• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Tetor, 2026
në OP-ED
A A
0
Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Vilant Xhori

Skandalet që kanë përfshirë institucionet e sigurisë, qeverinë, administratën dhe nivele të tjera të larta të pushtetit kanë krijuar gjerësisht bindjen se shteti ka rënë.

Por dobësimi i qeverisë nuk po shoqërohet me forcimin e opozitës. Përkundrazi, kriza e pushtetit po e gjen atë pa alternativë, të konsumuar dhe të bllokuar nga e shkuara.

Togfjalëshi “shteti ka rënë” është kthyer në refren të opozitës këto ditë dhe konstatimi mund të jetë i saktë, por kjo nuk mjafton.

Opozita duhet tani të tregojë se është e aftë ta ringrejë shtetin që ajo thotë se ka rënë.

Këtu nis paradoksi. Opozita është e shpejtë për të shpallur krizën, por e ngadaltë për të paraqitur alternativën. Denoncon, akuzon dhe kërkon llogari. Qytetari, megjithatë, nuk kërkon vetëm të dëgjojë se çfarë ka rënë. Kërkon të dijë se çfarë do të ngrihet në vend të tij.

Panorama bëhet edhe më e zymtë kur kapja e institucioneve shoqërohet me kapjen e opozitës. Rama ka monopolizuar qeverinë, ndërsa Berisha ka monopolizuar kundërshtimin. Njëri kontrollon pushtetin, tjetri opozitën. Në mes mbetet qytetari shqiptar, pa një alternativë që të mos jetë as vazhdim i pushtetit dhe as peng i së shkuarës.

Ironia është se problemi i opozitës nuk qëndron vetëm te Berisha. Ai qëndron edhe te besueshmëria e njerëzve që kanë zgjedhur të qëndrojnë rreth tij. Për të mbijetuar politikisht, ata kanë bërë aq shumë pirueta, sa qytetari e ka të vështirë të dallojë parimin nga oportunizmi.

Ata që dje deklaronin se do të largoheshin nga politika nëse Berisha rikthehej, sot vazhdojnë politikën nën hijen e tij. Dje vendosnin kufij, sot gjejnë justifikime. Dje mbanin qëndrime, sot bëjnë kompromise. Dje flisnin për largim, sot kërkojnë rikthimin.

Kjo lëvizje e vazhdueshme mes deklaratave të djeshme dhe qëndrimeve të sotme ka një kosto të drejtpërdrejtë. Ajo shkatërron besueshmërinë e opozitës pikërisht kur kjo duhet ta përdorë krizën e kundërshtarit për të ndërtuar besimin te vetja. Për këtë arsye, çdo krizë e qeverisë nuk shndërrohet automatikisht në kapital politik për opozitën.

Kjo është prova e vërtetë e saj. Jo sa fort e godet kundërshtarin me fjalë, por sa bindshëm ndërton alternativën me vepra. Jo sa gjatë jeton me gabimet e qeverisë, por sa qartë flet për të nesërmen e vendit.

Një qeveri mund të rrëzohet nga pesha e pushtetit. Një opozitë, megjithatë, nuk ngrihet vetëm nga rrëzimi i qeverisë. Ajo ngrihet kur fiton besimin, sjell njerëz të rinj dhe i ofron qytetarit jo hijen e një pushteti të kaluar, por mundësinë e një pushteti ndryshe.

Këtu kthehemi te metafora e rënies së shtetit. Skandalet e njëpasnjëshme u japin shumëkujt të drejtën të thotë se shteti ka rënë. Por rënia e tij nuk ka zbuluar një opozitë të gatshme për ta ngritur. Përkundrazi, shteti ka rënë dhe duket se ka zënë poshtë edhe opozitën.

Artikulli para

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

Artikulli pas

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian
OP-ED

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

6 Tetor, 2026
Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian
OP-ED

Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian

29 Shtator, 2026
Negociata dhe… tregociata : Dilema apo teorema e procesit negociator me BE
OP-ED

Negociata dhe… tregociata : Dilema apo teorema e procesit negociator me BE

24 Shtator, 2026
Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian
OP-ED

Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian

14 Shtator, 2026
Shefi i Anthropic, Dario Amodei: Pse duhet të kontrollojmë tani ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ose rrezikojmë katastrofën
Kryesore

Shefi i Anthropic, Dario Amodei: Pse duhet të kontrollojmë tani ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ose rrezikojmë katastrofën

13 Shtator, 2026
Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
OP-ED

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

21 Gusht, 2026
Artikulli pas
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Jam 52 vjeçe, e kualifikuar dhe nuk po gjej dot më një punë full time
Ekonomi

Jam 52 vjeçe, e kualifikuar dhe nuk po gjej dot më një punë full time

Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
0

Në moshën 52-vjeçare dhe pas 25 vitesh eksperiencë në marrëdhëniet me publikun, Jodi Lynn Karpes nuk e kishte menduar se...

Lexo të plotë
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Gazsjellësi TAP, një mundësi e humbur e Shqipërisë?

Gazsjellësi TAP, një mundësi e humbur e Shqipërisë?

9 Prill, 2025
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

14 Prill, 2026
Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin

Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin

11 Qershor, 2026

Të Fundit

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr