• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Thellohet pabarazia mes shqiptarëve, edhe pse të ardhurat rriten me 10.5%

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pabarazia në të ardhurat e shqiptarëve është thelluar. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se rritja e të ardhurave mesatare është shoqëruar me një shpërndarje më të pabarabartë të tyre dhe zgjerim të hendekut mes shtresave ekonomike.

Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës 2025, të ardhurat e 20% më të pasur të popullsisë ishin 4.83 herë më të larta se ato të 20% më të varfër. Në anketën e mëparshme, ky raport ishte 4.79 herë.

Përkeqësimi shfaqet edhe te koeficienti Gini, treguesi që mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave. Ai u rrit nga 29.83 në 30.37, me një zgjerim prej 0.54 pikësh. Sa më e lartë vlera e këtij treguesi, aq më e pabarabartë është shpërndarja e të ardhurave.

Hendeku është më i madh te popullsia nën 65 vjeç. Brenda kësaj grupmoshe, raporti mes të ardhurave të 20% më të pasur dhe 20% më të varfër arriti në 5.16 herë, nga 5.05 herë më parë. Te personat mbi 65 vjeç, raporti shënoi një ulje të lehtë, nga 3.53 në 3.52 herë.

Ndërkohë, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme të ekuivalentuara arritën në 56,487 lekë, nga 51,122 lekë, duke u rritur me 10.5%. Ky tregues përllogaritet sipas madhësisë dhe përbërjes së familjes.

Rritja e mesatares është shoqëruar me një ulje të kufizuar të rrezikut të varfërisë. Ky tregues zbriti në 19%, nga 19.2% në anketën e mëparshme, ndërsa treguesit e pabarazisë u përkeqësuan.

Anketa e vitit 2025, e publikuar nga INSTAT, u referohet të ardhurave të realizuara gjatë vitit 2024.

Artikulli para

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

Artikulli pas

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Ekonomi

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

15 Tetor, 2026
Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj
Ekonomi

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Dashuria e re për makinat elektrike nuk mjafton, 9 në 10 autovetura në Shqipëri janë më të vjetra se një dekadë

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

Të Përzgjedhura

Kanë çmimin e karburanteve më të ulët në rajon, qeveria e Maqedonisë garanton qytetarët për stabilitet në furnizim
Ekonomi

Kanë çmimin e karburanteve më të ulët në rajon, qeveria e Maqedonisë garanton qytetarët për stabilitet në furnizim

Nga SkyWeb
14 Mars, 2026
0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut deklaron se furnizimi me karburante në vend mbetet i qëndrueshëm dhe se, pavarësisht rritjes së...

Lexo të plotë
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari vijon rënien, si paraqitet euro në kursin e këmbimit valutor

10 Shkurt, 2026
ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

11 Prill, 2025
Rama njofton rritje dhe ndryshim të skemës së pensioneve, kartë ushqimesh për një kategori familjesh

Rama njofton rritje dhe ndryshim të skemës së pensioneve, kartë ushqimesh për një kategori familjesh

10 Prill, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026

Të Fundit

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr