• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 9 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Këpucët dhe “lajmi”, të vetmet produkte me ulje çmimi në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Këpucët dhe “lajmi”, të vetmet produkte me ulje çmimi në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Shqipëri mund të blesh më lirë veshje e këpucë dhe të paguash më pak për informacionin dhe komunikimin, por pjesa tjetër e jetesës vazhdon të shtrenjtohet. Kjo është tabloja që japin të dhënat më të fundit të INSTAT-it për muajin gusht.

Inflacioni arriti në 3,2%, nga 2,3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me korrikun, çmimet u rritën me 0,1%. Sipas INSTAT-it, dy grupet e vetme që shënuan ulje vjetore ishin “Veshje dhe këpucë” dhe “Informacioni dhe komunikimi”.

Çmimet e veshjeve dhe këpucëve ranë me 3,2% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa grupi “Informacioni dhe komunikimi”, ku përfshihen pajisjet dhe shërbimet e komunikimit, u ul me 1%.

Në ndikimin e përgjithshëm mbi inflacionin, veshjet dhe këpucët kontribuuan me -0,12 pikë përqindjeje, ndërsa informacioni dhe komunikimi me -0,04 pikë përqindjeje.

ÇMIMET/ Ushqimet dhe transporti “shpojnë” xhepat e shqiptarëve

Por ajo që shqiptarët kursejnë te këpucët dhe informacioni e humbasin shumëfish te transporti, ushqimet dhe kostot e banesës.

Rritja më e fortë vjetore u regjistrua në transport, ku çmimet u shtrenjtuan me 12%. Ky grup i shtoi inflacionit 0,79 pikë përqindjeje.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 2,8%, por për shkak të peshës së madhe që zënë në buxhetet familjare, ato dhanë ndikimin kryesor në inflacion, me 0,95 pikë përqindjeje.

Edhe grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” shënoi rritje me 3,7%, duke kontribuuar me 0,76 pikë përqindjeje në inflacionin vjetor.

Rritje të ndjeshme pati edhe te argëtimi, sporti dhe kultura me 5,4%, sigurimet dhe shërbimet financiare me 4,6%, si dhe te mobiliet, pajisjet e shtëpisë dhe kujdesi personal me nga 2,8%.

Vetëm gjatë muajit gusht, transporti u shtrenjtua me 3,9%. Në të kundërt, veshjet dhe këpucët u liruan me 1,1%, ushqimet me 0,4%, pijet alkoolike dhe duhani me 0,3%, ndërsa mobiliet dhe pajisjet e shtëpisë me 0,1%.

Pra, statistikat tregojnë se në Shqipëri këpucët dhe informacioni kushtojnë më pak se një vit më parë, por ushqimi, lëvizja dhe çatia mbi kokë vazhdojnë ta bëjnë jetesën gjithnjë e më të shtrenjtë.

Etiketat: cmimiinformacioninstat
Artikulli para

Kosova merr masa për mbrojtjen e prodhuesve vendas të grurit

Artikulli pas

Mëngjesi në mesditë? Vaktet në orare të çrregullta gjatë fundjavës mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e burrave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino
Ekonomi

Kosova merr masa për mbrojtjen e prodhuesve vendas të grurit

9 Shtator, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

A e dini se familjarët mund të përfitojnë pensionin e personit që ka ndërruar jetë? Kushtet dhe përqindjet

9 Shtator, 2026
S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon
Ekonomi

Kredia me 0% interes për ish-qiramarrësit, si bëhet aplikimi

9 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?
Ekonomi

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Ekonomi

AKU nis kontrollet te fast-food-et dhe byrektoret pranë shkollave në prag të vitit të ri shkollor

8 Shtator, 2026
Artikulli pas
Mëngjesi në mesditë? Vaktet në orare të çrregullta gjatë fundjavës mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e burrave

Mëngjesi në mesditë? Vaktet në orare të çrregullta gjatë fundjavës mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e burrave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

Nga Editor
27 Mars, 2026
0

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili u përfshi në një seri akuzash për abuzim...

Lexo të plotë
Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

21 Nëntor, 2025
Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë

Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë

10 Gusht, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si nis java për valutat kryesore

19 Janar, 2026
Smogu, zhurma dhe plastika janë rrezik për zemrën

Smogu, zhurma dhe plastika janë rrezik për zemrën

6 Mars, 2026

Të Fundit

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e kërkuar!

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e kërkuar!

9 Shtator, 2026
Mëngjesi në mesditë? Vaktet në orare të çrregullta gjatë fundjavës mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e burrave

Mëngjesi në mesditë? Vaktet në orare të çrregullta gjatë fundjavës mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e burrave

9 Shtator, 2026
Këpucët dhe “lajmi”, të vetmet produkte me ulje çmimi në Shqipëri

Këpucët dhe “lajmi”, të vetmet produkte me ulje çmimi në Shqipëri

9 Shtator, 2026
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

Kosova merr masa për mbrojtjen e prodhuesve vendas të grurit

9 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr