• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PENSIONET/ Nis në qershor zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, përfitojnë 1 387 shqiptarë

Marrëveshja ka një buxhetor prej 12 milionë euro për Italinë

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Prill, 2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
A A
PENSIONET/ Nis në qershor zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, përfitojnë 1 387 shqiptarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në qershor 2025 do të hyjë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të periudhave të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, duke i dhënë mundësi qytetarëve të dy vendeve të përfitojnë pension në bazë të kontributeve të derdhura në të dy sistemet.

Firmosja e marrëveshjes administrative në Romë nga zëvendësministrja shqiptare e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, dhe Ministrja italiane e Punës dhe Politikave Sociale, Marina Calderone, i hap rrugë zbatimit të marrëveshjes kuadër dhe konkretizimit të përfitimeve për qytetarët.

Në vitin e parë të zbatimit, kjo marrëveshje pritet të përfshijë 1387 qytetarë shqiptarë, duke krijuar një efekt buxhetor prej 12 milionë euro për Italinë. Në total, numri i përfituesve deri në vitin 2025 pritet të arrijë në 6114 persona, nga 4727 që parashikohej para marrëveshjes. Kjo rritje përkthehet në një kosto totale prej 51.6 milionë euro për buxhetin italian, krahasuar me 39.6 milionë euro që ishte më parë.

Të dhënat zyrtare flasin për rreth 433 mijë shqiptarë që deri në vitin 2020 kanë paguar sigurime shoqërore në Itali. Marrëveshja përfshin edhe qytetarët që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002, i cili parashikon përfitimin e pensionit për emigrantët shqiptarë të rikthyer në atdhe.

Aplikimi për pension sipas marrëveshjes do të bëhet pranë institutit të sigurimeve përkatës – ISSH në Shqipëri apo INPS në Itali – duke mundësuar që qytetarët të përfitojnë dy pensione në përputhje me vitet e kontributeve në secilin vend. Skema përfshin pensionet e pleqërisë, sigurimet për sëmundje, papunësi, invaliditet, si dhe trajtimet për vetëpunësuarit – përfshirë artizanët, tregtarët dhe fermerët.

Marrëveshja është konsideruar si një ditë historike për emigrantët shqiptarë, të cilët prej vitesh kanë kërkuar njohjen e kontributeve të tyre në sistemin italian të sigurimeve. Ajo është botuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare të Italisë, duke shënuar një hap konkret drejt drejtësisë sociale për mijëra shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në vendin fqinj./skyweb.al 

Etiketat: italimarreveshjepensioneveshqiperi
Artikulli para

Makinat, shqiptarëve “me lekë” u kushtoi luksi 5.7 milion euro në 2024

Artikulli pas

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

Të Përzgjedhura

Rama thotë se banorët që preken nga projekti TID do të dëmshpërblehen sipas ligjit
Aktualitet

Rama thotë se banorët që preken nga projekti TID do të dëmshpërblehen sipas ligjit

Nga SkyWeb
22 Shkurt, 2026
0

Qeveria ka konfirmuar vendosmërinë për të vijuar me projektin e rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit, i njohur si projekti...

Lexo të plotë
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

DOSJA/ Biseda mes “Sherit” dhe Majlinda Thanës, si nisi hetimi ndaj Bankersit: Dy kazakët kyç

12 Gusht, 2025
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

30 Qershor, 2025
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI, zbërthehet roli kunatit të Gentian Beqirit në paracaktimin e fituesit

23 Prill, 2026
“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

7 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr