• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore, OP-ED
A A
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Share on FacebookShare on WhatsApp
nga Skyweb.al
Kryeministri Edi Rama takoi sot mësuesit në Ministrinë e Arsimit, një ditë pasi kishte takuar efektivët e Policisë së Shtetit, mes të cilëve edhe të plagosur nga gurët e hedhur gjatë protestave.

Por ndërsa policët u shpërblyen me nga 2 500 euro, mësuesit morën falënderime dhe një detyrë të re: Të edukojnë të rinjtë për t’i mbajtur larg dhunës.

Rama foli para mësuesve për një “flamë” që po përhapet në Europë, duke iu referuar lëvizjes ANTIFA, të cilën e lidhi me promovimin e dhunës dhe ndikimin te rinia shqiptare.

Ai u kërkoi mësuesve të ndihmojnë për t’i “shpëtuar fëmijët nga trauma” dhe për t’i larguar nga ndikimi i atyre që, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit.

Kryeministri u ndal edhe te ndikimi negativ i TikTok, duke kërkuar që mësuesit të luftojnë atë që e cilësoi “padije dramatike” te të rinjtë.

Sipas Ramës, fëmijët janë bërë pjesë e një jete paralele në rrjetet sociale, ku besojnë se zgjedhin vetë, ndërkohë që në të vërtetë janë algoritmet që zgjedhin për ta.

Pra, mësuesve iu kërkua një angazhim edhe më i madh për edukimin e brezit të ri dhe mbrojtjen e tij nga ideologjitë dhe përmbajtjet që nxisin dhunën.

Por ndërsa u ngarkoi këtë mision të rëndësishëm, Rama nuk përmendi asnjë shpërblim financiar për mësuesit, ndryshe nga policët.

Për këta të fundit, qeveria miratoi dje me urgjencë një fond prej 740 milionë lekësh, për të shpërblyer 2 750 efektivë me nga 269 mijë lekë secili.

Sigurisht, policët që kanë përballuar dhunën meritojnë vlerësim, por po aq të rëndësishëm janë edhe mësuesit që duhet të parandalojnë sjelljet e dhunshme përmes edukimit.

Në fund, dy takimet tregojnë edhe një kontrast në qasje ku duket se i besohet më shumë zgjidhjes së problemit me shkop gome dhe jo me edukim, pavarësisht retorikës.  /skyweb.al

Etiketat: edi ramamesuesit
Artikulli para

Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

20 Tetor, 2026
Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj
Aktualitet

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

20 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

20 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para
Aktualitet

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

“Mesazhet” e Asamblesë së PS: Fieri fituesi i madh i 2025-ës, Kavaja e Spiropalit ishte dështim
Aktualitet

“Mesazhet” e Asamblesë së PS: Fieri fituesi i madh i 2025-ës, Kavaja e Spiropalit ishte dështim

Nga SkyWeb
21 Mars, 2026
0

Një zbërthim i deklaratave të Blendi Klosit në mbledhjen e sotme të Asamblesë Socialiste nxjerr në pah problematika të rëndësishme...

Lexo të plotë
3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

4 Maj, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Kuvendi i shqetësuar për kreditë e bankave në ndërtim, kërkon marrje masash nga BSH

12 Nëntor, 2025
Pse sportistët që godasin topin me kokë kanë më shumë gjasa të vdesin nga Alzheimeri dhe Parkinsoni

Pse sportistët që godasin topin me kokë kanë më shumë gjasa të vdesin nga Alzheimeri dhe Parkinsoni

12 Janar, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

17 Mars, 2026

Të Fundit

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

20 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr