• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pensionet mbajnë një peshë të rëndësishme në ekonominë e familjeve shqiptare, duke siguruar të ardhura që ulin ndjeshëm rrezikun e varfërisë. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se pensionet japin kontributin kryesor në mbrojtjen sociale të familjeve.

Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës 2025, pa llogaritur transfertat sociale, rreziku i varfërisë vlerësohet në 35.9%. Pas përfshirjes së pensioneve, ai zbret në 21.9%, ndërsa me përfshirjen edhe të transfertave të tjera sociale ulet në 19%.

Në këtë përllogaritje, pensionet sjellin një ulje prej 14 pikësh përqindjeje, ndërsa mbështetja tjetër sociale shton një ulje prej 2.9 pikësh. Shifrat tregojnë rëndësinë që kanë të ardhurat nga pensionet në buxhetin familjar dhe në përballimin e jetesës.

Më të ekspozuar ndaj vështirësive ekonomike janë personat që jetojnë në familje me fëmijë në varësi. Rreziku i varfërisë për ta arrin në 24.5%, kundrejt 11% për personat në familjet pa fëmijë. Pra, niveli është mbi dyfish më i lartë.

Vështirësitë shtrihen përtej të ardhurave të ulëta. Në total, 39.4% e popullsisë, ose afro katër në dhjetë shqiptarë, rezulton në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Treguesi është ulur nga 40.5% në anketën e mëparshme.

Ndërkohë, 31.2% e popullsisë përballet me privim të thelluar material dhe social, nga 32.8% më parë. Këta persona nuk përballojnë financiarisht të paktën shtatë nga trembëdhjetë nevojat dhe aktivitetet e përcaktuara në anketë, ku përfshihen ngrohja e banesës, shpenzimet e paparashikuara, ushqimi i përshtatshëm dhe nevoja të tjera të jetesës.

Anketa 2025 u referohet të ardhurave të realizuara gjatë vitit 2024, ndërsa privimi material dhe social matet për vitin 2025. /skyweb.al

Etiketat: pension
Artikulli para

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

Artikulli pas

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë
Ekonomi

Thellohet pabarazia mes shqiptarëve, edhe pse të ardhurat rriten me 10.5%

15 Tetor, 2026
Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj
Ekonomi

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Dashuria e re për makinat elektrike nuk mjafton, 9 në 10 autovetura në Shqipëri janë më të vjetra se një dekadë

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

Të Përzgjedhura

Europa një hap më pranë: One Albania prezanton planet risi të Roaming me BE
Ekonomi

Europa një hap më pranë: One Albania prezanton planet risi të Roaming me BE

Nga SkyWeb
20 Maj, 2026
0

Internet dhe minuta me vendet e BE-së direkt nga plani mujor, pa paketa shtesë apo tarifa ekstra Rrugëtimi i Shqipërisë...

Lexo të plotë
1 në 4 familje në Shqipëri me vetëm nje individ, shumica në Tiranë dhe Korçë

1 në 4 familje në Shqipëri me vetëm nje individ, shumica në Tiranë dhe Korçë

9 Qershor, 2025
TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

5 Dhjetor, 2025
Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

30 Tetor, 2025
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

14 Nëntor, 2025

Të Fundit

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr