• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI, zbërthehet roli kunatit të Gentian Beqirit në paracaktimin e fituesit

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokurorët e SPAK, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, duket se kanë zgjeruar ndjeshëm hetimet për një nga çështjet më të mëdha korruptive të viteve të fundit, siç është ajo e AKSHI-t, duke futur në dosje emra dhe kompani të reja.

Mes tyre janë Gentian Likaj bashkë me kompaninë e tij “Communication Progress” dhe Arjola Koromani, dy figura që sipas hetimeve të deritanishme lidhen drejtpërdrejt me skemën e manipulimit të tenderave të AKSHI-t.

Gentian Likaj, pronar i kompanisë “Communication Progress”, rezulton të jetë përfshirë në një fazë më të avancuar të hetimit, çka sugjeron se roli i tij është zbuluar përmes provave të reja, përfshirë komunikime dhe dëshmi të administruara nga prokuroria.

Në dosjen e SPAK që ka parë skyweb.al ai figuron si person nën hetim për vepra që lidhen me korrupsionin dhe përfshirjen në strukturë të organizuar kriminale, ndërsa kompania e tij përmendet si pjesë e rrethit të subjekteve të lidhura në mënyrë të tërthortë me rrjetin që përfitonte nga fondet publike të AKSHI-t.

Siç skyweb.al ka raportuar më herët, kompania Communication Progress e Likës është një ndër përfitueset e mëdha të fondeve publike nga AKSHI, madje ka marrë pagesa edhe pas operacionit ndaj grupit në fjalë në dhjetor 2025.

LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

Likaj njihet gjithashtu si kunati i Gentian Beqirit, një prej figurave kyçe të dosjes, ndërsa sipas burimeve hetimore ai konsiderohet pjesë e grupit të kompanive që fitonin tendera në mënyrë korruptive dhe më pas riciklonin fondet përmes faturave fiktive.

Pagesat e buxhetit ndaj Communication Progress. Burimi: OpenDataAlbania
Pagesat e buxhetit ndaj Communication Progress. Burimi: OpenDataAlbania

Skema, sipas hetimeve, konsistonte në përfitimin e kontratave publike dhe më pas kthimin e një pjese të parave te personat kyç të rrjetit përmes shërbimeve të sajuara.

SPAK ka zbuluar gjatë hetimeve se kompanitë që lidhen me këtë rrjet, përfshirë “Communication Progress”, kanë përfituar nga vendosja e kritereve të paligjshme në procedurat e prokurimit, të cilat kufizonin konkurrencën dhe orientonin fituesin që në fazën e hartimit të tenderit.

“Viktima” apo luftë interesash?! Transaksionet dhjetëra mln euro mes oktapodit të kompanive që futën duart te AKSHI

 Gara nuk zhvillohej realisht në momentin e hapjes së ofertave, por shumë më herët, kur specifikimet teknike përgatiteshin në mënyrë të tillë që vetëm një subjekt i caktuar të mund t’i plotësonte.

Në këtë kontekst, roli i Likajt dhe kompanisë së tij shkon përtej statusit të një operatori ekonomik, duke u shfaqur si pjesë aktive në ndërtimin e mekanizmit që përcaktonte fituesin.

Sipas materialeve hetimore, fondet që përfitoheshin nga këto tendera kalonin më pas në një fazë të dytë, ku përdorej një rrjet kompanish dhe faturash për të justifikuar pagesa për shërbime që dyshohet se nuk janë kryer.

Gerond Meçe nuk është engjëlli mes djajsh në mega-skandalin e AKSHI-t

Këto pagesa shërbenin për të nxjerrë para në cash dhe për t’i shpërndarë brenda skemës, duke fshehur gjurmët e përfitimit real. SPAK zbuloi se ish-Drejtoresha e AKSHI Mirinda Karçanaj ka marrë të paktën 200 mijë euro rryfshfet në CASH përmes parave që futeshin në kutitë e verës, si “dhuratë” nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Arjola Koromani, lidhja operative e skemës

Paralelisht me Likajn, në dosje është futur edhe Arjola Koromani, e cila rezulton një nga personat më të besuar të Gentian Beqirit.

Sipas hetimeve, ajo ka pasur rol administrativ në disa prej kompanive të lidhura me të dhe ka qenë e përfshirë në menaxhimin e operacioneve që lidhen me pastrimin e parave dhe transferimin e pasurive.

Arjola Koromani dhe Ermal Beqiri
Arjola Koromani dhe Ermal Beqiri

Emri i saj lidhet edhe me një nga episodet më të ndjeshme të dosjes, atë të ndërtimit të vilave në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Hetimet sugjerojnë se Koromani ka pasur një rol kyç në skemën e prestanomeve, përmes së cilës paratë dhe pronat kalonin në disa duar përpara se të përfundonin tek përfituesit finalë.

Futja e emrave të rinj në këtë fazë të hetimit tregon se SPAK po shkon përtej figurave të njohura dhe po zbërthen të gjithë zinxhirin e skemës, nga hartimi i tenderave deri te përfituesit finalë të fondeve.

Hetimi është në zhvillim, ndërsa roli i Gentian Likajt dhe kompanisë së tij pritet të jetë një nga elementët kyç për të kuptuar se si janë manipuluar procedurat dhe si janë shpërndarë paratë në këtë skemë që prek drejtpërdrejt fondet e digjitalizimit në vend. /skyweb.al

Etiketat: akshiermal beqirigentian likajspak
Artikulli para

“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

Artikulli pas

Përmbyset renditja globale, cili është vendi më i pasur në botë, superfuqitë mbeten jashtë “Top 10”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Përmbyset renditja globale, cili është vendi më i pasur në botë, superfuqitë mbeten jashtë “Top 10”

Përmbyset renditja globale, cili është vendi më i pasur në botë, superfuqitë mbeten jashtë "Top 10"

Të Përzgjedhura

Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator
Turizëm

Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

Nga SkyWeb
25 Gusht, 2026
0

Tirana është renditur si destinacioni më ekonomik në Europë për turistët që planifikikojnë pushime gjatë muajit shtator, me një kosto...

Lexo të plotë
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

28 Qershor, 2026
A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?

A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?

25 Mars, 2026
Shqiptarët shpenzojnë për dashurinë, blerjet me këste janë në modë

Shqiptarët shpenzojnë për dashurinë, blerjet me këste janë në modë

25 Shkurt, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr