• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti juridik”, mund të jepet në masë plotësuese, përveç gjobës, edhe “ndalimi për të kryer veprimtarinë” deri në pesë vjet, një nen ky që, me gjasa, mundet të përdoret për të goditur mediat dhe gazetarët për çdo gjë kritike që ato mund të thonë.

Neni 236 i dokumentit kontrovers të prezantuar nga qeveria shqiptare si një projetligj për ndryshimin tërësor të Kodit Penal të vendit, parashikon masat e dënimit për një vepër penale të titulluar “Përdhosja e Republikës dhe e simboleve të saj”. Por ndërsa neni përkatës në kodin aktual i referohet vetëm flamurit apo simboleve të vendosura në institucionet shtetërore, kodi i ri  penal konsideron në të njëjtin status me flamurin presidentin, kuvendin, këshillin e ministrave, gjykatën kushtetuese ose sistemin gjyqësor, forcat e armatosura apo dëshmorët e atdheut. Dhe për më tepër, projekti i ri duket se jep masë ndëshkimi më të lartë për institucione të tilla se sa për “përdhosjen” e vetë flamurit.

“Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri  në tre vjet”, shkruhet në projektin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

“Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë,” shkruhet më tej në këtë nen.

Ndryshe nga propozimi i ri, kodi aktual penal në nenin 268 parashikon si “poshtërim” të republikës vetëm rastet e dëmtimit të flamurit ose të stemës kur këto janë të vendosura në institucionet shtetërore. Edhe në këtë rast, kodi aktual penal parashikon gjobë ose burgim deri në tre muaj, masa dënimi këto shumë më të ulëta se sa burgimi deri në tre vjet i parashikuar nga kodi i ri.

“Përdhosja” është një vepër penale e parashikuar në kapitullin e dytë të kodit të propozuar, i cili mban titullin “veprat penale kundër rendit kushtetues”. Ky kapitull dënon kryengritjet, atentatet ndaj udhëheqësve të shtetit, komplotet, partitë antikueshtetuese, tentativat për rrëzim me dhunë të rendit kushtetues, shkrimet, që gjykohen si “antikushtetuese” e të tjera. Mes këtyre krimeve serioze, duket se bën pjesë edhe “përçmimi”, “tallja” apo “përbuzja” e këtyre “institucioneve”.

Në kundërshtim me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Dokumenti bazë që udhëheq hartimin e legjislacionit në kontinentin evropian tashmë prej shumë dekadash është Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut si dhe vendimet dhe arsyetimet që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka bërë kësaj karte.

Shqipëria, Kodi Penal i së cilës u miratua në vitin 1995, u detyrua, me hir apo me pahir, që të ndryshojë politikën e saj penale në përputhje me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kështu, përgjatë tre dekadave të fundit, nga Kodi Penal i vitit 1995, i cili u hartua në thelb nga të njëjtët juristë që ishin edukuar në sistemin e padrejtësisë së regjimit totalitar komunist, u  hoqën apo u ndryshuan shumë nene. Nenet e para që ikën ishin ato që parashikonin dënim me vdekje dhe që u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese menjëherë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998. Pastaj, në vitin 2001, u shfuqizua si vepër penale homoseksualiteti ndërsa në vitin 2012, vepra penale “Shpifja ndaj presidentit të Republikës”, e vetmja mbrojtje ekstra për kreun e shtetit kundret qytetarëve të tjerë, u shfuqizua si pjesë e pajtimit të politikës penale të vendit me nenin 10 të Kartës, Liria e Shprehjes.

Aktualisht, Bashkimi Evropian, në një numër dokumentesh, kërkon mes të tjerash, shfuqizimin nga Shqipëria të neneve aktuale të kodit penal që parashikojnë si kundravajtje penale “shpifjen” dhe “fyerjen”.

Përkundrejt të gjitha këtyre ndryshimeve, hartuesit e projektit për kod të ri penal duket sikur kanë punuar të izoluar nga bota dhe kanë hartuar një dokument pa shumë lidhje me kontekstin global. Në shumë drejtime duket sikur kodi penal synon të drejtojë Shqipërinë për nga e shkuara totalitare komuniste dhe jo për nga Bashkimi Evropian.

Politika tmerrësisht e ashpër penale është ajo që i ka rënë në sy  disa prej kritikëve të projektit, si Prokurorit të Përgjithsëm Olsian Çela apo kryetari i Dhomës së Avokatëve Maksim Haxhia, i cili e konsideroi atë si “inkuizitor”.

Por ashpërsimi i penaliteteve për shpifjen dhe fyerjen, për të cilat sakaq BE dhe OSBE kanë kërkuar shfuqizim, si dhe përshkallëzimi i dënimeve për këto kundravajtje penale kur personat e prekur janë zyrtarë të lartë është ana tjetër që sugjeron se sa jashtë realitetit kanë qenë hartuesit e këtij dokumenti të cilin qeveria e ka hedhur për konsultim publik.

Gjuha amorfe e përdorur në të gjithë dokumentin është një aspekt tjetër i vënë në dukje ndërsa klasifikimi i drejtuesve politikë të shtetit si më vete nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe barazimi i institucionit me politikanin, parashikimi si rrethanë rënduese të  “shpifjes” apo “fyerjes” kur pala e prekur është politikan, janë disa çudira të cilat vështirë se do t’i mbijetojnë ballafaqimit të këtij kodi me kushtetutën dhe me kartën evropiane të  të drejtave të njeriut, në rast se ai miratohet. Por ajo që do të ndodhë është që vendi do të shkojë dekada pas, ndërsa gjykatat do të duhet të rikthehen te shqyrtimi i gjërave elementare, për shembull, parimit që udhëhqësit politikë duhet të kenë shkallë më të lartë tolerance ndaj kritikave, talljeve apo fyerjeve se sa qytetarët e zakonshëm.

Mbi të gjitha, klasifikimi i talljes së “institucioneve” si vepër penale kundër rendit kushtetues dhe parashikimi i dënimit me 1 deri në 4 vjet burg kur kjo bëhet përmes medias, kjo ngjan sikur ka dalë nga gjuha amorfe e regjimeve totalitare./BIRN

Etiketat: kodi penalperbuztalludheheqesit
Artikulli para

Prodhimi i armëve dhe dronëve, qeveria miraton kriteret e negociimit me KAYO-s me kompanitë private

Artikulli pas

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën
Aktualitet

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

27 Qershor, 2026
Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët
Aktualitet

Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët

27 Qershor, 2026
EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec
Aktualitet

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?
Aktualitet

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, sektorët që përfitojnë më shumë

26 Qershor, 2026
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike
Aktualitet

Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Ekonomi

Rikthehet shtrenjtimi i çmimeve të naftës, deklarata e Trump nuk i mjafton tregjeve

Nga SkyWeb
24 Mars, 2026
0

Çmimet e naftës u rikthyen në rritje të martën, pas rënies së fortë një ditë më parë, ndërsa tensionet mes...

Lexo të plotë
Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Mendimi pozitiv ndryshon trurin brenda pak sekondash

Mendimi pozitiv ndryshon trurin brenda pak sekondash

18 Dhjetor, 2025
TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92

TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92

4 Shtator, 2025
Bllokohen 450 ton misër serb me aflatoksinë, ishte nisur drejt konsumatorëve shqiptarë

Bllokohen 450 ton misër serb me aflatoksinë, ishte nisur drejt konsumatorëve shqiptarë

17 Nëntor, 2025

Të Fundit

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

27 Qershor, 2026
Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët

Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët

27 Qershor, 2026
Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza

Doganat fshijnë 505 milionë lekë detyrime të papaguara

27 Qershor, 2026
Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

27 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr