• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
0
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prof. Dr. Qirjako Meniko u nda nga jeta më 7 gusht, në moshën 81-vjeçare. I lindur në Himarë më 1945, i diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve më 1970, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe autor i teksteve mbi të cilat breza të tërë studentësh mësuan historinë e artit figurativ.

Ministri i Kulturës e përcolli me fjalët që përdoren zakonisht në raste të tilla: një njeri që “i kushtoi jetën formimit të brezave të tërë artistësh”.

Ajo që mesazhi i ministrit nuk e tha, gjendet në regjistrin e Gjykatës së Lartë. Atje, emri i profesorit figuron ende si paditës në çështjen civile nr. 11243-03717-00-2017, që trashëgimtarët e Ilia Menikos kanë hapur kundër Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Statusi i saj: “Në proces”.

Gjithçka nis më 18 qershor 2009, kur Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë nxori vendimin nr. 123 për pronën e familjes. Menikot e kundërshtuan në gjykatë, duke kërkuar njohjen dhe kthimin e pronës së trashëguar. Pas Vlorës, më 16 nëntor 2017, dosja mbërriti në Gjykatën e Lartë, këtë herë me rekurs të Agjencisë dhe të Avokaturës së Shtetit. Aty ka qëndruar nëntë vjet. Seanca u planifikua më 23 shtator dhe është caktuar për 28 tetor 2026.

Kur Zyra e Vlorës mori vendimin, profesori ishte 64 vjeç. Më shumë se një të pestën e jetës së tij e kaloi duke pritur që shteti t’i jepte një fjalë përfundimtare për tokën e familjes. Fjala nuk erdhi. Data e seancës u caktua gati një muaj e gjysmë pasi ai kishte mbyllur sytë, dhe kur relatori Artur Kalaja të hapë dosjen, emri i tij do të jetë aty, në listën e paditësve, ndërsa ai vetë jo.

Rasti i Menikos nuk është i veçantë, dhe pikërisht kjo e bën më të rëndë. Kështu funksionon prej vitesh kthimi i pronave në Shqipëri: vendimet merren, kundërshtohen, ankimohen dhe pastaj futen në radhë, ndërsa pronarët dhe trashëgimtarët plaken e ikin njëri pas tjetrit. Shteti ka gjithmonë kohë. Qytetari jo.

Do të thuhet se çështjet e pronës janë të ndërlikuara, se çdo dokument duhet verifikuar, se drejtësia nuk nxitohet. Mund të jetë e vërtetë. Por kur një proces zgjat më shumë se jeta e njërës palë, ai pushon së qeni kujdes dhe shndërrohet në një formë tjetër marrjeje. Toka mund të kthehet një ditë, ose të kompensohet. Vitet që profesori i kaloi duke pritur nuk ia kthen dot askush, as me vendim gjykate, as me kompensim, as me një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale.

Më 28 tetor, dosja do të vazhdojë rrugën e saj, tani me trashëgimtarët e trashëgimtarit. Profesor Meniko u mësoi studentëve se një pikturë e madhe kërkon durim për t’u kuptuar. Shteti i tij e mori mësimin fjalë për fjalë, vetëm se durimin ia kërkoi atij. /Kontrast.al

Artikulli para

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Artikulli pas

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit
Aktualitet

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

30 Shtator, 2026
Zgjerohen varrezat e Sharrës, projekt i ri në jug të kompleksit, parashikohen murale
Aktualitet

Zgjerohen varrezat e Sharrës, projekt i ri në jug të kompleksit, parashikohen murale

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380
Aviacion

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

Nga SkyWeb
24 Gusht, 2026
0

Airbus A380 u mendua si avioni që do të dominonte qiellin për dekada, por ndryshimi i mënyrës së udhëtimit ajror...

Lexo të plotë
Amerikanët mësyjnë Kongon pas kinezëve

Amerikanët mësyjnë Kongon pas kinezëve

20 Dhjetor, 2025
Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

19 Qershor, 2026
Europa prodhon akullore më shumë se kurrë, cili shtet kryeson

Europa prodhon akullore më shumë se kurrë, cili shtet kryeson

23 Gusht, 2026
Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr