• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Dashuria e re për makinat elektrike nuk mjafton, 9 në 10 autovetura në Shqipëri janë më të vjetra se një dekadë

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Megjithëse interesi për makinat elektrike është rritur dhe në rrugët shqiptare po shfaqen gjithnjë e më shumë automjete të teknologjisë së re, Shqipëria vazhdon të ketë një flotë autoveturash tepër të vjetër. Më shumë se 9 në 10 autovetura që qarkullojnë në vend kanë një moshë mbi 10 vjet, ndërsa automjetet elektrike zënë ende një pjesë minimale të tregut.

Të dhënat e raportit “Transporti në Shifra 2025”, të publikuar nga INSTAT, tregojnë se 91.1% e autoveturave në Shqipëri janë më të vjetra se një dekadë, një tregues që nxjerr në pah moshën e lartë të mjeteve që përdoren nga qytetarët.

Sipas raportit, 45.7% e autoveturave kanë një moshë nga 11 deri në 20 vjet, ndërsa 45.4% janë mbi 20 vjeç. Kjo do të thotë se pothuajse gjysma e makinave në vend janë prodhuar përpara më shumë se dy dekadash.

Në anën tjetër, vetëm 8.9% e autoveturave kanë një moshë deri në 10 vjet, ndërsa automjetet relativisht të reja, me moshë deri në dy vjet, përbëjnë vetëm 1.7% të flotës.

Situata nuk ndryshon shumë as kur analizohet lloji i karburantit që përdorin automjetet.

Pavarësisht interesit në rritje për makinat elektrike dhe hibride, nafta vazhdon të dominojë rrugët shqiptare. Plot 72.1% e autoveturave përdorin naftë, ndërsa 16% benzinë.

Automjetet që përdorin benzinë dhe gaz përbëjnë 9.4% të flotës, ndërsa makinat hibride zënë vetëm 1.2%.

Makinat tërësisht elektrike përfaqësojnë vetëm 1.3% të autoveturave në Shqipëri, duke treguar se kalimi drejt teknologjive të reja mbetet ende në fazat e para.

Megjithatë, numri i automjeteve në vend vijon të rritet me ritme të shpejta.

Në fund të vitit 2025, Shqipëria numëronte 847,191 autovetura, nga 775,217 në vitin 2024, me një rritje prej 9.3% brenda një viti.

Kjo do të thotë se në regjistrin e mjeteve janë shtuar rreth 72 mijë autovetura në vetëm 12 muaj.

Edhe shkalla e motorizimit është rritur. Nga 326 autovetura për 1,000 banorë në vitin 2024, treguesi ka arritur në rreth 361 në vitin 2025.

Sa u përket markave, Mercedes-Benz vazhdon të kryesojë flotën e mjeteve rrugore me 18%, i ndjekur nga Volkswagen me 16.7%.

Mercedes-Benz dominon veçanërisht te autoveturat e prodhuara përpara vitit 2000, ku përfaqëson 35.9% të tyre, ndërsa Volkswagen kryeson te automjetet e prodhuara pas këtij viti.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse tregu automobilistik shqiptar po zgjerohet dhe teknologjitë elektrike po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, struktura e flotës ekzistuese mbetet e dominuar nga autoveturat e vjetra dhe motorët me naftë.

Për momentin, makinat elektrike janë ende një pjesë shumë e vogël e një tregu ku më shumë se 91% e autoveturave kanë kaluar moshën 10-vjeçare. /skyweb.al

Etiketat: elektrikemakinate reja
Artikulli para

“Boom-i” i transportit ajror në Shqipëri, TIA përpunoi mbi 11.6 milionë pasagjerë në 2025! Rritje me 4.4 milion në 2 vjet

Artikulli pas

RyanAir “fshin” fluturimet nga 13 aeroporte europiane

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj
Ekonomi

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 Tetor, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

“Boom-i” i transportit ajror në Shqipëri, TIA përpunoi mbi 11.6 milionë pasagjerë në 2025! Rritje me 4.4 milion në 2 vjet

15 Tetor, 2026
Sot ultimatumi, Rama nuk jep dorëheqjen dhe del pas 48 orësh, nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!
Aktualitet

Sot ultimatumi, Rama nuk jep dorëheqjen dhe del pas 48 orësh, nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

15 Tetor, 2026
Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet
Ekonomi

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

15 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

RyanAir "fshin" fluturimet nga 13 aeroporte europiane

Të Përzgjedhura

Shkencëtarët zhvillojnë një vaksinë universale kundër gripit
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë një vaksinë universale kundër gripit

Nga Editor
4 Shtator, 2026
0

Shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë eksperimentale kundër gripit që synon të ofrojë mbrojtje ndaj disa llojeve të virusit dhe, në...

Lexo të plotë
Rama – kryebashkiakëve: Hapni zyra juridike për aplikimet e pasakta në kadastër

Rama – kryebashkiakëve: Hapni zyra juridike për aplikimet e pasakta në kadastër

3 Prill, 2026
Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

13 Qershor, 2026
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

Shqipëria fiton terren në renditjen ndërkombëtare për pasuritë e paluajtshme, përmirësohet pozicioni në Indeksin e të Drejtave të Pronës

3 Shkurt, 2026
Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

6 Gusht, 2025

Të Fundit

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 Tetor, 2026
SPAK sekuestron celularin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, Ermal Gjinaj

SPAK sekuestron celularin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, Ermal Gjinaj

15 Tetor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

RyanAir “fshin” fluturimet nga 13 aeroporte europiane

15 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Dashuria e re për makinat elektrike nuk mjafton, 9 në 10 autovetura në Shqipëri janë më të vjetra se një dekadë

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr