• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shpallet projekti fitues i transformimit të Pallatit të Kongreseve, me kullë ngjitur

Editor Nga Editor
3 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
0
Shpallet projekti fitues i transformimit të Pallatit të Kongreseve, me kullë ngjitur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania Herzog & de Meuron Basel Ltd është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për transformimin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Pesë studio prestigjioze arkitekturore finaliste prezantuan vizionet e tyre për rikualifikimin e godinës, ndërsa projekti fitues u vlerësua për qasjen e tij konservuese ndaj ndërtesës ekzistuese, duke respektuar vlerat historike dhe identitetin arkitektonik që ajo përfaqëson.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesit, kryeministri Edi Rama theksoi se objekti ka nevojë për një transformim të thellë, por pa humbur karakterin e tij origjinal. Sipas tij, projekti synon modernizimin e plotë të Pallatit të Kongreseve, duke përmirësuar teknologjinë, cilësinë e hapësirave dhe organizimin funksional të godinës.

Rama nënvizoi gjithashtu se synimi është që Pallati i Kongreseve dhe zona përreth të shndërrohen në një destinacion të ri turistik dhe kulturor për kryeqytetin, duke krijuar aktivitet dhe jetë urbane të përhershme, jo vetëm gjatë zhvillimit të eventeve. Ai e krahasoi këtë vizion me transformimin e zonës së ish-stadiumit, e cila sot është kthyer në një nga qendrat më aktive të jetës sociale në Tiranë.

“Është koha vërtetë për një transformim duke ruajtur identitetin e saj dhe natyrisht thirrja në bashkëpunim e sipërmarrjes, nënkupton dhe zhvillimin e një objekti apo një tërësie objektesh, do ta shohim nga propozimet, pranë Pallatit të Kongreseve dhe qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, nga pikëpamja e cilësisë së hapësirave, nga pikëpamja e gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë, të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës kryeqytet i shqiptarëve i Tiranës së aktiviteteve kulturore dhe i Tiranës se aktivitetit të përditshëm social, duke mos e lënë një ishull që është gjithmonë një “ishull i heshtur” kur nuk ka një aktivitet brenda, duke krijuar dhe këtu jetë siç kemi krijuar dikur rreth gropës së dikurshme të stadiumit, që sot është një pol tjetër i jetës së përditshme dhe të përnatshme këtu”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Kulturës, Blendi Gonxhja, vlerësoi nevojën për një qendër multifunksionale, moderne dhe të denjë për Tiranën dhe Shqipërinë e sotme. Sipas tij, vendit i nevojitet një infrastrukturë bashkëkohore që të jetë në gjendje të presë aktivitete prestigjioze ndërkombëtare, artistë të njohur, samite, ekspozita dhe ngjarje të tjera të nivelit të lartë.

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve konsiderohet një investim strategjik për jetën kulturore, institucionale dhe publike të vendit. Sipas qeverisë, ndërhyrja bëhet e domosdoshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara të godinës aktuale dhe problematikave të shumta infrastrukturore që kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Etiketat: pallati i kongreseve
Artikulli para

EMRAT/ Punonjësit e UBA Bank vjedhin llogaritë e klientëve, arrestohen drejtuesit e filialit: Sa është shuma që zhvatën

Artikulli pas

Media italiane: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç
Aktualitet

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

2 Shtator, 2026
Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë
Aktualitet

Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë

2 Shtator, 2026
Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Aktualitet

Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

2 Shtator, 2026
EMRAT/ Si u shpërndanë 6 milionë eurot e Startup Albania, fitues të përsëritur dhe projekte vetëm në letër
Aktualitet

EMRAT/ Si u shpërndanë 6 milionë eurot e Startup Albania, fitues të përsëritur dhe projekte vetëm në letër

2 Shtator, 2026
Largohet Gonzato, BE emëron ambasadoren e re në Tiranë
Aktualitet

Largohet Gonzato, BE emëron ambasadoren e re në Tiranë

2 Shtator, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Veliaj firmos tjetër shkarkim nga qelia, ikën nënkryetari Blendi Sulaj

2 Shtator, 2026
Artikulli pas
Media italiane: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike

Media italiane: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Nga Editor
20 Maj, 2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend, që hyn në...

Lexo të plotë
Gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

Gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

17 Prill, 2026
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht

13 Gusht, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Fluks pasagjerësh në Aeroportin e Tiranës, mbi 1 milion e 717 mijë udhëtarë gjatë gushtit

30 Gusht, 2026
Interesa zhvatësish, dy shushunjat e mikrokredive IUTE Albania dhe KREDO fituan 55 mln euro gjatë 2025

Interesa zhvatësish, dy shushunjat e mikrokredive IUTE Albania dhe KREDO fituan 55 mln euro gjatë 2025

29 Korrik, 2026

Të Fundit

Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës

Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës

2 Shtator, 2026
Monedha e re 1-dollarëshe me  fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

Monedha e re 1-dollarëshe me fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

2 Shtator, 2026
Ukraina paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajro ruse, është e pasigurt. SHMANGENI!

Ukraina paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajro ruse, është e pasigurt. SHMANGENI!

2 Shtator, 2026
Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

2 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr