• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

FOTO/ Kjo stjuardesë i mbijetoi rënies nga 10 000 metra pa parashutë, historia e pabesueshme Vesna Vulović

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Prill, 2026
në Aviacion
A A
FOTO/ Kjo stjuardesë i mbijetoi rënies nga 10 000 metra pa parashutë, historia e pabesueshme Vesna Vulović
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë e aviacionit daton më 26 janar 1972, kur një stjuardesë 23-vjeçare, Vesna Vulović, mbijetoi një rënie nga mbi 10 mijë metra lartësi, pas shpërthimit në ajër të avionit ku ndodhej.

Vulović ishte pjesë e ekuipazhit të një fluturimi të kompanisë ajrore jugosllave JAT, kur një shpërthim në ajër shkatërroi avionin në një lartësi prej rreth rreth 10 000 metrash.

Të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa ajo mbeti e vetmja e mbijetuar, në një rast që më vonë do të regjistrohej si rekord botëror nga Guinness World Records.

Sipas analizave të mëvonshme, mbijetesa e saj ishte rezultat i një kombinimi të rrallë faktorësh. Ajo mbeti e bllokuar nga një karrocë ushqimi brenda pjesës së bishtit të avionit, e cila nuk u shpërbë plotësisht dhe funksionoi si një lloj kapsule mbrojtëse gjatë rënies.

Segmenti i avionit u përplas në një zonë malore të mbuluar me dëborë dhe pyje, duke zbutur ndjeshëm forcën e impaktit.

Përveç faktorëve fizikë, edhe gjendja e saj biologjike luajti rol vendimtar.

Mjekët zbuluan se Vulović kishte tension të ulët të gjakut, çka bëri që ajo të humbte ndjenjat menjëherë pas dekompresimit të kabinës. Kjo, sipas ekspertëve, mund të ketë parandaluar ndalimin e menjëhershëm të zemrës nga stresi ekstrem i rënies.

Megjithëse pësoi dëmtime të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe këmbë, si dhe paralizë të përkohshme, ajo arriti të rikuperohej dhe të ecte sërish brenda 10 muajve.

Rënia nga rreth 10,160 metra mbetet edhe sot rekordi botëror për mbijetesën nga lartësia më e madhe pa parashutë, një ngjarje që vijon të konsiderohet ndër më të pamundurat dhe më të rrallat në historinë moderne të aviacionit. /skyweb.al

Etiketat: Vesna Vulović
Artikulli para

A do ta rrisë Euroja digjitale pavarësinë financiare të Europës?

Artikulli pas

Gledis Nano fiton gjyqin edhe në Gjykatën e Lartë, shteti duhet ta dëmshpërblejë me 100 000 euro pas shkarkimit të padrejtë nga detyra

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë
Aviacion

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gledis Nano fiton gjyqin edhe në Gjykatën e Lartë, shteti duhet ta dëmshpërblejë me 100 000 euro pas shkarkimit të padrejtë nga detyra

Gledis Nano fiton gjyqin edhe në Gjykatën e Lartë, shteti duhet ta dëmshpërblejë me 100 000 euro pas shkarkimit të padrejtë nga detyra

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Bumi i kredive, bankat e huaja të kënaqura me fitimet e filialeve në Shqipëri

Nga SkyWeb
19 Gusht, 2025
0

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve...

Lexo të plotë
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

3 Korrik, 2026
STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

12 Maj, 2026
Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide jo vetëm punëtorë

Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide jo vetëm punëtorë

18 Qershor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

13 Korrik, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr