• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kumari, si do të bëhet identifikimi i çdo bastexhiu në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Share on FacebookShare on WhatsApp
Pas më shumë se dy vitesh pritje për aktet nënligjore, qeveria miratoi vendimin që përcakton rregullat teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri, duke hapur rrugën për zbatimin praktik të ligjit që deri tani kishte mbetur i bllokuar.

Thelbi i vendimit është i qartë.

Çdo person që do të luajë baste online do të duhet të identifikohet me të dhëna të verifikuara.

Praktikisht, qeveria po vendos regjistrimin dhe gjurmimin e çdo lojtari që do të hyjë në këto platforma, me argumentin se kjo do të pengojë përdorimin nga persona të paautorizuar dhe nga të miturit.

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Financave, përcakton edhe rregulla të forta për pagesat, raporton skyweb.al.

Çdo depozitë dhe çdo fitim do të duhet të regjistrohen dhe të monitorohen në kohë reale nga institucionet përgjegjëse, çka do të thotë se i gjithë aktiviteti financiar i lojtarëve dhe operatorëve do të jetë nën mbikëqyrje.

Po ashtu, kompanitë që do të licencohen do të duhet të plotësojnë standarde të caktuara teknike për sistemet kompjuterike dhe pajisjet që përdorin. Para se të futen në punë, këto sisteme do të duhet të certifikohen, me qëllim garantimin e sigurisë dhe kontrollit të tyre.

Ky është vetëm një nga aktet që mungonin. Edhe pse ligji për bastet online hyri në fuqi më 1 prill 2024, ai mbeti për muaj të tërë i pazbatueshëm për shkak të mungesës së akteve nënligjore.

Tani qeveria ka hedhur hapin e parë konkret, ndërsa pritet të miratojë edhe 7 akte të tjera për ta bërë të plotë funksionimin e skemës.

Sipas ligjit, në dispozicion do të jenë 10 licenca, secila me afat 10-vjeçar. Për të hyrë në këtë treg, kompanitë duhet të kenë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërsa tarifa e licencimit është 400 milionë lekë.

Sa i takon tatimit, organizatorët e basteve sportive online do të derdhin 15 për qind të të ardhurave bruto nga loja në Fondin e Posaçëm brenda datës 15 të muajit pasardhës, ndërsa lojtarët do të trajtohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Tregu i basteve vijon “në të zezë” prej vitesh. Në lidhje me këtë, Skyweb.al ka bërë një investigim disa muaj më parë, të cilin ju ftojmë ta lexoni KËTU.  

Etiketat: bastetregjistrimi
Artikulli para

Fluks i madh për rivlerësimin e pronave, 9 500 aplikime në 1 muaj

Artikulli pas

Dosja “AKSHI”, gazetarja: 40 mln euro, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ermal Beqiri tall atë që s’thuhet me shtetin! Merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati, duke gëzuar pronat në Francë

Dosja “AKSHI”, gazetarja: 40 mln euro, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK!

Të Përzgjedhura

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike, shifrat zbulojnë kthesën e madhe
Ekonomi

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike, shifrat zbulojnë kthesën e madhe

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë automjetet hibride dhe elektrike. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e...

Lexo të plotë
Turizmi bën kthesë në vjeshtë, të huajt u rritën me 9.9 për qind në shtator

“VickyFlipFlopTravels”: Tirana në 24 orë, eksperiencë magjike mes kulturës, natyrës dhe gastronomisë

20 Mars, 2026
Tuneli i Llogarasë, kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, pritet komunikimi i akuzës

Tuneli i Llogarasë, kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, pritet komunikimi i akuzës

3 Nëntor, 2025
BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

11 Dhjetor, 2025
Qeveria lehtëson industrinë ushtarake, Pashalimani i hapet Fincantieri-t dhe katër oficerë dërgohen në Gaza

Qeveria lehtëson industrinë ushtarake, Pashalimani i hapet Fincantieri-t dhe katër oficerë dërgohen në Gaza

30 Korrik, 2026

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr