• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria po plaket me ritme alarmante, por ende pa një strategji të unifikuar për përballimin e fenomenit

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me një plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë që vendi nuk ka ende një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse për të përballuar pasojat ekonomike dhe sociale të këtij fenomeni.

Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vëren se politikat për plakjen e popullsisë janë të shpërndara në disa strategji sektoriale dhe nuk funksionojnë si një plan i vetëm i koordinuar.

Ndërkohë, treguesit demografikë po përkeqësohen me shpejtësi. Mosha mediane në Shqipëri ishte 32.6 vjeç në vitin 2011, arriti në 38.8 vjeç në 2023 dhe, sipas të dhënave të përdorura nga KLSH, në 44.3 vjeç në vitin 2025.

RAPORTI rrëzon Bonusin e Bebes, Shqipëria po plaket me ritme alarmante: Familjet me fëmijë, mbi dy herë më të rrezikuara nga varfëria

Në të njëjtën kohë, lindshmëria ka rënë ndjeshëm, ndërsa emigrimi i të rinjve vazhdon të tkurrë fuqinë punëtore dhe të rrisë peshën e grupmoshave të moshuara.

KLSH paralajmëron se kjo prirje rrezikon të shtojë presionin mbi sistemin e pensioneve, shërbimet sociale, tregun e punës dhe financat publike. Auditimi evidenton problematika edhe në zbatimin financiar të politikave ekzistuese.

Për disa prej aktiviteteve të Planit të Moshimit 2020–2024, që përfshinin ndërgjegjësimin për punësimin e të moshuarve, nxitjen e punësimit të tyre dhe krijimin e modelit të “universitetit të moshës së tretë”, ishte planifikuar një fond prej rreth 18.96 miliardë lekësh. Por shpenzimet faktike rezultuan rreth 7.8 miliardë lekë, ose vetëm 41% e shumës së planifikuar.

Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e financimit të parashikuar për këto masa nuk u realizua sipas planit. KLSH vëren gjithashtu se monitorimi i politikave ka mangësi dhe se objektivat e vendosura në strategjitë sektoriale nuk kanë pasur nivel të lartë zbatimi.

Për këtë arsye kërkohet një strategji kombëtare e unifikuar, që të lidhë në një plan të vetëm politikat për lindshmërinë, migracionin, punësimin, mbrojtjen sociale dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas KLSH-së, pa një qasje të tillë, plakja e popullsisë rrezikon të kthehet në një nga problemet më serioze ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në dekadat e ardhshme. /skyweb.al

Etiketat: pensionpensioniste
Artikulli para

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

Artikulli pas

Kërkesa për dorëheqje, Rama: Sorrat dhe korbat mos lodhen, “Besa” jonë s’ka lidhje me ta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete
Ekonomi

Ndodh e jashtëzakonshmja: Supermarketet ulen çmimet e ushqimeve, por në janar pritet kthesa

25 Tetor, 2026
Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende
Ekonomi

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama për Paketën e Maleve: Banorët mezi po e presin, Zvicra e vogël do bahet, se s’ban

Kërkesa për dorëheqje, Rama: Sorrat dhe korbat mos lodhen, "Besa" jonë s'ka lidhje me ta

Të Përzgjedhura

Medikamenti premtues për kancerin e mushërkive dështon në trajtim
Shëndet

Medikamenti premtues për kancerin e mushërkive dështon në trajtim

Nga Editor
12 Qershor, 2026
0

Jazz Pharmaceuticals njoftoi të premten se ilaçi i saj për kancerin e mushkërive, Zepzelca, nuk arriti të përmbushë objektivin kryesor...

Lexo të plotë
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

1 Korrik, 2026
Po përdor AI në punë? Shefat kanë nisur të gjurmojnë

Po përdor AI në punë? Shefat kanë nisur të gjurmojnë

19 Mars, 2026
Ligji i sigurimeve, Senja: U prek thelbi, tani kompanitë mund të bëjnë si të duan

Ligji i sigurimeve, Senja: U prek thelbi, tani kompanitë mund të bëjnë si të duan

19 Shkurt, 2021
Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

27 Nëntor, 2025

Të Fundit

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

Ndodh e jashtëzakonshmja: Supermarketet ulen çmimet e ushqimeve, por në janar pritet kthesa

25 Tetor, 2026
Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr