Në konferecën për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë se ajo që ndodhi me ish kreun e SHISH, Vlora Hysenin është përgjegjësi individuale.
“Kjo e përgjegjegjësisë politike është një avaz i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik. Unë nuk pretendoj t’ju bëj të ndryshoni kuptim. Mund t‘ju përsëris përgjegjësia ime politike është vetëm një: që refroma në drejtësi të mos ndalet dhe lufta kundër korrupsionit dhe të gjithë atyre ngacmimeve që i bëhen shtetit nga veprime që bien ndesh me ligjin të zhvillohet si një mision i sistemit.
Për përgjegjësitë indiviaule të njërit apo tjetrit duhet të përgjigjemi si në komunizëm, atë sistem e kemi ndryshuar”, tha Rama teksa u pyet nëse ndjen përgjegjësi morale politike për emërimet e tij.
I pyetur gjithashtu nëse Vlora Hyseni ka nxjerrë informacione sensitive, kryeministri tha: “Unë mendoj se kjo i duhet lënë gjykatës dhe jo leximit sporadik. Procesi do të tregojë nëse ka gjëra që kanë cënuar”.
/skyweb.al















