode gjatë udhëtimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit.















